Në Tiranë është kremtuar 20-vjetori i themelimit të Batalionit Atlantik në të cilin u bashkuan me qindra shqiptaro-amerikanë, për të luftuar në çlirimin e Kosovës.

Mark Gjonaj, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut i quajti pjesëtarët e këtij batalioni si shembullin më të mirë të skalitur në historinë e kombit tonë.

Në një intervistë për Top Channel, zoti Gjonaj flet për situatën politike në të cilën është futur Shqipëria:

“Jam i shqetësuar nga situata tashmë e destabilizuar. Lidershipi politik shqiptar përdor standarte të dyfishta.

Ata duhet të kenë parësore interesat e qytetarëve dhe të vendit.

Më vjen keq ta them, por ata janë të prirur nga interesat personale dhe tek interesa që vijnë nga jashtë Shqipërisë të cilën nuk ia duan të mirën vendit tonë të mrekullueshëm”.

Kur ju flisni për interesa të huaja, çfarë keni parasysh me këtë?

“Nuk jam i sigurtë se kush janë këta faktorë të jashtëm që e kanë trazuar Shqipërinë, por mund të them se janë influenca nga shtete të tjera të cilët duan ta shohin Shqiprinë në këtë situatë kaotike.

Ne nuk duhet ta tolerojmë këtë. Ne jemi një vend sovran dhe nuk mund ta lejojmë të jemi nën influencat e jashtme.”