Marina dhe Getoari kanë zgjedhur ta nisin verën me disa ditë pushimi në qytetin- simbol të motit të vranët: Londra. Çifti po qëndron në një suitë të stilit klasik të arredimit, ose më mirë të themi i stilit mbretëror, duke qenë se janë pranë pallatit të Kensingtonit. Pushimet luksoze çifti i celebroi në Instagram duke publikuar një foto në limuzinë, ku duket Marina e cila është shtrirë në prehrin e Getoarit, teksa qeshin të dy me të madhe.

Fotoja u publikua nga Marina, bashkë me dy zemra në përshkrim. Por, ajo çfarë nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit ishte se si Getoari ashtu edhe Marina i mbajnë duart tek barku i saj. Kjo ka shtyrë shumë njerëz të aludojnë në komente se kjo është një mënyrë për të paralajmëruar beben e parë për çiftin. Javën e kaluar, Getoari publikoi një foto me Marinën që na kujtoi foton e tyre të parë bashkë në Instagram (shiko këtu).

Çifti ka tashmë dy vite të martuar. Ata lidhën kurorë në një festë të madhe në shtator të 2017-ës. Që atëherë, kanë parapëlqyer të tregohen mjaft të rezervuar për jetën e tyre personale, ndonëse herë pas here publikojnë imazhe bashkë.