Kur numërimi i votave në Maqedoni, për garën presidenciale po i afrohet fundit, kandidati i mazhorancës Pendarovski ka arritur një rezultat mbi 53 përqind.

Me një pjesëmarrje mbi 44 përqind, në garën mes kandidates Gordana Siljanovska-Davkova nga partia opozitare VRMO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga partia në pushtet LSDM e kryeministrit aktual Zoran Zaev, kandidati i mazhorancës është drejt një fitoreje të madhe.

Nderkohe qe ne kete fitore te rendesishme, faktor determinant ka qene ai shqiptar, i cili si ne zgjedhjet parlamentare te kaluara, po ndikon fort per nje Maqedoni te Veriut stabile dhe te integruar ne BE.

Presidenti Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Maqedonisë së Veriut duke e uruar për fitoren dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.