Deputeti i Partisë Socialiste, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar të hënën pasdite në lidhje me qëndrimin e presidentit Ilir Meta, sipas të cilit, palët po thellojnë krizën politike. “Presidenti i Republikës paska reaguar sot në lidhje me situatën politike në vend dhe mirë ka bërë”, tha Manja.

“Shkaqet e kësaj krize të opozitës, z. President janë disa. Por eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysmë llafi! Jo për gjë po s’ia ka fajin Shqipëria as Lulit e as Monikës pse shumica e popullit s’i sheh dot me sy”, tha ai.