Roberto Mancini ka dalë në konferencë për shtyp në pran të startit të kualifikueseve të Euro 2020, ku Italia do të përballet me Finlandën dhe Lihtenshtejnin. Trajneri premtoi se Italia e tij do të bazohet tek lojtarët e rinj si Zaniolo dhe Kean, teksa zbuloi edhe pse nuk ftoi Belotti-n dhe Balotelli-n.

“Kam grumbulluar shumë sulmues sepse duhet të punojnë në atë drejtim. Më vjen keq për ata që mbeten jashtë”, tha fillimisht italiani. Belotti – Gjithkush ka të drejtë në mendimin e vet. Kjo është bukuria e ekipit kombëtar. Por, unë marr vendimet e mia. Ai mund të bëhet edhe më i mirë sesa është dhe të kthehet në kombëtare.

Balotelli – Nuk është ende në formën optimale për të ardhur në kombëtare. I duhet edhe pak kohë. Të rinjtë – Zaniolo me siguri do të debutojë për ne. Kean ka fituar shumë për moshën që ka. Le të shpresojmë që të ketë të njëjtin start si Balotelli, i cili është shumë i zoti.

Mesfusha – Kemi shumë lojtarë të mirë. Jorginho po luan mirë edhe pse Chelsea ka probleme, ai nuk ka humbur asnjë ndeshje. E njëjta gjë vlen edhe për Verrati-n.