Liverpool-it do i duhet që Matthijs de Light ta kthejnë në lojtarin e tyre më të paguar, nëse dëshirojnë ta kenë pjesë të ekipit dhe si pasojë do të duhet që të rriten pagat e Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

19-vjeçari është tepër i kërkuar gjithashtu nga Manchester City, United, PSG, Barcelona dhe Bayern Munich.

Sipas agjentit të tij, Mino Raiola, një lëvizje në Anfield do të ishte mundësi tepër e mirë për Matthijs de Light.

Mendohet se United i ka ofruar një shifër prej 236,000 £ për një javë, vetëm që të jetë pjesë e skuadrës së tyre, ndërkohë që Paris Saint-Germain ofrojnë 256,000 £ për një javë.

Kështu që Liverpool-it do i duhet të ofrojë një shifër akoma më të lartë për të siguruar një djalë “mrekulli bërës’, në skuadrën e tyre.