Gjatë dëgjesës në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se 60.052 familje, ose mbi 93% e familjeve aplikuese përfitojnë sot nga skema e ndihmës ekonomike. Skema e re hoqi pagesat e pjesshme, duke e dyfishuar masën e ndihmës ekonomike

Tiranë, 11 Shkurt – “Skema e re e ndihmës ekonomike po mbështet gratë kryefamiljare dhe kategoritë më në nevojë, duke larguar një herë e mirë abuzuesit nga skema e ndihmës ekonomike”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë dëgjesës në komisionin e Shëndetësisë në Kuvend.

Mbi 34% më shumë gra kryefamiljare përfituan nga skema e ndihmës ekonomike në Dhjetor 2018, krahasuar me fillimin e vitit 2018.

Duke u ndalur tek skema e vjetër, e cila nuk kishte asnjë mekanizëm për të kapur abuzimet, Manastirliu tha se sot skema e ndihmës ekonomike nuk ka më kritere përjashtuese dhe nuk mund të përdoret për përfitime politike.
“Kjo skeme e re ju dha mundësinë 18,730 familjeve të aplikonin për herë të parë në skemë, vetëm me heqjen e kritereve përjashtuese”, tha Manastirliu.
Ministrja theksoi se, 60.052 familje, ose mbi 93% e familjeve aplikuese përfitojnë sot nga skema e ndihmës ekonomike.

Sipas Manastirliut, skema e re e ndihmës ekonomike hoqi pagesat e pjesshme, duke e dyfishuar masën e ndihmës ekonomike.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here