Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim presidentin e “Akademisë Papnore për Jetën” në Vatikan Sh.T.Z. Imzot Vincezo Paglia. Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për reformën e shëndetit mendor që kthen vëmendjen tek deinstitucionalizimi, për përmirësimin e trajtimit të të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor, nga spitalet psikiatrike, në shtëpi-familje.

Kjo marrëveshje do të ndihmojë në reformën e shëndetit mendor nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të stafeve. Ndekje e të sëmurëve nga mjekë të specializuar nga Italia. Dhe mbështetje për riintegrim e tyre në familje dhe shoqëri. Imzot Vincezo Paglia është një prej themeluesve të komunitetit San’t Egidio dhe aktualisht drejton Akademinë Papnore për Jetën në Vatikan.