Njësia e Helikopterëve të Urgjencës Mjekësore ka ndërhyrë në kohë për të shpëtuar dy turistë të huaj të cilët ishin aksidentuar në bregdetin e jugut.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë me ndjekësit e saj në facebook, duke shkruar se dy të rinjtë e aksidentuar, një shtetas suedez dhe një shtetas italian të moshës 22 dhe 31 vjeç janë transportuar në kohë nga spitali i Sarandës drejt Spitalit Universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Të rinjtë janë turistë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë, ë cilët kishin pësuar një aksident me motor, por falë ndërhyrjes në kohë të stafit të Urgjencës Mjekësore ata ndodhen tani jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorimin e stafit mjekësor.Që prej nisjes së sezonit veor janë kryer 281 misione me autoambulancë dhe 4 me helikoter në zonat turistike.