Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, “Manchester United” është mundur edhe në Premier Ligën angleze me rezultatin e thellë 4-0 nga ekipi i “Everton”, falë golave të Richarlison (13′), Sigurdsson (28′), Digne (56′) dhe Walcott (64′).

Kjo humbje tepër e rëndë mund t’i kushtojë tepër “United” që pas largimit të Murinhos nga stoli dhe nën urdhrat e Solskjaer kishte ecuri pozitive, por humbja ndaj “Barcelonës” në “Ligën e Kampionëve”, duke mbyllur aventurën europiane, si dhe humbja ndaj “Everton” ka kompromentuar sezonin e djajve të kuq, që tashmë rrezikojnë dhe kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League. “United” mban vendin e gjashtë në renditje me 64 pikë, dy më pak se “Arsenal”-i i vendit të katërt, që do të luajë sot në shtëpi kundër “Crystal Palace” në orën (17:00).