Vazhdon “telenovela” Romelu Lukaku.

Sipas “Sky Sports” dhe “Telegraph”, Manchester United kërkon jo më pak se 85 milionë euro, shumë e cila është derdhur para dy vitesh në arkat e Evertonit.

Por klubi i Interit është shumë larg pritshmërive të “Djajve të Kuq” të cilët ia kanë shprehur çmimin e shitjes së sulmuesit belg.

Sipas medieve Manchester United hyn në negociata për çdo ofertë mbi 85 milionë euro, në të kundërt nuk ka asnjë tentativë marrëveshjeje.

Lukaku sapo ka mbushur 26 vjeç dhe sezonin e kaluar realizoi 15 gola dhe katër asistime në 45 ndeshje.