Nga Mero Baze
Kur filloi debate mbi Tetarin dy gjëra ishin anormale për publike dhe normale për opozitën. E para ishte kryeargumenti I tyre se në krye të kësaj beteje janë aktorët dhe e dyta që beteja bëhej në emër të trashëgimisë kulturore të Teatrit.(Parti antikomuniste këta)

Në emër të këtyre argumentave, opozita dhe kryesisht seksioni I PD për teatrin filluan të thurin ditirambe për aktorët e vjetër e të rinj, për Robert Ndrenikën Asqeriun, dhe për më të rinjtë si Xhepa Dërhemi apo regjisorë si Basha.

Pra opozita e mbështeti betejën duke pas kal beteje aktorët dhe duke tentuar të demonizoj kryetarin e Bashkisë.

Kryetari I Bashkisë hyri në fakt në betejën që e thirri opozita dhe duket se hyri me qejfe. Beteja e siklrtëshme e kryetarit të Bashkië dhe qeverisë ishte në fakt ligji për transformimn e truallit dhe beteja ligjore për të, dhe jo beteja për trashëgimin kulturore apo nevojat për teatër të ri, apo të vjetër.

Pas një beteje gati dy mujore sot opozita dhe mbështetësit e saj kanë humbur kuajtë e betejës dhe kauzën për të cilën e nisën dhe po tentojnë të ndërrojnë kuajtë e betejës gjatë rrugës duke kaluar nga vlerat e trashëgimisë kulturore dhe nostalgji e artistëve tek beteja ku duhet ta nisnin, kuadri ligjor dhe PPP për Teatrin.

Por tani në vend të merren me betejën ligjore kanë nisur të linçojnë artistët ata që deri dje I kishin kalë beteje.

E vërteta është se shumë prej tyre në fakt më shumë se I bindi Veliaj, I zhgënjeu opozita, dhe panë se po përdreshin si viagër për pafuqinë e saj. Të rrethuar nga njerëz ordinerë, vjedhës aparatesh fotografike e nafte, vjedhës fondesh publike që nuk ëndërojnë Teatër, por kthimin e PD në pushtet pë të vjedhur dhe një herë, ata ikën në punë të tyre dhe ranë dakord me idenë e një teatri të ri.

Fushata linçuese kundër aktorëve tani është më shumë një mllef për pafuqinë e opozitës se sa një shfryrje për mëkatet e tyre.

Problemi I opozitës është se dhe tani që ka ende kohë të bëj betejë ligjore dhe të shikoj problemin politikisht, tenton të mallkoj ata që nuk I sigruan dot fitore, ngaqë nuk pranon dot se I ka mundur tek pullë Erion Veliaj.

Banaliteti I akuzave për blerje aktorësh rezaton më së miri mekanizmin e angazhimit politik në opozitë, skenarin e Babales që duke I dhënë pare mund të bëj deklarata të rrema, apo gjithë mekanizmin e lobimit të Lulzim Bashës për ti bërë gjithë gjërat me lek.

Dikush duhet ti tregoj atij idjoti që ka plotë gjëra në jetë që bëhen dhe pa lek por me zemër dhe ide. Një prej tyre është dhe politika, kur njerëzit të besojnë. Kur nuk të besojnë është si puna e seksit që duhet ta blesh. Dhe Luzlim Basha po e ngre gjithë opozitën mbi këtë parim.

E vërteta e hidhur për të është se ai dështoi jo se ishte I fort Veliaj, por se ai si frikacak zgjodhi ta mund Veliaj, jo duke I dal përballë, por duke tentuar të përdor kauza dhe njerëz që nuk kanë lidhje me të. Dhe njerëzit e vet që futi në këtë betejë ja bënë pis gjithçka.

Por e vërteta është se në kauzën për teatrin ka pas dhe ka qindra mijëra qytetarë të interesuar për transparanencën, ka aktivistë qytetarë mes tyre që e kanë sinqerisht të mësojnë se çfarë po bëhet. Dhe ata janë njësoj të dëmtuar nga mënyra se si opozita ju qas kësaj beteje dhe si po e përfundon atë.

Ndaj kur dëgjoni këto ditë të mallkohen artistët, kur shikoni që tallen me Xhepën apo Asqeriun, kur shajnë Ndrenikën apo ndonjë aktor tjetër, nuk e kanë me ta. E kanë me pafuqinë e tyre dhe me inatin e një njeriu që nuk di ç’të bëj me dështimin e vet. Mallkojnë artistët se nuk mallkojnë dot Lulzim Bashën që I bën cdo ditë qesharak. Dhe kanë keqkuptimin që janë dhe trima.j.j