Presidenti francez, Emmanuel Macron shtyu homologun e tij amerikan Donald Trump për të garantuar “sigurinë e të gjithë partnerëve tanë pas synimit amerikan për t’u tërhequr nga Siria”.

Turqia, e cila e sheh milicinë kurde siriane si terroriste për shkak të lidhjeve të tyre me rebelët në tokën e saj, kërcënoi një ofensivë ushtarake në kufirin kurd në veri të Sirisë.

‘’Macron theksoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë midis anëtarëve të koalicionit ndërkombëtar për të siguruar sigurinë e të gjithë partnerëve tanë, pas një telefonate me Trump ‘’, theksoi pallati Elysee.

Këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane, John Bolton, tha se Uashingtoni do të kërkojë angazhime nga Ankaraja për të mos sulmuar kurdët sirianë pasi forcat amerikane të jenë tërhequr.

Macron gjithashtu trajtoi fatin e forcave kurde edhe me presidentin rus Vladimir Putin, mbështetës kryesor ndërkombëtar i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe një bashkëpunëtor i rëndësishëm në gati tetë vite konflikt.