Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh sot se rezultatet e zgjedhjeve europiane treguan se europianët ia dolën t’i bëjnë bllokadë rritjes së nacionalizmit, duke i dhënë përgjigje me efikasitet krizës së demokracisë. ‘’Unë konstatoj nisur nga zgjedhjet europiane, në Europë, ne ia dolën të pengojmë këtë valë, këtë rritje të nacionalizmit’’, deklaroi presidenti Macron gjatë një konference shtypi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, në pallatin presidencial në Elize.

Partitë e mëdha që dominojnë tradicionalisht Parlamentin Europian (PPE dhe socia-demokratët) pësuan humbje të mëdha në zgjedhjet e 26 majit por rritja populiste e së djathtës u kufizua ndërsa ambjentalistët dhe centristët liberalë regjistruan një avancim të dukshëm.