Së fundmi Olsi Bylykut iu bë publike lidhja e dashurisë me një vajzë të quajtur Egli. Ata u fotografuan bashku në premierën e “2 gishta mjaltë”, por Olsi nuk pranoi të jepte më detaje për lidhjen e tij të re.

Ditën e djeshme të ftuar në rubrikën “Be Coffee”, kanë qenë Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku. Olsi i ka pyetur të dy se cili është më i dashuruar, por pëfundoi duke thënë se edhe ai vetë është i dashuruar.

Mateusi tha se nuk është më i dashuruar ndërsa Anxhela preferoi të mos përgjigjej.

“E di unë kush është më i dashuruar se këta të dy? Unë”, u shpreh Olsi.