Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sot diëlindjen, dhe me sa duket në partinë e tij janë përgatitur për ndonjë surprizë të këndshme. Por në të njejtën ditë, pra më 12 qershor është dhe “ditëlindja” e Partisë Socialiste në Pushtet.

Kështu që dy partitë më të mëdha politike kanë “dy gëzime” në një ditë. Mbetet mister, nëse kryetari i mazhorancës Edi Rama, si gjithnjë do t’i dërgojë ndonjë buqetë me lule Lulzim Bashës dhe anasjelltas?! Ndoshta dhe për të pasur një “oaz” paqeje në këtë klimë politike të mbarsur me konfliktualitet.