Nga Anri Bala/

Nuk është e lehtë për opinionin publik, të kapërdihet një ngjarje e rëndë kriminale, sikurse ishte vrasja e trefishtë e ndodhur dje në Mat, apo dhe ajo e Selenicës kohë më parë.

Por është kriminale, kur një pusht shtetarë, kërkon të bëj politikë me fatkeqësinë… edhe pse është një ngjarje e trishtë, që kërkon reagim konkret nga strukturat përgjegjëse të shtetit dhe reflektim padiskutim… edhe pse vendet më të zhvilluara se ne, sikurse janë ato në perëndim, edhe sot nuk kanë gjetur asnjë mënyrë, se si t’i parandalojnë këto lloj krimesh dhe shembuj të tillë, mund të përmendim me dhjetëra.

Përballë këtyre ngjarjeve të rënda, për të shfrytëzuar dhimbjen e familjarëve të viktimave, është gjithmonë kryetari i orlave të Shqup-it, Lulzim Basha, i cili mbrëmjen e djeshme, bëri një deklaratë jashtë kufijve të realitetit dhe krejtësisht të papritur.

I pyetur nga gazetari: Pas gjithë këtyre ngjarjeve që po ndodhin, a është i domosdoshëm kthimi i ligjit për dënimin me vdekje?

Basha u përgjigj se: Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ja shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum, në momentin që Partia Demokratike do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.

Atë që nuk i sqaroi gazetari Lulzim Bashës, sepse ai e ka të vështirë ta kuptoi vetë, është se dënimi me vdekje, nuk është nen për shkeljet e tipit shpërdorim detyre dhe as korrupsion, që ja hedh me pak vite burg.

Me dënimin me vdekje, nuk i shpëton dot platforma “Viti 0”, të propozuar nga bandat politike, që e rropën dhe e vrasin çdo ditë këtë vend dhe tani kërkojnë “certifikatë virgjërie” nga ne, që të nis rigjykimi nga sot, me privilegjin e madh, për ata që janë në opozitë… paprekshmërinë për familjarë e agallarë të bërë rishtazi, që ruajnë provat e krimit të tyre.

Dikush, duhet t’ia sqaroi Lulit se: Dënimi me vdekje, kryesisht jepet për vepra të rënda penale, si ajo e vrasjes… sidomos, kur vrasja bëhet me paramendim dhe në masë!

E nëse i thërret pak memories, e nëse ke pak guxim e dëshirë, hajde bujrum ta votojmë ne!

Po të presim Lul të na vish, e në ardhsh, të na ikësh ashtu sikurse erdhe… vetëm!

Por, para se të vish, dua të të kujtoj, se dënimi me vdekje, e kap edhe neni i vrasjes në masë, sikur katër viktimat e tua në Bulevard!

Më vjen mirë që qave e u përlote Lul, e para se tu kërkosh falje familjarëve të viktimave të djeshmel, që bënë mirë, sepse kryekëput je fajtor edhe ti, hidhe njëherë syrin tek familjarët e viktimave të “21 Janarit”, që sa herë të shohin ty në televizor, “zhvarrosin” të dashurit e tyre, e nisin me gulçim të qajnë nga urrejtia, se si nuk ishte dënimi me vdekje për disa nga ju, që disa të tjerë të pafajshëm të jetonin?!

Përpara se të bësh referendum Lul, kërkoi falje familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, që nuk ishin më pak se ato që t’i proklamoje, se kishin ndodhur për 24 orë, në të gjithë Shqipërinë.

Pas babait, u shua nga marazi edhe djali i Faik Myrtaj… këto janë 5 viktimat e tu Lul!

E nëse e dëshiron vërtetë referendumin dhe je i bindur në pafajësinë tëndë, hajde bujrum ta votojmë! Por bëj kujdes me dëshirat… “Dënimi me vdekje” nuk është nen për “Vitin 0”!

Megjithatë, nuk shqetësohem fare për ty, se t’i ke shpëtuar nga toga e pushkatimit, sepse… nuk vjen kurrë në pushtet!/Ekskluzive.al/