Ministria e Drejtësisë ka mbledhur sot Komitetin Koordinativ për Antikorrupsionin, ku ka diskutuar lidhur me raportin e monitorimit të strategjisë ndërsektoriale në 3-mujorin e parë të vitit.

Të pranishëm në mbledhje ishin disa nga zv. ministrat përgjegjës për antikorrupsionin në të gjitha ministritë e vendit, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, përfaqësues të partnerëve strategjik dhe organizata të shoqërisë civile. Nën drejtimin e zëvendës ministres së Drejtësisë Fjoralba Caka, u paraqitën përditësimet më të fundit të luftës kundër korrupsionit të shprehura në veprimtarinë e Task-Forcës përkatëse.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Caka ka zgjedhur të përcjellë disa nga detajet e këtij aktiviteti të ministrisë që synon fuqizimin e shtetit të së drejtës.

“Lufta kundër korrupsionit si prioritet i Qeverisë Shqiptare dhe si parakusht kryesor për ushtrimin e demokracisë nga qytetarët, nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, transparencës dhe integritetit të institucioneve ligjzbatuese, mblodhi sot si çdo 3-mujor në Ministrinë e Drejtësisë Grupin Tematik/Komiteti Koordinativ Antikorrupsion.

Me pjesëmarrjen e zv. ministrave përgjegjës për antikorrupsionin në të gjitha ministritë e vendit, me përfaqësim të institucioneve shtetërore me rol deciziv në luftën kundër korrupsionit, sikurse dhe në prani të përfaqësuesve të Delegacionit Evropian dhe partnerëve tanë të tjerë ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile, paraqitëm përditësimet më të fundit të luftës kundër korrupsionit, shprehur në veprimtarinë e pandalur të Task-Forcës Antikorrupsion.

Për sa më sipër, diskutuam dhe miratuam Raportin e Monitorimit të Zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale Antikorrupsion për 3-mujorin e parë të vitit”, nënvizon Caka. Ndër të tjera, kjo e fundit tregon edhe fokusin ndaj draft-planit të ri të veprimit 2013-2023, të ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë në zbatim të strategjisë:

“Në fokus të Komitetit ishte edhe Draft-Plani i ri i Veprimit 2013-2023 në zbatim të Strategjisë. Mirëpritëm komentet e shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë për draftin, të hartuar me kontributin e 28 institucioneve në vend, si dhe ndamë problematikat e hasura deri më tani mbi procesin e ndjekur, për lehtësimin dhe eleminimin e të cilave do të punojmë në vijim me asistencën e pamunguar dhe të mëtejshme të Delegacionit të BE në Shqipëri.

Falënderim gjithë aktorëve institucionalë dhe atyre përtej aparatit shtetëror për gatishmërinë e treguar deri më tani në ecurinë e mirë të luftës antikorrupsion, të cilët me angazhimin dhe entuziazmin e treguar edhe sot na japin zemër dhe besim të mirë se përpjekjet do të vijojnë edhe më të forta”, sqaron Caka.

Ndërkohë, në fjalën e saj para të pranishmëve, Caka ka zgjedhur të përcjellë edhe disa nga arritjet kryesore të këtij raporti:

“Në kuadër të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të aksesit të qytetarëve në informacion, ministritë e linjës dhe kanë hartuar dhe po implementojnë programet e tyre të transparencës. Nga 161 institucione. 106 autoritete publike kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare program transparence, 91 kanë publikuar regjistër të kërkesave dhe përgjigjeve dhe 103 kanë publikuar kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Përdorimi i teknologjisë së një mjet për të parandaluar kontaktin fizik në sportele dhe shmangur korrupsionin vijon të shihet si një instrument efektiv. Kemi një rritje të shërbimeve elektronike online dhe 720,000 dokumente me vulë elektronike të gjeneruara në periudhën janar – mars 2019, përmes modulit të e-albanias dhe portalit e-albania”, thekson Caka.

Më poshtë po përcjellim edhe raportin e plotë të pasqyruar nga Ministria e Drejtësisë:

RAPORTI I MONITORIMIT
PËR PERIUDHËN JANAR-MARS 2019

STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT 2015 – 2020

www.drejtesia.gov.al

Tabela e Përmbajtjes

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE MBI STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT 2015-2020 DHE PLANIT TË VEPRIMIT 2018-2020, PËR PERIUDHËN JANAR- MARS 2019. 4
II. METODOLOGJIA E MONITORIMIT……………………………………………………………………………………………………..5
III. MBI PLANIN E VEPRIMIT 2018 – 2020, NË ZBATIM TË STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT. 7
IV. ARRITJET KRYESORE GJATË PERIUDHËS JANAR – MARS 2019. 8
V. PROBLEMATIKAT E HASURA GJATË RAPORTIMIT TREMUJOR………………………………………………..21
VI. SFIDAT……………………………………………………………………………………………………………… 21
Aneks – PLANI I MASAVE TË VEPRIMIT 2018-2020, NË ZBATIM TË SNKK 2015-2020………………….….22

LISTA E SHKURTIMEVE

AAPSK Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

AKSHI Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

AMSHC Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

APP Agjencia e Prokurimit Publik

AZHBR Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural

DPPSH Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

ILDKPKI Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

KDIMDP Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

KKK Kordinatori Kombёtar Kundёr Korrupsionit

KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit

KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

MASR Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

MB Ministria e Brendshme

MBZHR Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

MD Ministria e Drejtësisë

MEPJ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

MFE Ministria e Financave dhe Ekonomisë

MIE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

MK Ministria e Kulturës

MM Ministria e Mbrojtjes

MSHMS Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

MTM Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

PP Prokuroria e Përgjithshme

PV Plani i Veprimit

SNKK Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit

SPAK Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion

SHÇBA Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE MBI STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT 2015-2020 DHE PLANIT TË VEPRIMIT 2018-2020, PËR PERIUDHËN JANAR-MARS 2019.

Korrupsioni është një kërcënim për demokracinë, mirëqeverisjen, konkurrencën e ndershme, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe politik të një vendi.

Ai pengon rëndë zhvillimin ekonomik, duke krijuar një sistem pabarazie, paragjykimi e nepotizmi, duke shkatërruar besimin e njerëzve tek shteti i tyre, prandaj lufta kundër korrupsionit është sot një nga sfidat parësore të çdo shteti me kulturë demokratike, vizion dhe integritet të lartë.
Qeveria ka dhe do vazhdojë në mënyrë të pandalur të ketë një vullnet të palëkundur në luftën kundër korrupsionit, përmes aksioneve parandaluese, masave ndëshkuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Përparësia e qeverisë në fushën e luftës kundër korrupsionit, përkon më së miri me kushtëzimet e vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Lufta kundër korrupsionit është një ndër pesë politikat të cilat vendi ynë këshillohet t’i ndjekë me përparësi në procesin e integrimit evropian të vendit. Po kështu, parandalimi dhe ndëshkimi i korrupsionit është një detyrim që rrjedh nga aderimi i Shqipërisë në instrumentat ndërkombëtarë për luftën kundër korrupsionit si Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, Konventa Penale e Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, Konventa Civile e Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit etj.

Prej vitit 2015 Shqipëria ndjek dhe zbaton Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Vizioni i SNKK-së 2015-2020 është: “Institucione shqiptare transparente dhe me integritet të lartë, që gëzojnë besimin e qytetarëve dhe garantojnë shërbim cilësor dhe të pakorruptueshëm”.
Qëllimet madhore të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit janë parandalimi, ndëshkimi dhe ndërgjegjësimi/edukimi rreth korrupsionit. Këto qëllime janë afatgjata dhe shtrihen në kohë përgjatë zbatimit të strategjisë dhe planit të veprimit.

Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit mbulon periudhën prej 6 vjetësh, pasi ai parashikon objektivat dhe masat përkatëse që duhet të realizohen për përmbushjen e këtyre objektivave sipas afateve të detajuara në Planin e Veprimit kundër Korrupsionit. Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit duke qenë një strategji ndërsektoriale, është bazuar në parimin e koordinimit midis institucioneve me qëllim arritjen e objektivave që përfshihen në SKZhI duke zbatuar një qasje sistematike dhe të integruar.

Rishikim vjetor i Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë u krye nga Kordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, në mënyrë që të lejojë përshtatjen e Strategjisë me realitetet e reja dhe prioritetet e sektorëve.
Ky Plan Veprimi ka kaluar nëpër një proces konsultimi gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, përfshi këtu institucione të administratës shtetërore në nivel qendror dhe lokal dhe institucione të pavarura, organizata dhe partnerë ndërkombëtarë, shoqërinë civile etj.

Në hartimin e këtij dokumenti janë marrë parasysh dhe janë reflektuar edhe ndryshimet e ndodhura si pasojë e reformave të ndërmarra si Reforma në Drejtësi dhe Reforma Administrative Territoriale. Për hartimin e këtij dokumenti, fillimisht nga ana e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit u krye një vlerësim i zhvillimit të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, u analizua Plani i Veprimit 2015-2017 i kësaj strategjie, si dhe u identifikuan dhe analizuan problematikat e hasura nga institucionet në implementimin e masave të përcaktura në këtë plan veprimi.

Ky Plan Veprimi është në përputhje të plotë me programin e qeverisë shqiptare, i cili në kapitullin për luftën kundër korrupsionit ka parashtruar si objektiva: intensifikimin e ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit; kalimin në sitë të legjislacionit ekzistues dhe propozimit të nismave ligjore për mënjanimin sa më të madh të mundësive për t’u angazhuar në praktika korruptive në sektorin publik dhe privat;

ndërmarrjen e nismave ligjore dhe përkrahje të zbatimit të masave që inkurajojnë njerëzit që denoncojnë korrupsionin; zbatimin me përkushtim të legjislacionit dhe ndërmarrjen e nismave të reja lidhur me publikimin e dokumentave zyrtare dhe transparencën në procedurat administrative; rritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publikë gjatë kryerjes së detyrave të tyre; mënjanimin e çdo ndikimi politik që ka shërbyer deri më sot për shkëmbime favoresh dhe influencash midis ekzekutivit dhe gjyqësorit; përfshirjen në mënyrë të gjerë dhe të rëndësishme të shoqërisë civile, sektorit privat dhe atë akademik në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e nismave ligjore, strategjive dhe programeve kundër korrupsionit.

Një rol të rëndësishëm në procesin e hartimit të Planit të Veprimit 2018-2020, ka patur edhe Pasaporta e Indikatorëve të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, me anë të së cilës janë përcaktuar tregues të matshëm të realizimit të objektivave të kësaj strategjie.

Me Vendimin Nr. 241, dt.20.04.2018 të Këshillit të Ministrave u miratua Plani i Veprimit 2018 – 2020 në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2020, Pasaporta e Indikatorëve, krijimi, funksionimi dhe detyrat e Komitetit Kordinator për zbatimin e SNKK-së dhe Task-Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion.

Krijimi i Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion, përgjegjëse për inspektimet ndërinstitucionale, sipas Planit të Veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, kryesohet nga Ministri i Drejtësisë, Koordinator Kombëtar Antikorrupsion dhe ka në përbërje përfaqësues nga Kryeministria, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Inspektoriati Qendror.
Komiteti Koordinator kryesohet nga Ministri i Drejtësisë dhe ka në përbërje 10 anëtarë, në nivel Zëvendësministri nga secila Ministri Linje (pa përfshirë këtu 2 Ministritë pa portofol).

II. METODOLOGJIA E MONITORIMIT

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 166, dt. 5.10.2017 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Drejtësisë,” pranë Ministrisë së Drejtësisë është ngritur Sektori i Monitorimit, Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave, pranë Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë, e cila është struktura përgjegjëse për procesin monitorues dhe për hartimin e Raporteve të Monitorimit të Strategjive.

Drejtoria e Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë kryen koordinimin me të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe më pas vijon me hartimin e raportit të monitorimit. Ky raport mbulon periudhën nga 1 janar 2019 deri në 31 mars 2019 dhe është hartuar mbi bazën e kontributit të dhënë nga të gjitha institucionet e përfshira në Planin e Veprimit të SNKK-së. Qëllimi është që të kemi informacion mbi arritjet e progresit dhe sfidat drejt përmbushjes së objektivave të strategjisë.

Përsa i përket parandalimit të korrupsionit, qëllimi i këtyre politikave është çrrënjosja e korrupsionit së pari nga radhët e administratës publike dhe të të gjithë segmenteve shtetërore dhe kryesisht nga institucionet që ofrojnë shërbime publike për qytetarët.

Përsa i përket ndëshkimit të korrupsionit, insitucionet ligjzbatuese, dhe veçanërisht ato të pavarura, të cilat kanë një rol thelbësor në këtë proces, duhet të monitorojnë zbatimin e ligjit dhe sundimin e shtetit të së drejtës, duke siguruar kështu transparencën dhe integritetin e organeve shtetërore.
Përsa i përket ndërgjegjësimit rreth korrupsionit, publiku duhet të marrë pjesë në luftimin e tij duke e denoncuar atë dhe duke qenë aktiv në iniciativa që synojnë parandalimin e fenomeneve korruptive.

Çdo institucion ka raportuar mbi nivelin e zbatimit të çdo politike dhe aktiviteti, buxhetin e alokuar, problemet e hasura dhe vlerësimin e progresit të strategjisë në tërësi. Me qëllim monitorimin e zbatimit të angazhimeve të ndërmarra, përsa i përket realizimit të nën-aktiviteteve, procesi i monitorimit është kryer në nivel objektivi.

Monitorimi i Strategjisë ka konsistuar në dy faza kryesore:

1. Raportimi i institucioneve mes pikave të kontaktit, mbi zbatimin e masave për të cilat janë përgjegjëse; dhe
2. Raportimi nga KKK mbi zbatimin e PV-së në tërësinë e tij.

Raporti i Monitorimit ka kërkuar një proçes të përbërë nga 2 etapa raportimi për shumicën e institucioneve me qëllim plotësimin dhe saktësimin e informacionit të kërkuar. Zgjatja e proçesit të raportimit ka qenë e nevojshme, pasi raportimi në raundet e para rezultoi i paplotë ose i paqartë në shumë nga komponentët e Matricës së Raportimit.

Në vijim, janë trajtuar të dhënat për secilën etapë dhe janë përgatitur udhëzimet me informacionet shtesë që institucionet duhet të plotësonin për kuadrin e nevojshëm të të dhënave. Verifikimi i të dhënave të raportuara është kryer pjesërisht on-line për ato masa të cilat pikat e kontaktit kishin kryer raportimin, për të siguruar saktësinë e tyre. Trajtimi statistikor është kryer nëpërmjet kodifikimit të përgjigjeve bazuar në raportimet e mbledhur.
Pas hartimit të draft raportit, Ministria e Drejtësisë në mbështetje të procesit të monitorimit dërgon dokumentin për konsultim pranë institucioneve raportuese, shoqërisë civile, si dhe publikon draftin në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, ku caktohet dhe një adresë elektronike për marrjen e komenteve. Në përfundim të procesit konsultues, Ministria e Drejtësisë kryen reflektimin e komenteve/sugjerimeve relevante mbi draft-raportin e monitorimit para se të miratohet nga Komiteti Kordinator.

III. MBI PLANIN E VEPRIMIT 2018–2020, NË ZBATIM TË STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT.

Plani i ri i Veprimit 2018 – 2020, përbëhet në total nga 18 objektiva, ku 11 prej tyre bëjnë pjesë në qasjen parandaluese, 4 në qasjen ndëshkuese dhe 3 në qasjen ndërgjegjësuese, si më poshtë:

Qasja Parandaluese, e cila ka për qëllim çrrënjosjen e korrupsionit së pari nga radhët e administratës publike dhe të të gjithë segmenteve shtetërore dhe kryesisht nga institucionet që ofrojnë shërbime publike për qytetarët.
Kjo qasje shënon numrin më të madh të aktiviteteve që institucionet përgjegjëse planifikohet të zbatojnë gjatë gjithë periudhës dhe përbëhet nga objektivat e mëposhtëm:

A.1 Rritja e transparencës në Veprimtarinë Shtetërore dhe përmirësimi i aksesit të qytetarëve në informacion; A.2 Rritja e transparencës në planifikim, menaxhim dhe kontrollin e fondeve publike; A.3 Fuqizimi i infrastrukturës elektronike të institucioneve publike; A.4 Përmirësimi i trajtimit të denoncimeve ndaj korrupsionit; A.5 Forcimi i regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve publikë dhe rasteve të konfliktit të interesave;

A.6 Forcimi i regjimit të kontrolleve mbi financimin e partive politike;A.7 Përmirësimi i efikasitetit të auditimit dhe inspektimit të brendshëm dhe përdorimi sistematik i analizave të riskut;A.8 Përdorimi sistematik i mekanizmit të evidentimit të hapësirave për korrupsion;

A.9 Forcimi i integritetit të nëpunësve publikë; A.10 Analizimi i prirjeve të korrupsionit, i efektivitetit të masave antikorrupsion dhe përmirësimi i
statistikave në lidhje me veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese kundër korrupsionit;

A.11 Artikulimi dhe adoptimi i politikave anti-korrupsion në nivelin e qeverisjes vendore. Qasja Ndëshkuese, ka për qëllim që insitucionet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të pavarura, të cilat kanë një rol thelbësor në këtë proces, duhet të monitorojnë zbatimin e ligjit dhe sundimin e shtetit të së drejtës, duke siguruar kështu transparencën dhe integritetin e organeve shtetërore. Kjo qasje përbëhet nga objektivat e mëposhtme:
B.1 Përmirësimi i efiçencës dhe efektivitetit të hetimeve penale kundër korrupsionit;

B.2 Përmirësimi i bashkëpunimit midis institucioneve ligjzbatuese në ndjekjen penale dhe  ndërshkimin penal të korrupsionit;
B.3. Rishikimi i kuadrit ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar; B.4. Përmirësimi i bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit.

Qasja Ndërgjegjësuese, ka për qëllim që publiku të marrë pjesë në luftën kundër korrupsionit duke e denoncuar atë dhe duke qenë aktiv në iniciativa që synojnë parandalimin e fenomeneve korruptive. Kjo qasje përbëhet nga objektivat e mëposhtme:

C.1 Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut të gjerë mbi pasojat e korrupsionit; C.2 Nxitja e publikut për të përdorur aktivisht mekanizmat për denoncimin e korrupsionit; C.3. Inkurajimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Indikatorët e performancës janë në total 37, ku 21 prej tyre bëjnë pjesë në qasjen parandaluese, 9 në qasjen ndëshkuese dhe 7 në qasjen ndërgjegjësuese. Ky plan veprimi përbëhet në total nga 97 masa, përkatësisht 52 masa për qasjen parandaluese, 19 masa për qasjen ndëshkuese dhe 26 masa për qasjen ndërgjegjësuese.
Numri i institucioneve të përfshira në procesin e hartimit të Planit të Veprimit është 84 (11 Ministri, 12 Institucione të nivelit qendror dhe 61 Bashki).

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 241, datë 20.04.2018 “Për miratimin e Planit të Veprimit 2018-2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, 2015-2020, e të pasaportës së indikatorëve, krijimin, funksionimin dhe detyrat e Komitetit Kordinator për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015-2020 dhe Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion”, Ministria e Drejtësisë në muajin prill 2019 filloi procesin e monitorimit të SNKK-së për tremujorin e parë të vitit 2019.

Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, ka si synim arritjen e objektivave madhor të kësaj strategjie nëpërmjet realizimit të masave konkrete anti-korrupison, me qëllim zhvillimin e një shoqërie në të cilën ekziston një sistem i përgjegjshëm dhe efikas kundër korrupsionit, i cili është në gjendje për të përfituar rezultate të prekshme dhe të tregojë tendencë drejt eliminimit maksimal të kërcënimeve të korrupsionit, si dhe vullnetit për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin.

Për të monitoruar ecurinë e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015-2020, është hartuar raporti në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit 2018 – 2020, i cili përbën raportin e pestë të monitorimit për vitin 2019 dhe mbulon periudhën nga 1 janar 2019 deri në 31 mars 2019. Raporti i monitorimi është realizuar nëpërmjet raportimit nga Pikat e Kontaktit Antikorrupsion. Qëllimi është që të kemi informacion mbi arritjet, progresin dhe sfidat drejt përmbushjes së objektivave të sipërpërmendura të strategjisë lidhur me nivelin e zbatimit të çdo mase, buxhetin e alokuar, si dhe ecurinë për këtë tremujor.

IV. ARRITJET KRYESORE GJATË PERIUDHËS JANAR – MARS 2019.

Arritjet kryesore më të rëndësishme për periudhën tremujore, në zbatim të Planit të Veprimit 2018-2020, të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit janë si më poshtë vijon:

Qasja Parandaluese

Objektivi A 1 – Rritja e transparencës në veprimtarinë shtetërore dhe përmirësimi i aksesit të qytetarëve në informacion ka për qëllim pjesëmarrjen qytetare në procesin kompleks të qeverisjes, si një domosdoshmëri dhe garanci për ruajtjen e integritetit të qeverisjes. Nga ana tjetër, transparenca në veprimtarinë shtetërore dhe aksesi i personave privatë (qytetarë dhe biznese) në informacionin e mbajtur nga qeveria është një kusht thelbësor për pjesëmarrjen e tyre në jetën publike, si dhe për mbrojtjen e interesave të tyre private.

Në zbatim të objektivit A.1, si dhe bazuar në Ligjin 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, në tremujorin e parë Zyra e Komisionerit në bashkëpunim me Njësinë e Transparencës dhe Antikorrupsionit kanë monitoruar nivelin e transparencës së Ministrive. Njësia e transparencës dhe Antikorrupsionit ka kryer inspektime në çdo ministri dhe ka vënë në dispozicion të tyre rekomandimet e lëna nga Zyra e Komisionerit.

Zyra Komisionerit gjatë këtij tre mujori ka monitoruar online 161 prej tyre. Nga këto, 106 autoritete publike kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare program transparence, 91 kanë publikuar regjistër të kërkesave dhe përgjigjeve dhe 103 kanë publikuar kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Objektivi A 2 – Rritja e transparencës në planifikimin, detajimin, menaxhimin dhe kontrollin e fondeve buxhetore, për këtë qëllim qeverisja e mirë mundësohet përmes vjeljes së detyrimeve të taksapaguesve dhe mirëpërdorimit të fondeve buxhetore. Tipikisht, keqadministrimi i fondeve buxhetore shkaktohet nga veprimi i faktorëve të ndryshëm korruptivë mbi institucionet publike që i përdorin ato.

APP ka marrë tashmë masat drejt përmirësimit të situatës, të cilat e treguan rezultatin e tyre në fund të 2018. Për tremujorin e parë të vitit 2019, përqindja e elementeve të ndryshuar në regjistrin e parashikimeve është 9.7%, përqindja e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës ndaj totalit të procedurave të fituara në fund të tremujorit të parë është 1.6%, ndërsa përqindja e ndryshimeve të kontratave nga të dhënat e administruara është 4.7%. Objektivi A 3 – Fuqizimi i infrastrukturës elektronike të institucioneve publike, ka për qëllim përmirësimin e faqeve zyrtare të internetit të institucioneve publike duke i bërë ato ndëraktive, trajtimin elektronik të ankesave, shtimin e numrit të shërbimeve që jepen në mënyrë elektronike etj, kanë një ndikim të natyrshëm në luftën kundër korrupsionit.

Për periudhën 3-mujore, AKSHI ka identifikuar listën e shërbimeve prioritare që do implementohen në portalin e-Albania, për zhvillimin e së cilave ka nisur edhe puna dhe si rrjedhim, nuk ka pasur shërbime të reja të shtuara.
720,000 dokumente me vulë elektronike të gjeneruara në periudhën janar – mars 2019, përmes modulit të e-albanias dhe portalit e-albania, duke reduktuar kështu burokracitë dhe duke eliminuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kontaktin qytetar – administratë.

88,100 përdorues të regjistruar në portalin e-albania për periudhën në fjalë. Në total mbi 809,000 përdorues të portalit, të cilët mund të përdorin shërbimet elektronike të tij duke reduktuar prezencën fizike në sportelet e institucioneve. Mbi 1.75 milionë përdorime të shërbimeve elektronike të portalit nga qytetarët, bizneset dhe punonjësit e administratës.

Objektivi A 4 – Përmirësimi i trajtimit të denoncimeve ndaj korrupsionit, ka për synim bashkëpunimin e punonjësve të brendshëm (bilbilfryrësve) të institucioneve publike dhe/ose private me agjencitë ligjzbatuese, si edhe të publikut, për hetimin e suksesshëm të veprave të korrupsionit.

Për periudhën 3-mujore, është rritur numri i institucioneve të cilat kanë ngritur grupe apo struktura për trajtimin e ankesave të qytetarëve.
Gjatë periudhës janar – mars 2019, numri i hetimeve të korrupsionit të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve në Policinë e Shtetit është 78 raste, për të cilat janë kryer veprimet policore dhe hetimore dhe janë referuar në Prokurori.

Objektivi A 5 – Forcimi i regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve publikë dhe rasteve të konfliktit të interesave, ka si synim zbatimin me rigorozitet i regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive, si dhe masave për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të konfliktit të interest, të cilat janë mjete të rëndësishme për kufizimin e korrupsionit.

Në zbatim të këtij objektivi, për 3-mujorin e parë, kompania zbatuese e projektit ikub-INFO e cila është përgjegjëse për pjesën e software të sistemit, ka përfunduar procesin e instalimit të bazës së të dhënave dhe aplikimit. Të dyja këto veprime operacionale, janë shoqëruar me asistencë teknike dhe trajnime për stafin teknik dhe përdorues të tjerë të sistemit, pjesë e stafit të ILDKPKI-së.

Përdorimi i plotë i sistemit online për deklarimin e pasurive do të përfaqësojë një hap vendimtar përpara për përforcimin e regjimit të zbulimit, të transparencës dhe kontrollit efektiv të pasurisë të zyrtarëve publikë, po ashtu edhe rastet e konfliktit të interesit.

Objektivi A 6 – Forcimi i regjimit të kontrolleve mbi financimin e partive politike, ka si qëllim integritetin e partive politike, si parakusht thelbësor për integritetin e qeverisjes dhe parandalimin e korrupsionit.

Përsa i përket aktivitetit mbi draftimin dhe miratimin e modelit standard për raportimin financiar për vitin kalendarik, e cila është parashikuar të realizohet në vitin 2019, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, KQZ në bashkëpunim me ekspertët e NDI, të financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe ka filluar draftimin e modelit standart për raportimin vjetor dhe do të miratojë modelin standart për raportimin vjetor financiar të partive politike.
Për periudhën janar- mars 2019, KQZ emëroi 23 ekspertë kontabël për auditimin e fondeve për 112 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Objektivi A 7 – Përmirësimi i efikasitetit të auditimit dhe inspektimit të brendshëm dhe përdorimi sistematik i analizave të riskut, pasi auditimi dhe inspektimi i brendshëm administrativ shpesh nxjerr në pah probleme të natyrës strukturore, procedurale dhe etike të cilat, po të mos eliminohen, krijojnë një terren të përshtatshëm për korrupsionin.

Përsa i përket rritjes së kapaciteteve të auditit të brendshëm përmes zhvillimit të trajnimeve vazhduese profesionale të organizuara çdo vit, në të cilat përfshihen çështje të mashtrimit, korrupsionit, si dhe përmes sigurimit të jashtëm të cilësisë, përmirësimet e nevojshme në auditin e brendshëm, gjatë tremujorit të parë nga MFE janë trajnuar 45 auditues të brendshëm (të çertifikuar), si dhe janë kryer 4 vlerësime të jashtme cilësie (nga një total prej 8 sigurimesh të jashtme të cilësisë çdo vit).

Objektivi A 8- Përdorimi sistematik i evidentimit të hapësirave për korrupsion (corruption proofing of legislation), pasi shpesh korrupsioni mundësohet që në fazën e hartimit të ligjeve ose akteve nënligjore. Parashikimi i procedurave komplekse për marrjen e një shërbimi, parashikimi i përgjegjësive dhe roleve të mbivendosura, parashikimi i afateve të gjata dhe të paarsyeshme etj., janë vetëm disa shembuj sesi ligjet ose aktet nënligjore mund të bëhen shkas për korrupsion në sektorë të ndryshëm të qeverisjes.

Një nga aktivitetet e parashikuar në strategji, e cila ndihmon në arritjen e këtij objektivi është kontrolli dhe verifikimi (hetimi administrativ) i zbatimit të ligjshmërisë dhe/ose denoncimeve për praktika abuzive, korruptive apo arbitrare në të gjitha institucionet e administratës publike dhe agjencitë shtetërore, ku gjatë tremujorit të parë, një pjesë e konsiderueshme e institucioneve kanë kryer kontrolle të brendshme në 194 raste, inspektime në 16,108 raste, janë kryer 14 auditime tematike dhe përpuethshmërie, si dhe janë kryer 27 monitorime. Për periudhën raportuese (janar – mars 2019), janë dhënë 222 masa disiplinore, 8 masa administrative, kallzime penale për 6 subjekte, si dhe 22 procedime penale për punonjës.

Objektivi A 9 – Forcimi i integritetit të nëpunësve publikë, i cili synon ndershmërinë dhe integritetin e individëve të cilët punësohen në sektorin publik, si parakusht për parandalimin e korrupsionit. Në këto kushte, një plan integriteti do të ofrojë kornizën konceptuale për politikat dhe masat për të parandaluar shkeljet e integritetit të zyrtarëve publikë dhe për monitorimin e efekteve të masave të zbatuara në një institucion publik.
Për këtë objektiv, strategjia parashikonte në muajin dhjetor 2018 përgatitjen dhe miratimin e Manualit mbi hartimin e planeve të integritetit, i cili do të përgatitej nga Kordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Përsa i përket Planeve të Integritetit, për periudhën janar-mars 2019, nuk ka zhvillime të mëtejshme. Është kërkuar ndihmë nga partnerët, për të mundësuar hartimin e Planit të Integritetit të MD me ndihmën e ekpertëve ndërkombëtarë.

Objektivi A 10 – Analizimi i prirjeve të korrupsionit dhe përmirësimi i statistikave në lidhje me veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese kundër korrupsionit. Korrupsioni si fenomen priret të jetë dinamik në kuptimin që ai shfaqet një herë në një sektor dhe një herë në një sektor tjetër në varësi të pranisë të kushteve të tilla favorizuese si mungesa e transparencës, mungesa e një mekanizmi për të dëgjuar zërin e subjekteve të interesuara, mungesa e procedurave të qarta administrative dhe procedurave të ankimit etj. Në këto kushte edhe përgjigja ndaj korrupsionit duhet të jetë dinamike. Ky dinamizëm sigurohet nëpërmjet analizimit sistematik të prirjeve të korrupsionit, analizimit sistematik të efektivitetit të masave anti – korrupsion, analizimit të statistikave të konsoliduara të qeverisë por edhe të organeve ligjzbatuese lidhur me korrupsionin.

Për përmbushjen e këtij objektivi, Ministria e Drejtësisë ka vijuar me mbledhjen, përpunimin dhe harmonizimin e statisitikave të konsoliduara mbi korrupsionin.

Objektivi A 11 – Adoptimi i politikave kundër korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore. Ky objektiv ka si qëllim që institucionet e pushtetit vendor të përfshihen në programin anti – korrupsion të qeverisë duke adoptuar objektivat dhe politikat e lartpërmendura duke i përshtatur ato me specifikat e pushtetit vendor.

Përgatitja e Metodologjisë së Vlerësimit të Rrezikut të Integritetit dhe Kodit Standard të Sjelljes. Në këtë produkt përfshihen hartimi i drafteve, proceset e konsultimit si dhe rishikimi e finalizimi. Gjatë periudhës Janar-Mars 2019, janë organizuar 4 takime informuese rajonale, ku morën pjesë përfaqësues të 61 bashkive dhe prefekturave të vendit.

Përsa i përket progresit të arritur në kuadër të përmbushjes së tre qasjeve të strategjisë lidhur me statusin e zbatimit të masave për periudhën janar-mars 2019, si dhe në tërësi për të gjitha masat e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit , rezulton se:

Nga Raporti vjetor i Monitorimit për periudhën Janar-Dhjetor 2018, nga 52 masa të parashikuara në PV 2018-2020 për Qasjen A (Parandaluese), janë realizuar 24 masa, në proces 13 masa, 1 masë ka qenë e parealizuar dhe 14 masa kanë qenë jashtë periudhës së raportimit.
Referuar periudhës janar-mars 2019, progresi i arritur në kuadër të përmbushjes së qasjes A të strategjisë, lidhur me statusin e zbatimit të masave është si vijon:

Numri i masave në zbatim sipas Qasjes A (Parandaluese)
Masa Të Realizuara Në Proces Të parealizuara Jashtë periudhës së raportimit Jashtë periudhës së raportimit (Raportuar në proces) Jashtë periudhës së raportimit (Raportuar realizuar) Totali i masava sipas statusit

Tremujori i parë 2019 8 5 0 0 0 0 13

Në vijim gjatë 2019 0 0 0 2 9 7 18

Viti 2020 0 0 0 14 3 4 21

Totali 8 5 0 16 12 11 52

Plani i Veprimit 2018 – 2020 përbëhet në total nga 97 masa, përkatësisht 52 masa për qasjen parandaluese, 19 masa për qasjen ndëshkuese dhe 26 masa për qasjen ndërgjegjësuese.

Për tremujorin e parë 2019, rezulton se nga 13 masa (aktivitete) të parashikuara në Planin e Veprimit të Strategjisë për Qasjen A (Parandaluese), nga institucionet përgjegjëse janë raportuar, si më poshtë:

– 8 prej tyre janë të realizuar;

– 5 janë ende në proces zbatimi;

– 16 masa (aktivitete) në proces/të realizuar (të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2019 – nga totali prej 18 masash (aktivitetesh),
– 7 masa (aktivitete) në proces/të realizuar (të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2020). Përqindja ndaj totalit të progresit të zbatimit të Planit të Veprimit për të gjitha aktivitetet e parashikuara për Qasjen A, janë të realizuara 15%, në proces 10%, si dhe 75% janë jashtë periudhës së raportimit.

Përsa i përket progresit tremujor, të analizuar vetëm mbi masat e parashikuara në PV për këtë periudhë raportimi, rezulton se për Qasjen A janë të realizuara 61.5%, si dhe në proces 38.5%.

Qasja Ndëshkuese

Objektivi B 1 – Përmirësimi i efiçiencës dhe efektivitetit të hetimeve penale kundër korrupsionit, synon që hetimi penal i krimit ekonomik dhe financiar duhet të jetë i shpejtë (provat që vërtetojnë kryerjen e këtyre krimeve janë veçanërisht të prirura për t’u zhdukur) dhe i aftë për të vërtetuar deri në detaj 2 gjëra: a) fajësinë dhe b) pasurimin e paligjshëm të të dyshuarve.
Në zbatim të këtij objektivi është parashikuar ndër të tjera dhe aktivititeti mbi forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta me gjithë agjencitë e zbatimit të ligjit të përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe këtyre të fundit dhe gjyqësorit, ku për periudhën janar-mars 2019, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar dy aktivitete trajnuese për anti-korrupsionin me prokurorë, konkretisht:

1. Korrupsioni dhe legjislacioni i brendshëm dhe ndërkombëtar në këtë fushë, veprat penale të Korrupsionit, teknikat e hetimit dhe gjykimi i këtyre vepra penale.

2. Hetimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale, procesi i të provuarit dhe shndërrimi i barrës së provës. Risitë e shtesave dhe ndryshimeve.

Objektivi B 2 – Përmirësimi i bashkëpunimit midis institucioneve ligjzbatuese në ndjekjen penale dhe ndëshkimin penal të korrupsionit. Ndërsa hetimi dhe ndëshkimi i një krimi të zakonshëm zakonisht përfshin trion polici, prokurori dhe gjyqësor, hetimi i suksesshëm i krimit ekonomik përfshin një gamë më të gjerë aktorësh si ILDKPKI, KLSH, DPPPP, subjekte private si bankat, firmat e ndërtimit, agjencitë e pasurive të patundshme, agjencitë e udhëtimit etj, etj. Bashkëpunimi i frytshëm midis organeve të hetimit dhe gjithë këtyre subjekteve është një parakusht për suksesin e luftës penale kundër korrupsionit.

Është nënshkruar ma

rrëveshja e bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Zyrës Qëndore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme “Për dhënien e të drejtës së aksesit prokurorisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme”. Ndërlidhja ka përfunduar dhe po shtohen përdoruesit.
Policia e Shtetit ka siguruar aksesin në bazat e të dhënave dhe në regjistrat elektronike shtetërore të disa institucioneve si: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, DPSHTRR, ZQRPP, QKB, Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Objektivi B 3 – Përmirësimi i kuadrit ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar. Kuadri ligjor për ndjekjen penale të korrupsionit duhet t’i përgjigjet në vazhdimësi prirjeve të korrupsionit dhe problematikës së evidentuar nga hetimi dhe ndëshkimi i kësaj forme të kriminalitetit.

Në zbatim të objektivit B 3, nga MFE është parashikuar të realizohet në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2019, raporti mbi vlerësimin e kuadrit ligjor dhe rekomandimet e krijuara institucionale për ARO (Zyra për Rikuperimin e Aseteve).

Objektivi B 4 – Përmirësimi i bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar. Të ardhurat nga krimi ekonomik dhe financiar shpesh depozitohen ose investohen jashtë vendit. Policia e Shtetit ka marrëveshje bashkëpunimi me Interpol dhe Europol si dhe me struktura homologe të vendeve të tjera, për të luftuar këto krime. Bazuar në këto marrëveshje strukturat ligjzbatuese nëprmjet policisë së shtetit shkëmbejnë informacion në mënyrë të vazhdueshme.
Në zbatim të këtij objektivi, gjatë tremujorit të parë, Ministria e Brendshme ka realizuar informacione të shkëmbyera me agjencitë homologe, në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare dhe korrupsionit si më poshtë:

 42 Informacione, me Interpolin.

 12 Informacione, me Europolin.

 3 Informacione me rrjetin e zyrave per gjetjen e rikuperimin e aseteve kriminale CARIN.  68 raste shkëmbimi Informacione me Agjenci të tjera ligjzbatuese.

Nga Raporti vjetor i Monitorimit për periudhën Janar-Dhjetor 2018, rezulton se nga 19 masa të parashikuara në PV 2018-2020 për Qasjen B (Ndëshkuese), janë realizuar 12 masa, në proces 1 masë, 1 masë ka qenë e parealizuar, si dhe 5 masa kanë qenë jashtë periudhës së raportimit.
Progresi i arritur në kuadër të përmbushjes së qasjes B të strategjisë, lidhur me statusin e zbatimit të masave për periudhën janar-mars 2019, është si më poshtë:

Numri i masave në zbatim sipas Qasjes B (Ndëshkuese)
Masa Të Realizuara Në Proces Të Parealizuara Jashtë periudhës së raportimit Jashtë periudhës së raportimit (Raportuar në proces) Jashtë periudhës së raportimit (Raportuar realizuar) Totali i masava sipas statusit

Tremujori i parë 2019 3 2 3 0 0 0 8

Në vijim gjatë 2019 0 0 0 5 0 4 9

Viti 2020 0 0 0 0 0 2 2

Totali 3 2 3 5 0 6 19

Për tremujorin e parë 2019, rezulton se nga 8 masa (aktivitete) të parashikuara në Planin e Veprimit të Strategjisë për Qasjen B (Ndëshkuese), nga institucionet përgjegjëse janë raportuar, si më poshtë:

– 3 prej tyre janë të realizuar;

– 2 janë ende në proces zbatimi;

– 3 janë të parealizuara;

– 4 masa (aktivitete) në proces/të realizuar (të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2019 – nga totali prej 9 masash (aktivitetesh),

– 2 masa (aktivitete) në proces/të realizuar (të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2020).

Përqindja ndaj totalit të progresit të zbatimit të Planit të Veprimit për të gjitha aktivitetet e parashikuara për Qasjen B, janë të realizuara 16%, në proces 11%, të paralizuara 16%, si dhe 58% janë jashtë periudhës së raportimit.

Përsa i përket progresit tremujor, të analizuar vetëm mbi masat e parashikuara në PV për këtë periudhë raportimi, rezulton se për Qasjen B janë të realizuara 37.5%, në proces 25%, si dhe të parealizuara 37.5%.

Qasja Ndërgjegjësuese

Objektivi C 1 – Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut të gjerë mbi pasojat e korrupsionit. Bashkëpunimi i publikut në luftën kundër korrupsionit është një domosdoshmëri. Për të siguruar këtë bashkëpunim, institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë të mundur sensibilizimin për pasojat negative të korrupsionit mbi jetën e çdo anëtari individual të shoqërisë me qëllimin; për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për pasojat e korrupsionit dhe si ta denoncojnë dhe trajtojnë atë; të rrisë ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me transparencën dhe të drejtën për informim; të rrisë ndërgjegjësimin e sektorit publik dhe privat për zbatimin e Ligjit për Sinjalizimin; të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të zyrtarëve për forcimin e integritetit të zyrtarëve publikë.

Sistemi elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit është i ngritur në çdo institucion dhe i ofron mundësinë çdo qytetari i të mund të dërgojnë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesën/ankesën.
Gjatë periudhës janar – mars 2019 numri i kërkesave për informacion publik të trajtuara nëpërmjet sistemit elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve nga 27 Autoritetet Publike ku regjistri është instaluar tashmë, është 168.

Objektivi C 2 – Nxitja e publikut për të përdorur aktivisht mekanizmat në denoncimin dhe parandalimin e korrupsionit. Nxitja e publikut për përdorimin e mekanizmave dhe sistemeve të ankesave është një nga instrumentet më efikase në luftën kundër korrupsionit.

Në funksion të këtij objektivi janë përmirësuar proceset në sistemin elektronik të platformës së bashkëqeverisjes duke mundësuar gjurmimin dhe etiketimin elektronik të rasteve të dyshuara si korruptive.

Për këtë periudhë, pranë Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje janë regjistruar në total 5808 çështje, kërkesa, ankesa. Çështjet lidhen me nivelin qendror të qeverisjes dhe me nivelin vendor. Në nivelin qendror janë 4613 çështje dhe konkretisht ankesa, në të cilat janë trajtuar 3068. Diferenca është e lidhur me ankesat dhe çështjet në proces në momentin e raportimit.

Objektivi C 3 – Inkurajimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile. Shoqëria civile në Shqipëri ka zhvilluar ekspertizë të një niveli të lartë në lidhje me teknikat dhe metodat e hartimit dhe monitorimit të masave kundër korrupsionit. Për këtë arsye, përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në procesin e konceptimit dhe, çka është më e rëndësishme, mundësimi i saj për të monitoruar ecurinë në zbatimin e masave anti – korrupsion nga qeveria është shumë e rëndësishme.

Në zbatim të këtij objektivi, nga AMShC është finalizuar hartimi i Programit Anti- Korrupsion, si pjesë e aktiviteteve në kuadër të masave të parashikuara. Në program janë integruar nocionet, hapat dhe masat e marra në tërësi nga Strategjia por në veçanti me fokus AMShC-në. Programi do t’u dërgohet edhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në momentin që do të akreditohet nga Bordi Mbikqyrës në mbledhjen e tij të radhës.
Gjithashtu, po vijon ideimi i një platform online lidhur me rastet e denoncimit të korrupsionit me specifikë shoqërinë civile. Është në proces hartimi i programit trajnues nga AMShC për informimin dhe sensibilizimin e organizatave të shoqërisë lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe mjetet e saj.

Nga Raporti vjetor i Monitorimit për periudhën Janar-Dhjetor 2018, rezulton se nga 26 masa të parashikuara në PV 2018-2020 për Qasjen C (Ndërgjegjësuese), janë realizuar 17 masa, në proces 3 masa, 4 masa kanë qenë të parealizuara, si dhe 2 masa kanë qenë jashtë periudhës së raportimit.
Progresi i arritur në kuadër të përmbushjes së qasjes C të strategjisë, lidhur me statusin e zbatimit të masave për periudhën janar-mars 2019, është si më poshtë:

Numri i masave në zbatim sipas Qasjes C (Ndërgjegjësuese)
Masa Të Realizuara Në Proces Të parealizuara Jashtë periudhës së raportimit Jashtë periudhës së raportimit (Raportuar në proces) Jashtë periudhës së raportimit (Raportuar realizuar) Totali i masava sipas statusit

Tremujori i parë 2019 6 2 2 0 0 0 10

Në vijim gjatë 2019 0 0 0 0 1 2 3

Viti 2020 0 0 0 13 0 0 13

Totali 6 2 2 13 1 2 26

Për tremujorin e parë 2019, rezulton se nga 10 masa (aktivitete) të parashikuara në Planin e Veprimit të Strategjisë për Qasjen C (Ndërgjegjësuese), nga institucionet përgjegjëse janë raportuar, si më poshtë:

– 6 prej tyre janë të realizuar;

– 2 janë ende në proces zbatimi;

– 2 janë të parealizuara;

– 3 masa (aktivitete) në proces/të realizuar (të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2019 – nga totali prej 3 masash (aktivitetesh),
– 13 masa (aktivitete) të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2020.

Përqindja ndaj totalit të progresit të zbatimit të Planit të Veprimit për të gjitha aktivitetet e parashikuara për Qasjen C, janë të realizuara 23%, në proces 8%, të paralizuara 8%, si dhe 61% janë jashtë periudhës së raportimit.

Përsa i përket progresit tremujor, të analizuar vetëm mbi masat e parashikuara në PV për këtë periudhë raportimi, rezulton se për Qasjen C janë të realizuara 60%, në proces 20%, si dhe 20% të parealizuara.
Progresi i arritur në kuadër të përm

bushjes së tre qasjeve të strategjisë lidhur me statusin e zbatimit të masave për periudhën janar-mars 2019, si dhe në tërësi për të gjitha masat e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, është si më poshtë:
Numri i masave në zbatim sipas Qasjes A – B – C
Masa Tremujori Parë 2019 Realizuar Tremujori Parë 2019 në Proces Tremujori Parë 2019 parealizuara Jashtë periudhës së raportimit 2019 Jashtë periudhës së raportimit 2020 Jashtë periudhës së raportimit
2019

(në process /realizuar) Jashtë periudhës së raportimit
2020

(në process /realizuar) Totali masave sipas statusit

Qasja parandaluese A 8 5 0 2 14 16 7 52

Qasja ndëshkimore B 3 2 3 5 0 4 2 19

Qasja Ndërgjegjësuese C 6 2 2 0 13 3 0 26

Totali 17 9 5 7 27 23 9 97

Për tremujorin e parë 2019, rezulton se nga 31 masa (aktivitete) të parashikuara në Planin e Veprimit të Strategjisë për të gjitha qasjet, nga institucionet përgjegjëse janë raportuar si më poshtë:

– 17 prej tyre janë të realizuar;

– 9 janë ende në proces zbatimi;

– 5 janë të parealizuara;

– 23 masa (aktivitete) në proces/të realizuar (të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2019 – nga totali prej 30 masash (aktivitetesh),
– 9 masa (aktivitete) në proces/të realizuar (të cilat janë parashikuar për t`u realizuar gjatë vitit 2020 – nga totali prej 36 masash (aktivitetesh).
Përqindja ndaj totalit të progresit të zbatimit të Planit të Veprimit për të gjitha aktivitetet e parashikuara për Qasjen A-B-C, janë të realizuara 18%, në proces 10%, të paralizuara 5%, si dhe 67% janë jashtë periudhës së raportimit.

Përsa i përket progresit tremujor, të analizuar vetëm mbi masat e parashikuara në PV për këtë periudhë raportimi, rezulton se për Qasjen A-B-C janë të realizuara 55%, në proces 29%, si dhe të parealizuara 16%.

Financimi për tremujorin e parë të vitit 2019 nga buxheti i shtetit është në shumën 15,473,691 lekë. Financimi për tremujorin e parë të vitit 2019 nga donatorët është në shumën 87,309,632 lekë.

V. PROBLEMATIKAT E HASURA GJATË RAPORTIMIT TREMUJORProblematikë mbetet edhe për këtë periudhë vonesa e institucioneve për të raportuar brenda afatit të kërkuar (duke tejkaluar periudhën e raportimit), të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në hartimin me vonesë të Raporteve të Monitorimit.

Mosdërgimi i informacionit mbi disbursimin financiar për aktivitetet e parashikuara në SNKK (nga një pjesë e institucioneve), të cilat ndikojnë në pasqyrimin jo real të kostove për zbatimin e Strategjisë.
Gjatë fazës së monitorimit është vënë re një numër i madh pikash kontakti, të cilat kanë raportuar për aktivitete të veçanta të Planit të Veprimit, duke mos u koordinuar brenda institucionit raportues në mënyrë që të dërgohej pranë MD-së një raportim i plotë mbi të gjitha aktivitetet respektive të institucionit përgjegjës.

Një tjetër problematikë është cilësia e kontributeve, të cilat janë raportuar pjesërisht, ku shpesh janë ri-kthyer për t`u plotësuar sipas kërkesave dhe në përputhje me formatin e Planit të Veprimit.

VI. SFIDAT

Me qëllim përmirësimin e zbatimit dhe rritjes së impaktit të Planit të Veprimit, sfidat e rëndësishme për periudhat vijuese të monitorimit janë:
Rritja e nivelit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies nga strukturat e brendshme të institucioneve përgjegjëse edhe nëpërmjet fuqizimit të koordinimit ndërinstitucional. Kryerja e proçesit të monitorimit periodik, diskutimit të gjetjeve dhe miratimit të raporteve respektive

sipas afateve të raportimit të parashikuara në Strategji.
Rakordimi i informacionit të marrë nga pikat e kontaktit tek Drejtoritë e Financës, përpara momentit të raportimit pranë KKK.

Ndërlidhja me procesin e planifikimit buxhetor vjetor dhe afatmesëm në mënyrë që të sigurohet mbulimi i nevojshëm financiar nga Buxheti i Shtetit për ato masa që parashikohen të zbatohen nëpërmjet Buxhetit të Shtetit.
Sigurimi i një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent konsultimi gjatë fazave të raportimit, monitorimit dhe rishikimit të Planit të Veprimit me institucionet përgjegjëse dhe grupet e interesit.

Informimi periodik dhe rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve përgjegjëse të përfshira në PV mbi rëndësinë që paraqet puna e vazhdueshme për zbatimin e duhur të Planit të Veprimit dhe raportimi mbi zbatimin e masave të PV-së.

Adoptimi i qasjes sektoriale duhet të merret në konsideratë, edhe në kuadër të zbatimit të mbështetjes buxhetore. Ai duhet të shoqërohet me procesin paralel të ngritjes së kapaciteteve planifikuese, zbatuese dhe monitoruese të Strategjisë. Kjo do të ndihmojë në përthithjen dhe menaxhimin e asistencës teknike që partneri kryesor BE, do ti akordojë së shpejti institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet mbështetjes buxhetore.

PLANI I MASAVE TË VEPRIMIT 2018-2020, NË ZBATIM TË SNKK 2015-2020
• Qasja Parandaluese – A Objektivi A.1 Rritja e transparencës në veprimtarinë shtetërore dhe përmirësimi i aksesit të qytetarëve në informacion Gjendja aktuale për këtë objektiv Zyra e Komisionerit është e ngarkuar për të administruar ankesa për refuzim të informacionit nga autoritetet publike dhe gjithashtu duhet të monitorojë detyrime të tjera që institucioni ka, bazuar në Ligjin 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Gjatë vitit 2017 Zyra e Komisionerit ka analizuar 560 ankesa dhe ka monitoruar gjithashtu nivelin e transparencës. Autoritetet publike jo vetëm kanë detyrimin të miratojnë Programin e Transparencës por gjithashtu duhet ta përditësojnë atë. Insitucione të pavarura janë ato të cilat kanë programe më të mira transparence. Institucione qëndrore si ministritë duhet të punojnë për të përmirësuar programet e tyre të transparencës. Zyra e Komisionerit me mbështetjen e Projektit STAR 2 do të punojë për të patur një program transparence të dedikuar për qeverinë vendore.

Treguesit e performances/Indikatori:

A.1.a: Numri i institucioneve të cilat kanë implementuar saktë programe transparence Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë 20% rritje ne krahasim me vitin e meparshem, 30% rritje ne krahasim me vitin e meparshem, 50% rritje ne krahasim me vitin e meparshem.
Ky indikator do të tregojë nivelin e transparencës që kanë institucionet dhe duke e matur çdo vit do të kemi mundësinë për të dhënë rekomandime se si të përmirësojmë aksesin në dokumentet publike dhe si të rrisim llogaridhënien e insitucioneve publike.

Zyra e Komisionerit dy herë në vit monitoron programet e transparencës të institucioneve dhe publikon një raport. Stafi i KMDIDP monitoron nëse institucionet kanë publikuar të gjitha tipet e informacionit të cilat janë parashikuar në nenin 7 të Ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” si buxheti, prokurimi, struktura, kuadri ligjor etj. KMDIDP gjithashtu monitoron nëse kordinatori ka përditësuar regjistrat e kërkesave dhe parashikimeve
Performanca do të vlerësohet duke matur përqindjen e rritjes së numrit total të institucioneve që kanë implementuar saktë programe transparence në lidhje me vitin e kaluar. A.1.b: Regjistri qëndror për ankesat dhe përgjigjet është operacional nga 2020 Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: (2018) Ngritja e regjistrit qëndror dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave për ta bërë përdorimin e këtij regjistri të detyrueshëm. (2019) 30 institucione përdorin sistemin e raportimit (psh. të gjitha Ministritë dhe institucionet e pavarura); (2020) 80 % e insstitucioneve shtesë përdorin sistemin e raportimit në lidhje me të dhënat e vitit 2019.

Çdo autoritet publik ka për detyrë të mbajë dhë përditësojë një regjistër të kërkesave dhe përgjigjeve. Por për të patur një pasqyrë të plotë të kërkesave për informacion publik është i nevojshme një regjistër qëndror. Kordinatorët e të drejtës së informimit do ta përditësojnë këtë regjistër duke dhënë të gjithë informacionin që është i nevojshëm.

Zyra e Komisionerit është duke ngritur një regjistër qëndror për kërkesat dhe përgjigjet, për të harmonizuar mbledhjen dhe procesin e ankesave. Ky proces është i rëndësishëm për të siguruar efektivitetin e punës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike “vis-à-vis” qytetarëve dhe OJQ-ve.

Treguesi do të vlerësohet duke matur në fillim krijimin e regjistrit (procesi) dhe më pas përdorimin operacional të tij (performanca).Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës /raportues Kohëzgjatja /Afati Fondet e parashikuara

________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën janar-mars 2019

A.1.1 Implementimi i plotë i Programeve të transparencës dhe rritja e numrit të institucioneve qëndrore që e implementojnë KMDIDP/ ministritë e linjës Vazhdon Pa kosto

________________________________________
552,903 lekë (MM)

291,960 lekë

(KDIMDP)

AZHBR 75.000 lekë

AKU 656.000 lekë

Numri i. programeve të transparencës të miratuara nga institucioni qëndror Rritja e transparencës Në proces

Realizuar

Realizuar

Në process

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar Gjatë periudhës janar – mars 2019 Zyra e Komisionerit, ka vijuar monitorimin e autoriteteve publike lidhur me zbatimin e detyrimeve që burojnë nga Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit.
Gjatë këtij tre mujori Zyra e Komisionerit ka përditësuar listën e Autoriteteve Publike e cila është objekt ndryshimesh të vazhdueshme për shkak të riorganizimit strukturor të institucioneve publike. Si rezultat i këtij monitorimi rezultojnë 419 Autoritete Publike krahasuar me 525 që rezultonin nga lista e mëparshme. Nga kjo listë (pra 419 Autoritete Publike) Zyra Komisionerit gjatë këtij tre mujori ka monitoruar online 161 prej tyre. Nga këto, 106 autoritete publike kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare program transparence, 91 kanë publikuar regjistër të kërkesave dhe përgjigjeve dhe 103 kanë publikuar kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e saj vartëse, kanë implementuar Programet e Transparencës me gjithë informacionet e kërkuara nga ligji. Vijon puna në disa struktura vartëse për përmirësimin dhe përditësimin e tyre. MEPJ Ështe përgatitur dhe publikuar Programi i Transparences për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” në website të MEPJ
Informacioni i bërë publik është i përditësuar në formë e përmbajtje ku evidentohet skema e publikimit e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet dhe çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Riparja e Programit të Transparencës për institucionet e varësisë për të mundësuar rritjen e informacionit që bëhet publike në faqet respektive:

Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura:

http://akzm.gov.al/akzm/programi-i-transparences

Agjensia Kombëtare e Bregdetit

http://www.bregdeti.gov.al/index.php/en/rreth-nesh/transparenca;

Inspektoriati Shteteror i Mjedisit dhe Pyjeve

http://www.insq.gov.al/programi-i-transparences-iq/

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Gjatë periudhës së raportimit,

Programi i Transparencës është përditësuar dhe ka reflektuar ndryshimet

përkatëse, si rrjedhojë e ndryshimeve strukturore të institucionit.

Përditësimi i informacioneve në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është një proces i vazhdueshëm, që zbatohet pa

probleme.http://infrastruktura.gov.al/
MBZHR

Po vazhdohet me zbatimin e Programit të Transparencës, sipas Ligjit

119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, në faqen zyrtare www.mbzhr.gov.al.

Me VKM nr.435 datë 11/07/2018, procedura e konkurimit publik për të drejtën e peshkimit në ujrat e brendshme realizohet on-line nëpërmjet portalit e-albania.

AZHBR
Vijon me implementimin e Programit të Transparencës, në zbatim të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, duke e pasqyruar atë në faqen zyrtare të saj www.mbzhr.gov.al.

Vazhdon të bëhen publike të gjitha projektet që implementon AZHBR, fondet përkatëse për secilin projekt, baza ligjore e mbështetjes fianciare nga të gjitha burimet e financimit, VKM dhe Udhëzimet përkatëse, kriteret e përfitimit dhe formularët për çdo masë mbështetëse etj.

AZHBR ka publikuar në faqen zyrtare dhe në vende publike listat e fituesve të skemave Kombëtare 2018, të ndarë sipas masave dhe qarqeve.
AKU Vazhdohet në vijueshmëri pasqyrimi i tarifave në faqen web dhe në ambjentet e PIK. Tarifat në faqen zyrtare www.aku.gov.al, si rubrikë më vehte. Në faqen zyrtare janë pasqyruar edhe masat administrative për subjektet e gjetur me shkelje në fushën e sigurisë ushqimore. Tarifat janë pasqyruar edhe në sportelin pritës, kërkesë kjo edhe nga reforma e shërbimeve.

AKU po përfundon implementimin e kërkesave të reformës se shërbimeve në drejtimet: Vendosja e posterave të bashkëqeverisjesVendosja e posterave informues të De-rregullimit (ADISA) Krijimi i ambienteve pritëse për qytetarët sipas kërkesave të Quick Wins; Në fazën e përfundimit të kartelave informuese sipas standardeve të ADISA. Vijon publikimi në faqen e AKU-së subjektet që konstatohen me shkelje dhe cënojnë sigurinë ushqimore. MSHMS Programi i transparencës është vazhdimisht i përditësuar çdo 3 muaj sipas përcaktimeve të Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Ky program është i implementuar në MSHMS që prej vitit 2015 dhe menaxhohet nga Koordinatori për të Drejtën e Informimit në MSHMS.

ISHSH: Për periudhën janar-mars 2019, në MSHMS ka ardhur 1 kërkesë për informacion në zbatim të Ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, për të cilat institucioni ka dhënë përgjigje brenda afateve ligjore. FSDKSH: Është përditësuar në faqen zyrtare të Fondit, informacioni në përputhje me programin e transparencës së miratuar nga Fondi. ISHP: Programi është implementuar dhe i pasqyruar në faqen e ISHP.

MASR

Kjo masë është e realizuar. Eshtë vënë në zbatim Programi i Transparencës, sipas Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, në faqen zyrtare http://arsimi.gov.al/programi-i-transparences/ Informacioni i bërë publik në website është i përditësuar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë:

Programi i Transparencës është lehtësisht i aksesueshëm për qytetarët në linkun:

http://www.financa.gov.al/programi-i-transparences-4/

A.1.2 Implementimi i plotë i programeve të transparencës dhe rritja e numrit të institucioneve nga qeverisja vendore që e implementojnë. KMDIDP/ bashkitë

Vazhdon Kostot mbulohen nga Projekti STAR 2
________________________________________291,960 lekë
(KDIMDP)
PBA Numri i programeve të transparencës të miratuara nga bashkitë Rritja e transparencës Në process

Realizuar Bazuar në Urdhrin nr. 211 datë 20.09.2018, “Për miratimin e programit model të transparencës për njësitë e vetëqeverisjes vendore” të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të zbatonin brenda datës 01.01.2019 programin institucional të transparencës. Nga monitorimi i kryer në faqet zyrtare të njësive të vetqeverisje vendore rezulton se në fund të muajit mars 2019, vetëm 5 Bashki kanë publikuar programin e ri të transparencës dhe më konkretisht Bashkia Shkodër, Bashkia Kamëz, Bashkia Belsh, Bashkia Cërrik dhe Bashkia Skrapar. Në vazhdim, Projekti Star 2 është duke asistuar njësitë e vetqeverisjes vendore në përmirësimin e faqeve te internetit. Pjesë e strukturës së faqes zyrtare të njësive të vetëqeverisjes vendore do të jetë dhe programi model i transparencës.
Ministria e Kulturës

Programi i transparencës është publikuar në faqen zyrtare
https://kultura.gov.al/programi-i-transparences-2/
A.1.3 Ngritja e regjistrit qëndror të kërkesave dhe përgjigjeve KMDIDP/ të gjitha insitucionet Për fazën e parë të implementimit kostot mbulohen nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, për fazën e dytë kostot janë parashikuar në mbështetjen buxhetore të RAP.
________________________________________
113,840 lekë

(MM)

305,400 lekë

(KDIMDP)

PBA

AZHBR 25.000 lekë

AKU

89.450 lekë

Regjistri qëndror i kërkesave dhe përgjigjeve është operacional dhe miratimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për përdorim të detyrueshëm Rritja e transparecës Në proces

Realizuar

Realizuar

Në process

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

KDIMDP
Gjatë periudhës janar – mars 2019 numri i kërkesave për informacion publik të trajtuara nëpërmjet sistemit elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve nga 27 Autoritetet Publike ku regjistri është instaluar tashmë, është 168. Për të njëjtën periudhë numri i ankesave drejtuar Zyrës së Komisionerit nëpërmjet regjistrit elektronik është 44 në total.

Ministria e Mbrojtjes

MM dhe institucionet e vartësisë kanë hapur rregjistrin qendror të kërkesave dhe përgjigjeve, të cilin e kemi publikuar në faqen zyrtare të MM, në rubrikën “Transparenca”.

MEPJ

Regjistri qëndror i kërkesave dhe përgjigjeve është operacional.
Rritje e transparencës ku lehtësisht kontrollohet në çdo kohë statusi dhe fazat e shqyrtimit të kërkesave për informacion të kërkuar.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Përditëson në mënyrë të përditëshme regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve, regjistër që publikohet në faqen e Ministrisë http://mjedisi.gov.al/programi-i-transparences/

Ka filluar puna për ngritjen e regjistrit të vetë institucioneve të varësisë për kërkesat dhe përgjigjet që publiku i drejton këtyre institucioneve në mënyrë të drejtpërdrejtë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:

MIE ka regjistrin institucional të kërkesave dhe përgjigjeve. Ky regjistër gjendet edhe në faqen zyrtare të ministrisë, i cili përditësohet rregullisht, sipas përcaktimeve të parashikuara në Ligjin për të Drejtën e Informimit.
http://infrastruktura.gov.al/programi-i-transparences-6/
Për periudhën Janar – Mars 2019 janë trajtuar në total 63 kërkesa për informacion. Aplikacioni për regjistrin qëndror të kërkesave dhe përgjigjeve në portalin PYET SHTETIN.al është instaluar pranë MIE dhe po funksionon normalisht që nga muaji Maj 2018.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka patur një fluks të lartë të kërkesave përmes portalit të ri, por që gjithësesi që nga fillimi ka pësuar njëfarë rritjeje. Numri i kërkesave në portalin Pyet Shtetin.al për MIE per periudhën Janar- Mars 2019 ka qenë 13 kërkesa.

Rrugët kryesore të kërkesave për informacion vijojnë të jenë ato përmes protokollit dhe në adresën elektronike të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, ose adresën zyrtare të MIE-it MBZHR Po vazhdon evidentimin e kërkesa/ankesave, e konkretisht për periudhën raportuese janë evidentuar 0 ankesa/kërkesa të qytetarëve. AZHBR Nëpërmjet Koordinatorit për të drejtën e Informimit, ka bashkërenduar punën për plotësimin e kërkesa/ankesave brënda afateve dhe mënyrës së përcaktuar nga ligji, në funksion të monitorimit dhe zbatimit të Ligjit “Për të drejtën e Informimit”.
Çdo kërkesë, ankesë e palëve të interesuara, fermerë, subjekte, individë të ndryshëm, etj protokollohet në AZHBR sipas rregullave të protokollit. Sipas problematikës që kërkohet kërkesa/ankesa delegohet në drejtoritë/sektorët përkatës të cilët brenda afateve ligjore të përcaktuara në ligjin 119/2014, mbi të drejtën e informimit sqarojnë/informojnë palët e interesuara.

AKU

AKU ka regjistër për të gjitha kërkesat duke përfshirë edhe ato që vijnë nga adresa elektronike. Regjistri është i publikuar në faqen zyrtare. Janë informuar sipas rasteve të gjitha subjektet e interesuara.

Ministria e Kulturës

Çdo institucion apo individ mund të dërgojë ankesat pranë Ministrisë së Kulturës në e-mail, [email protected] Njëkohësisht ankesat vijnë nga portali Shqipëria.al. Për shkak të numrit të vogël të ankesave, ato delegohen direkt te drejtoritë përkatëse ku edhe marrin zgjidhje.

MSHMS

Regjistri qëndror i kërkesave dhe përgjigjeve, është i përditësuar periodikisht njëkohësisht me programin e transparencës. Regjistri përmban të dhëna të përgjithshme mbi kërkesat, kthimin e përgjigjes, afati kohor dhe kosto monetare e informacionit.

ISHSH: Programi i transparencës është vazhdimisht i përditësuar çdo 3 muaj sipas përcaktimeve të Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Ky program është i implementuar në ISHSH që prej vitit 2015 dhe menaxhohet nga Koordinatori për të Drejtën e Informimit në ISHSH. Ankesat dërgohen në adresën e koordinatorit [email protected] e cila është e publikuar. Për momentin faqja zyrtare e ISHSH është në ristrukturim.
SHSSH: Bazuar në Programin e Transparencës të SHSSH, Drejtoria e Komunikimit ka ngritur Rregjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve që përditësohet çdo 3-muaj online. Gjithashtu çdo qytetar që paraqitet në zyrat e SHSSH plotëson formularin e kërkesës dhe merr përgjigje brenda afateve ligjore. FSDKSH ka krijuar regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve sipas ligjit

Nr. 119/2014.

Pranë Zyrës së marrëdhenieve me publikun përgjatë periudhës Janar – Mars 2019 janë trajtuar kërkesa dhe ankesa në total 399, tipologji të ndryshme, ndërsa 10 kërkesa janë në proces, në momentin e këtij raportimi.
ISHP: Është ngritur regjistri i kërkesave dhe ankesave i cili figuron edhe në faqen e ISHP.

Për periudhën Janar-Mars 2019 ka patur 1 (një) kërkesë për informacion të cilës i është kthyer përgjigje brenda afatit.MASR Sistemi elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit është i ngritur në MASR dhe i ofron mundësinë çdo qytetari i të mund të dërgojnë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesën/ankesën. Kjo masë është e realizuar. Përditësimi kryhet vazhdimisht. Për periudhën janar-mars 2019 numri i kërkesave dhe përgjigjeve është 16. Të gjitha kërkesave i’u janë kthyer përgjigje nga institucioni si dhe nëse nuk ka qenë informacion që nuk i përkiste MASR, kthimi përgjigjes është deleguar te institucionet përkatëse konform legjislacionit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë përditëson çdo 3-muaj regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve i cili mund të aksesohet në linkun:
http://www.financa.gov.al/programi-i-transparences-4/
A1.4 Monitorimi i implementimit të ligjit KMDIDP Buxheti i shtetit / Pa kosto
________________________________________885,120 lekë

(KDIMDP)

PBA

Raport vjetor mbi zbatimin e ligjit, duke përfshrire analizën e ankesave te vlefshme te analizuara nga Zyra e Komisionerit Përmirësimi i aksesit në informacion Në proces Gjatë periudhës janar-mars 2019, Zyra e Komisionerit ka vijuar me monitorimin e zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit duke shqyrtuar jo vetëm ankesat e depozituara por duke kryer gjithashtu inspektime, seanca dëgjimore si dhe duke marrë vendime urdhërimi apo sanksionimi sipas ligjit për rastet kur është konstatuar refuzim i padrejtë i vënies në dispozicion të informacionit. Janë shqyrtuar në total 231 ankesa të depozituara nga qytetarë por edhe nga organizata të shoqërisë civile. Nga këto ankesa 148 prej tyre janë zgjidhur me ndërmjetësim, 30 janë konstatuar si jashtë objektit, 6 jashtë afatit dhe 5 të paplota. Janë marrë 8 vendime, nga këto 7 Vendime Urdhërimi dhe 1 Vendim me gjobë. Janë zhvilluar 9 seanca dëgjimore dhe janë kryer 38 inspektime.

A1.5 Zhvillimi dhe implementimi i mjeteve për monitorimin dhe implementimin e Ligjit 119/2014 KMDIDP/ të gjitha institucionet Buxheti i shtetit / Pa kosto
________________________________________
252,385 lekë
(MM)
291,960 lekë
(KDIMDP)
PBA

Numri i institucioneve që përdorin mjete vetë-vlerësuese Përmirësimi i aksesit në informacion Në proces

Realizuar

Realizuar

Në process

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

KDIMDP
Gjatë kësaj periudhe nuk është hartuar ndonjë mjet i ri por ka vijuar monitorimi i faqeve të internetit të programeve të transparencës nga ana e Zyrës së Komisionerit.

Ministria e Mbrojtjes

– Janë caktuar koordinatorët për të Drejtën e Informimi në MM dhe

strukturat vartëse;

– Vijon implementimi dhe zbatimi i ligjit, duke respektuar afatet në kthimin e

përgjigjeve.

MEPJ
Të dhënat janë bërë të aksesueshme në faqen Web të MEPJ
Është krijuar regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve si dhe është bërë publikimi i tij. Janë trajtuar në kohë të gjitha kërkesat për informacion. Janë përmirësuar rubrika që i shërbejnë rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Për periudhën raportuese janë paraqitur 15 kërkesa dhe janë dhënë po 15 përgjigje sipas afateve parashikuar në ligj.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Identifikimi i mjeteve për përmirësimin e aksesit të informimit për fushën e turizmit dhe mjedisit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: MIE ka regjistrin institucional të kërkesave dhe përgjigjeve. Ky regjistër gjendet edhe në faqen zyrtare të ministrisë, i cili përditësohet rregullisht, sipas përcaktimeve të parashikuara në Ligjin për të Drejtën e Informimit.
http://infrastruktura.gov.al/programi-i-transparences-6/

Për periudhën Janar – Mars 2019 janë trajtuar në total 63 kërkesa për informacion. Aplikacioni për regjistrin qëndror të kërkesave dhe përgjigjeve në portalin PYET SHTETIN.al është instaluar pranë MIE dhe po funksionon normalisht që nga muaji Maj 2018. Gjatë kësaj periudhe nuk ka patur një fluks të lartë të kërkesave përmes portalit të ri, por që gjithësesi që nga fillimi ka pësuar njëfarë rritjeje. Numri i kërkesave në portalin Pyet Shtetin.al për MIE për periudhën Janar – Mars 2019 është 13 kërkesa.
Rrugët kryesore të kërkesave për informacion vijojnë të jenë ato përmes protokollit dhe në adresën elektronike të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, ose adresën zyrtare të MIE-s.

Ministria e Kulturës
Ministria e Kulturës monitoron periodikisht zbatimin e ligjit 119/2014 nga strukturat e saj, ngarkuar për zbatim të ligjit.
Referuar Urdhrit të Ministrit të Kulturës Nr. 155 Prot, datë 6.03.2018, Ministria ka caktuar Koordinator për të Drejtën e Informimit për Ministrinë e Kulturës. Për periudhën Janar-Mars 2019 janë trajtuar 9 kërkesa për informacion, të publikuara në faqen zyrtare të ministrisë, programi i transparencës. Nuk ka asnjë ankesë drejtuar MK.
Portali për regjistrin e kërkesave është www.pyetshtetin.al

MSHMS:

Çdo informacion i pasqyruar në programin e transparencës, është i aksesueshëm online. Në mungesë të aksesit online, informacioni bëhet i disponueshëm nëpërmjet kërkesave sipas mënyrave të përcaktuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, të cilave u jepet përgjigje brenda afateve ligjorë.

ISHSH: Programi i transparencës është vazhdimisht i përditësuar çdo 3 muaj sipas përcaktimeve të Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”. Ky program është i implementuar në ISHSH që prej vitit 2015 dhe menaxhohet nga Koordinatori për të Drejtën e Informimit në ISHSH. Ankesat dërgohen në adresën e koordinatorit [email protected] e cila është e publikuar. Për momentin faqja zyrtare e ISHSH është në ristrukturim.
SHSSH: Bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, SHSSH ka miratuar Programin e Transparencës. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së SHSSH-së në qëndër dhe strukturave të saj në bazë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.sherbimisocial.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut në SHSSH. Programi i transparencës është i pasqyruar në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike të informacionit sipas LDI-së si dhe përmes strukturës përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin e emetuar për pasqyrim publik.

Gjithashtu SHSSH ka caktuar sipas ligjit Koordinatorin për të Drejtën e Informimit, duke vendosur në shërbim të qytetarëve numrat përkatës të telefonit, adresën e-mail: [email protected], dhe rubrikën Inbox në llogarinë e SHSSH në facebook për kthim përgjigjie, apo Wall për publikime periodike të aktivitetit të SHSSH
Gjatë periudhës Janar- Mars 2019 janë regjistruar në Rregjistrin e Kërkesë- Ankesave dhe u është kthyer përgjigje 32 kërkesave të qytetarëve për informacion dhe ankesave të natyrave të ndryshme.

FSDKSH: ka caktuar sipas ligjit Koordinatori për të Drejtën e Informimit.
Gjithashtu ka vendosur në shërbim të qytetarëve numrat përkatës të telefonit, si dhe adresën e-mail: [email protected]
Pranë Koordinatorit për të drejtën e informimit janë regjistruar, trajtuar dhe është kthyer përgjigje për 5 (pesë) raste, kërkesa për informacion brenda afateve dhe kërkesave ligjore ISHP: Implementimi programit të transparencës sipas Ligjit 119/2014 është aplikuar

MASR

Koordinatori për të drejten e informit është përgjegjës për bashkërendimin e punës për garantimin e të drejtës së informimit. Është krijuar regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe është bërë publikimi i tij, si dhe eshtë publikuar programi i transparencës ne zbatim te Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”.Linku: http://arsimi.gov.al/regjistri-dhe-formati-i-kerkesave-per-informacion/

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, është ngarkuar me urdhër ministri Koordinatori për të drejtën e informimit për të monitoruar dhe zbatuar me përpikmëri të gjitha udhëzimet e ardhura nga Komisioneri. Ai mban përgjegjësi per trajtimin e kërkesave brenda afateve ligjore të përcaktuara në ligj. Objektivi A.2 Rritja e transparencës në planifikimin, detajimin, menaxhimin dhe kontrollin e fondeve buxhetore

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Indikatori i mëposhtëm referon te funksionalitetet e prezantuara së fundmi në sistemin e prokurimit publik, përkatësisht dorëzimi elektronik i regjistrave të parashikimit të prokurimit dhe realizimit. Për këtë arsye nuk ka informacion bazë përderisa deri tani nuk është bërë asnjë matje lidhur me modifikimet e regjistrit.

Treguesit e performances/Indikatori:

A.2.a: Përqindja e elementëve të modifikuar në Planet Vjetore të Prokurimit

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: 50%, 35% dhe 20% respektivisht. Planet e Prokurimit të përgatitura nga autoritetet kontraktuese përbëhen nga disa elementë. % e elementëve të modifikuar përgjatë vitit tregon saktësinë e autoriteteve kontraktuese në planifikimin e prokurimit. Në këtë kuptim, planifikimi më i mirë është i barabartë me modifikimet më të vogla.

Performanca do të vlerësohet duke matur raportin ndërmjet numrit total të elementëve të modifikuar, mbi numrin total të elementëve të publikuar në planet vjetore të prokurimit. Treguesi do të matet nga formula më poshtë.

A.2.b: Pjesa e kontratave të dhëna përmes procedurave të negociuara pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: nën 20 %, 15 % dhe 10 % respektivisht.

Numri i procedurave të negociouara pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës ka qënë relativisht i lartë krahësuar me numrin total të procedurave të dhëna (procedurat e negociuara + elektronike pa publikim paraprak) që arrijnë ndërmjet 30-32%. APP ka marrë tashmë disa masa drejt përmirësimit të situatës dhe zvogëlimit të numrit të procedurave të tilla të cilat priten të tregojnë rezultatin e tyre në fund të 2018.
Performanca do të vlerësohet duke matur raportin e numrit total të procedurave të negociuara pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës, mbi numrin total të procedurave (procedurat e negociuara + elektronike pa publikim paraprak). Treguesi do të matet nga formula më poshtë.

A.2.c: Pjesa e kontratave të ndryshuara gjatë vitit Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: 20 %, 15 % dhe 10 % respektivisht.
Numri i lartë i kontratave të ndryshuara gjatë vitit, është një tregues i qartë i mangësive të autoritetit kontraktues në planifikimin e procedurës dhe përgatitjen e specifikimeve teknike si dhe në implementimin e kontratës.
Reduktimi në shpërndarjen e kontratave të ndryshuara gjatë vitit paraqet një shenjë të qartë të rritjes së transparencës në planifikimin, përpunimin, menaxhimin dhe kontrollin e buxheteve.
Performanca do të vlerësohet duke matur raportin e numrit total të kontratave të ndryshuara, mbi numrin total të kontratave.
Treguesi do të matet nga formula e mëposhtme:

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës

/raportues

Kohëzgjatja

/Afati Fondet e parashikuara

________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për

periudhën

janar-mars 2019

2019

A.2.1 Monitorimi i përgatitjes së regjistrit të parashikimeve dhe regjistrit te realizimeve për prokurimin publik në sistemin elektronik të prokurimit. APP

Dhjetor 8,150,400 lekë

Buxheti i Shtetit

________________________________________876,080 lekë % e elementëve të modifikuar në regjistrin e parashikimeve të prokurimeve vjetore Përmirësimi i planifikimit të prokurimit Në proces

(Jashtë periudhës së raportimit) Ky aktivitet është parashikuar të realizohet në Dhjetor 2019. Përqindja e elementeve të ndryshuar në regjistrin e parashikimeve për periudhën Janar-Mars 2019 është 9.7 %.
A.2.2 Prodhimi i një raporti të brendshëm mujor i monitorimi të procedurave të negociuara pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës dhe përcjellja e feedbacks / paralajmërime për autoritetet kontraktuese APP Dhjetor

11,361,120 lekë

Buxheti i Shtetit

963,240 lekë Raportet mujore
% e procedurave te negociuara të kryera përkundër nr total të procedurave të dhëna. (elektronik + të negociuara pa publikim paraprak) Rritja e

transparencës

Në proces

(Jashtë periudhës së raportimit) Ky aktivitet është parashikuar të realizohet në Dhjetor 2019.
Përqindja e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës ndaj totalit të procedurave të fituara në periudhën Janar-Mars 2019 është 1.6%.
A.2.3 Prodhimi i një raportimi gjashtë-mujor për monitorimin e implementimin e kontratës dhe ndryshimeve të saj dhe dorëzimi i përgjigjeve/reagimeve/paralajmërimeve tek autoritetet publike MFE/APP/CPA Qershor 9,173,760 lekë
Buxheti i Shtetit
________________________________________567,000 lekë Raportet gjashtë-mujore
Paraqitja e përgjigjeve/reagimeve/paralajmërimeve
Nr. mesatar i ndryshimeve për kontratë Përmirësimi i implementimit të kontratës Në proces
(Jashtë periudhës së raportimit) Ky aktivitet është parashikuar të realizohet në Qershor 2019.
Përqindja e ndryshimeve të kontratave nga të dhënat e administruara për periudhën Janar-Mars 2019 është
4.7%.
Objektivi A.3 Fuqizimi i infrastrukturës elektronike të institucioneve publike

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Numri i shërbimeve elektronike të niveleve 3 dhe 4 të autenticitetit bazohet në 4 fazat e UN (Kombeve të Bashkuara) të zhvillimit të shërbimeve online sipas përkufizimeve të mëposhtme:

Faza 3: website-t e shërbimeve transaksionale qeveritare janë angazhuar në një komunikim dy palësh me qytetarët e tyre, duke përfshirë kërkesat dhe ofertat e dhëna mbi politikat qeveritare, programet, rregullat, etj. Për të realizuar me sukses këtë shkëmbim kërkohen disa forma të autenticitetit elektronik të identitetit të qytetarëve. Websitet qeveritare zhvillojnë transaksionet jo-financiare, Psh. të plotësosh taksat online ose të aplikosh për çertifikata, licensa dhe leje. Ata gjithashtu merren me transaksione financiare, Psh ku paratë janë të transferuara në një rrjet të sigurt.
Faza 4:

Shërbimet e lidhura të website-ve qeveritare kanë ndryshuar mënyrën sesi qeveritë komunikojnë me qytetarët e tyre. Ata janë proaktiv në kërkimin e informacionit dhe opinioneve nga qytetarët që përdorin web 2.0 dhe mjete të tjera interaktive. Shërbimet elektronike dhe zgjidhjet elektronike kalojnë përmes departamenteve dhe ministrive në mënyrë konstante, informacioni, të dhënat dhe njohuritë janë transferuar nga agjensitë qeveritarë përmes aplikimeve të integruara. Qeveritë kanë kaluar nga një qeveri-në krye (qëndrore) në një qasje me qytetarin në qëndër ku shërbimet elektronike janë përqëndruar tek qytetaret midis ngjarjeve të ciklit jetësor dhe grupeve të segmentuara për të siguruar shërbime të përshtatshme. Qeveritë krijojnë një mjedis që fuqizon qytetarët për të qenë më të përfshirë në aktivitetet qeveritare dhe për të pasur një zë në marrjen e vendimeve.

Vlera bazë për vitet: 2017-të është 527 shërbimeve elektronike në dispozicion dhe plotësisht funksionale, duke monitoruar raportin e disponueshëm nga portali elektronik i Shqipërisë.

Treguesit e performances/ Indikatori:

A3 – Numri i shërbimeve elektronike funksionale për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë:
Për vitin 2018, numri i shërbimeve elektronike të nivelit 3 & 4 të autenticitetit do të jetë 562, rritur me 35 shërbime elektronike krahasuar me vitin 2017.Për vitin 2019, numri i shërbimeve elektronike të nivelit 3 & 4 të autenticitetit do të jetë 582, rritur me 20 shërbime elektronike krahasuar me vitin 2018.Për vitin 2020, numri i shërbimeve elektronike të nivelit 3 & 4 të autenticitetit do të jetë 602, rritur më 20 shërbime elektronike krahasuar me vitin 2019.Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit total të shërbimeve elektronike të aksesueshmë, në dispozicion për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës

/raportues

Kohëzgjatja

 

/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për

periudhën

janar-mars 2019

2019
A.3.1 Rritja dhe përmirësimi i raportimeve në shërbimet elektronike funksionale në portalin elektronik e-Albania. AKSHI Fund i vitit 2019 Për tu vlerësuar pas Procesit të Derregullimit, i cili është duke u zhvilluar dhe pasi të ketë një përshkrim ekzakt të llojeve të shërbimeve elektronike të kërkuara për zbatim.

________________________________________ Nr i shërbimeve elektronike të reja të niveleve 3 dhe 4 dhe funskionale
Korrupsion më i ulët për shkak të shmangjes së kontakteve direkte midis qytetarëve, bizneseve dhe punonjësve të institucioneve publike.
Numri i shërbimeve elektronike funskionale për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike, rritja e impaktit për korrupsion më të ulët si një rezultat i shmangies së kontakteve direkte midis qytetarëve, bizneseve dhe punonjësve të institucioneve publike. Realizuar Lista e shërbimeve të reja elektronike të shtuara gjatë kësaj periudhe:

Gjatë kësaj periudhe, AKSHI ka identifikuar listën e shërbimeve prioritare që do implementohen në portalin e-Albania, për zhvillimin e së cilave ka nisur edhe puna dhe si rrjedhim, nuk ka pasur shërbime të reja të shtuara.
720,000 dokumente me vulë elektronike të gjeneruara në periudhën janar – mars 2019, përmes modulit të e-albanias dhe portalit e-albania, duke reduktuar kështu burokracitë dhe duke eliminuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kontaktin qytetar – administratë.

88,100 përdorues të regjistruar në portalin e-albania për periudhën në fjalë. Në total mbi 809,000 përdorues të portalit, të cilët mund të përdorin shërbimet elektronike të tij duke reduktuar prezencën fizike në sportelet e institucioneve.

Mbi 1.75 milionë përdorime të shërbimeve elektronike të portalit nga qytetarët, bizneset dhe punonjësit e administratës çka nënkupton se 1.75 milionë vizita në zyrat e administratës janë eliminuar.
Objektivi A.4 Përmirësimi i trajtimit të denoncimeve ndaj korrupsionit

Gjëndja aktuale për këtë objektiv

Nga analizat e punës të Policisë së Shtetit evidentohet një numër i madh i ankimeve të paraqitura nga qytetarët për të cilat policia e shtetit vihet në dijeni nëpërmjet portaleve, nëpërmjet postës elektronike dhe postës së shkruar. Nga analizimi i të dhënave evidentohet se në pjesën më të madhe të referimeve e zënë këto ankime. Në këtë kontekst nga strukturat për hetimin e korrupsionit në Policinë e Shtetit po ju kushtohet rëndësi trajtimit me përparësi dhe profesionalizëm të këtyre rasteve.

Treguesit e performances/ Indikatori:

A.4 Numri i hetimeve të korrupsionit të ardhura nga denoncimet e qytetarëve.

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: (2018) Përmirësimi i procesit të brendshëm të monitorimit të Policisë së Shtetit me qëllim për të marrë të dhëna të zbërthyera (2019) 5% rritur, në lidhje me 2018; (2020) 5% rritur, në lidhje me 2019.

Evidentimi dhe goditja e rasteve te korrupsionit, si mase per te parandaluar dhe ulur numrin e perfshirjes se zyrtarëve publik në veprime korruptive. Evidentimi dhe analizimi i fushave me risk të korrupsionit dhe marrja e masave parandaluese.

Që nga 2017, të dhënat në dispozicion të Policisë së Shtetit tregojnë numrin total të hetimeve dhe numrin total të hetimeve të gjeneruara nga iniciativa e policisë. Diferenca ndërmjet këtyre shifrave paraqet numrin total të hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve dhe institucioneve të tjera. Plani i Veprimit duhet të japë përparësi një aktiviteti që krijon një sistem për të ndjekur numrin e hetimeve të gjeneruara në mënyrë specifike nga denoncimet e qytetarëve. Pasi ky sistem të jetë vendosur, Plani i Veprimit do të përcaktojë prioritetin e krijimit të një statistike me matjen e përqindjes së këtyre hetimeve, të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve të paraqitura përmes portaleve në internet.

Prandaj në këtë fazë të dhënat bazë janë të disponueshme vetëm në numrin e përgjithshëm të hetimeve të krijuara nga qytetarët dhe denoncimet e institucioneve të tjera. Treguesi do të vlerësohet duke matur në fillim përmirësimin e procesit të monitorimit të brendshëm të Policisë së Shtetit me qëllim marrjen e të dhënave të zbërthyera (proces) dhe më pas rritjen e numrit total të hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve (performanca).

Është vendosur një nën-tregues shtesë për vitet 2019 dhe 2020, për të matur përqindjen e hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve të cilat janë dorëzuar përmes portaleve online.

Nën-indikatori A.4.a.1: Raporti i hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve nëpërmjet portaleve online, mbi numrin total të hetimeve të gjeneruara nga denoncimet e qytatarëve.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës

/raportues

Kohëzgjatja

/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për

periudhën

janar-mars 2019

2019

A.4.1 Përmirësimi i efiçencës e trajtimi me përparësi dhe nga struktura të specializuara për të marrë të dhëna të zbërthyera mbi numrin e hetimeve të korrupsionit të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve Policia e Shtetit Buxheti i shtetit

________________________________________ Përmirësimi i procesit të brendshëm të monitorimit Rritja e besimit të qytetarëve tek strukturat ligjzbatuese të anti-korrupsionit e për rrjedhojë rritjen e denoncimeve nga qytetarët. Realizuar Policia e Shtetit

Gjatë periudhës Janar-Mars, viti 2019, nga strukturat Kundër Korrupsionit, në Policinë e Shtetit, janë evidentuar: 220 vepra penale, autorë të proceduar penalisht: 313 arrestuar: 19 ndaluar: 10 gjykim të lirë: 284. Numri i hetimeve të korrupsionit të

gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve është 78 raste, për të cilat janë kryer veprimet policore dhe hetimore dhe janë referuar në Prokurori.

A.4.2 Kryerja e trajnimeve të përbashkëta në fushën e korrupsionit dhe të krimeve në detyrë mes institucioneve ligjzbatuese Prokuroria
Policia e Shtetit Buxheti i shtetit
________________________________________ Numri i trajnimeve Rritja e aftësive profesionale të burimeve njerezore që do të merren me trajtimin e rasteve të denoncuara nga qytetarët Realizuar Gjatë kësaj periudhe janë realizuar: 2 trajnime/seminare, në fushën e Krimeve Ekonomike-Financiare, kundër Korrupsionit dhe Krimeve në Detyrë, me 4 përfitues nga burimet njerëzore. Trajnimet janë kryer nga:

1. Këshilli i Europës.

2. Ambasada Amerikane.

A.4.3 Kryerja e takimeve dhe analizave të përbashkëta mes agjensive ligjzbatuese lidhur me trajtimin e ankesave të qyetarëve. Prokuroria

Policia e Shtetit Tremujori i 2-të

Buxheti i shtetit

________________________________________ Numri i takimeve, analizave Rritja e kordinimit të strukturave ligjzbatuese lidhur me çështjet e gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve Realizuar Gjatë kësaj periudhe janë kryer 87, takime dhe analiza të përbashkëta me Prokurorinë, dhe Agjencitë/Instucione të tjera ligjzbatuese, lidhur me trajtimin e ankesave dhe hetimeve të proçedimeve penale.

A.4.4 Rritja e transparences për publikun nga institucionet ligjzbatuese.

Prokuroria

Policia e Shtetit Buxheti i shtetit
________________________________________ Raporti i ankesave të publikuara në faqet e internetit të institucioneve kundrejt ankesave të pranuara gjithsej

Rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve për kryerjen e detyrave funksionale Realizuar Policia e ShtetitNga Drejtoria e Standarteve Profesionale, janë regjistruar 350 ankesa të ardhura në Platformën, “Zyra e Bashkëqeverisjes”, në Kryeministri. Janë verifikuar dhe kthyer përgjigje 310 ankesa, në proces 20 raste (brenda afateve).

A.4.5 Ngritja nga institucionet e grupeve, ose strukturave, audituese me objekt inspektimin për marrjen, rregjistrimin, trajtimin e ankesave nga qytetarët për punonjësit e institucioneve shtetërore. Të gjithë institucionet Buxheti i shtetit
________________________________________
2,561,728 lekë

(SHÇBA)

AZHBR 20.000 lekë

AKU 221.280 lekë

354,851 lekë (MM)

Numri i institucioneve që kanë ngritur grupe apo struktura për trajtimin e ankesave të qytetarëve për punonjësit shtetëror. Rritja e llogaridhënies nga punonjësit e administratës shtetërore lidhur me ankesat e qytetarëve. Në proces

Realizuar

Realizuar

N/A

Në process

Në process

Realizuar

SH.Ç.B.A.
Për periudhën raportuese nga SH.Ç.B. A janë marrë dhe trajtuar 1546 telefonata në linjën e gjelbër 0800 90 90 dhe 408 ankesa nga të gjitha portat e mundshme që SH.Ç.B. A ka vënë në dispozion të publikut.
Pas hetimit administrative të ankesave ka rezultuar se:

Për 56 punonjës policie janë evidentuar shkelje të karakterit administrativ dhe është sugjeruar fillimi i hetimit disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Për 2 punonjës policie janë gjetur shkelje ku janë konstatuar elementë të veprës penale, duke bërë referimin e materialeve pranë organit të Prokurorisë.

Në rastet e tjera veprimet e punonjësve të policisë kanë qenë konform procedurave standardeve të punës. Policia e ShtetitNë të gjitha strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë dhe Komisariateve të Policisë, janë të ngritura dhe funksionojnë zyrat e pritjes të qytetarëve, për marrjen, rregjistrimin, trajtimin e ankesave nga qytetarët, për punonjësit e institucioneve shtetërore.Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, funksionon struktura e Sektorit të Disiplinës dhe Ankesave, për marrjen, rregjistrimin, trajtimin e ankesave nga qytetarët për punonjësit e institucioneve shtetërore.

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrimeve ligjore bashkëpunon me Zyrën e Bashkëqeverisjes, në Kryeministri për marrjen/rregjistruar/ trajtuar dhe zgjidhjen e ankesave nga qytetarët për punonjësit e institucioneve shtetërore.

Çdo ankesë trajtohet sipas objektit, duke i referuar/dërguar institucioneve ligjzbatuese, apo të tjera. Pas kryerjes së veprimeve administrative, apo hetimore, ju është kthyer përgjigje qytetarëve.

Ministria e Mbrojtjes

Në Ministrinë e Mbrojtjes, në Drejtorinë e Inspektimit të Përgjithshëm është ngritur dhe funksionon Sektori i Kërkesë – Ankesave dhe Informimit, i cili administron, rregjistron, trajton, ndjek dhe informon për të gjitha ankesat që vijnë në adresë të Ministrit të Mbrojtjes, duke e informuar atë dhe publikun për zgjidhjet e dhëna.

Gjithashtu edhe në strukturat vartëse është përcaktuar personeli që realizon të njëjtat detyra për strukturat ku bëjnë pjesë.
MEPJNuk ka pasur inspektime pasi nuk ka pasur raste të denoncimeve nga qytetarët.Ministria e Turizmit dhe MjedisitPo identifikohen drejtoritë përkatëse që do jenë pjesë e këtij procesi.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Ngritja e pikave të kontaktit në Institucionet e Varësisë të MIE-it lidhur me marrjen dhe rregjistrimin e ankesave nga qytetarët për realizimin e SNKK.MBZHRnë strukturën e saj ka ngritur e miratuar njësinë për sinjalizimin, mbrojtjen e sinjalizuesve e konfliktit të interesave, në përbërje të Drejtorisë Auditimit të Brendshëm.

Nga DAB është përgatitur Rregullorja “Për hetimin administrative të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialiteti, për hetimin administrativ të kërkesave të sinjalizuesit për mbrojtjen nga hakmarrja në MBZHR”, e dërguar për miratim në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit Interesave.

Nuk janë paraqitur ankesa për punonjësit e institucionit.

AZHBR

“Struktura Përgjegjëse për Sinjalizimin, mbrojtjen e sinjalizuesve dhe Parandalimin e Konfliktit të Interesave”, e ngritur pranë AZHBR, merr dhe trajton të gjitha rastet e raportuara për konfliktet e interesit apo praktika të ndryshme abuzive.

 

Në muajin Janar kjo strukturë ka paraqitur raportet vjetore në ILDKPKI.
Për periudhën raportuese nuk janë paraqitur ankesa për punonjësit e institucionit.

AKU

Ankesat trajtohen nga Sektori i Auditimit në kuadrin e denoncimi, në bashkëpunim me strukturat e tjera inspektuese sipas çështjes konkrete të denoncuar. Kjo për të gjitha rastet, si nga ana kur ato paraqiten nga Platforma, por edhe me mjete te tjera.

Trajtimi Ankesash nga Platforma e Bashkëqeverisjes
Janë trajtuar rreth 15 raste të tilla dhe janë kthyer përgjigje te gjitha rasteve. Problematikat kanë të bëjnë me: – Ankesë nga subjekte për produkte të tregëtuara nga subjekte të tjerë pa licencë
– Ankesa nga subjekte të interesuar, në lidhje me tregëtimin e produkteve në treg jashtë kushteve të caktuara.

– Ankesa për largim nga detyra

– Kërkesa për punësim

Trajtuar Ankesa të ardhura në Drejtorinë e Përgjithshme, nga burime të ndryshme gjithsej 68 ankesa.Ankesat kryesisht kanë qenë për masat administrative me gjobë.Për 1 inspektor ka filluar ecuria disiplinore, për shkelje të rënda dhe për 3 të tjerë, pritet të fillojë.

Ministria e Kulturës

Pranë Ministrisë së Kulturës, funksionon Njësia e Transparencës dhe Antikorrupsionit përbëhet nga:

• Personi përgjegjës për Antikorrupsion

• Struktura përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të Interesit

 

• Njësia përgjegjëse për shqyrtimin e sinjalizimeve.

Gjatë 3M1 të 2019, MK ka kryer Inspektime në insitucionet e mëposhtme ku janë dhënë edhe rekomandimet përkatëse.

1. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

2. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Durrës

3. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë

4. Parku Kombëtar Butrinti.

MSHMS:

Është ngritur Njësia e Sinjalizimit, në bazë të Urdhërit Nr.326, datë 18.04.2018 ‘’ Për Ngritjen e Njesisë Përgjegjëse për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale’’. Në bazë të Urdhërit Nr. 276, datë 26.03.2019, është Miratuar Rregullorja e ‘’Njësisë Përgjegjëse’’ për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve për hetimin administrativ dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
Për periudhën Janar-Mars 2019, në MSHMS nuk ka pasur ankesa.
ISHSH: Çdo ankesë e ardhur drejtohet për trajtim sipas problematikës strukturës përkatëse.

Në degët rajonale të ISHSH trajtimi i ankesave bëhet nga një punonjës.
SHSSH: Ka strukturë audituese dhe Njësi Sinjalizimi e cila ka kryer trajnimin nga ILDKPKI.

Çdo ankesë e ardhur drejtohet për trajtim sipas problematikës strukturës përkatëse.
Për periudhën Janar- Mars 2019 nga Platforma e Bashkëqeverisjes janë trajtuar 116 ankesa për NE, 173 ankesa për AK dhe 71 ankesa me problematika të ndërthurura.

ISHP: Per marrjen, regjistrimin e ankesave dhe ndjekjen e procesit deri në kthimin e përgjigjeve brenda afatit janë përcaktuar punonjësit përkatës të institucionit.
MASR
Ekziston zyra e pritjes së qytetarëve në ambjentet e Ministrisë e cila funksionon sipas orarit zyrtar dhe orienton qytetarët për çështje që mbulohen nga MASR. Gjithashtu janë ngritur grupe inspektimi pranë MASR-së për trajtimin e ankesave nga qytetarët për punonjës në sistemin arsimor, si përshembull në Arsimin Parauniversitar. Gjithashtu Inspektoriati Shtetëror i Arsimor (ISHA) e ka tagër inspektimin në arsimin parauniversitar.
Objektivi A.5 Forcimi i regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve publikë dhe rasteve të konfliktit të interesave

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Ndryshimet e fundit në Ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nënpunësve Publikë”, duke ju dhënë mundësinë për të kompletuar dhe plotësuar deklarimin e pasurisë në mënyrë elektronike nga subjektet e ligjit (deklaruesit dhe personat e afërt me ta). Në tetor të 2016-ës, një projekt 3 vjecar « Aksioni kundër krimit ekonomik në Shqipëri për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë » u lançua përmes programit « Horizontal Facility » financuar nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, ku një nga institucionet përfituese është ILDKPKI.

Një nga objektivat kryesorë të Projektit është të sigurojë asistencë teknike dhe financiare për krijimin e një sistemi të ri elektronik për ILDKPKI për deklarimin dhe kontrollin financiar të pasurive dhe konfliktit të interesit. Paralelisht, brenda kornizës të USAID – projekti i financuar 2-vjecar « Transparenca në Sistemin Shëndetësor », ku një nga komponentët përsëri i është dedikuar ILDKPKI-së dhe sistemit të deklarimeve elektronike për interesat private, deri tani është siguruar suporti teknik dhe financiar, duke mundësuar dezajn-in dhe ndërtimin e programimit për sistemin e deklarimit online. Rezultatet e pritura të çdo projekti që janë aktualisht nën zbatim kryesisht fokusohen në :

• Përmirësimi i performancës së ILDKPKI-së në regjistrimin dhe administrimin e deklaratave të pasurisë, obligimet financiare të zyrtareve publikë dhe të të zgjedhurve, investigimet administrative, si dhe publikimi i të dhënave të interesave private për shoqërinë civile dhe publike.
• Forcimi i kornizës legjislative dhe përmirësimi i procedurave të brendshme të ILDKPKI-së, të kontrollit administrativ, hetimeve dhe auditimeve.
• Ndërtimi i kapacitetit (trajnimi) i inspektorëve të ILDKPKI-së në përdorimin e sistemit të ri IT të lidhur me dhënien, publikimin dhe kontrollin financiar të deklarimit të pasurive.

• Rishikimi i kapacitetit dhe suportit përmes mjeteve komunikuese dhe udhëzimeve në dorëzimin elektronik, publikimin dhe aksesin online të deklaratave të pasurisë.

Treguesit e performances/ Indikatori:

A.5.a: Sistemi online për deklarimin e pasurisë është funksional nga 2020

Përdorimi i plotë i sistemit online për deklarimin e pasurive përfaqëson një hap vendimtar përpara për përforcimin e regjimit të zbulimit, të transparencës dhe kontrollit efektiv të pasurisë të zyrtarëve publikë, po ashtu edhe rastet e konfliktit të interesit.

Treguesi do të vlerësohet duke matur përfundimin e hapave të përkohshëm për funksionalizimin e plotë të sistemit të deklarimit të pasurive online (procesi), dhe në 2020, përdorimi i tij efektiv (performanca).

Në 2018: Përfundimi i procedurave të prokurimit dhe kontrata e nënshkruar.
Dizajni i sistemit dhe përgatitja e dokumentacionit.
Zhvillimi i sistemit dhe përgatitja e infrastrukturës.
Në 2019: Zbatimi, virtualizimi/përfundimi i sistemit operativ, instalimi i database (baza e të dhënave) dhe themelimi i aplikimit.
Rregullimi i viruseve dhe modifikimi/ritestimi.
Testimi i integruar dhe dorëzimi (kthimi).
Materialet e trajnimit dhe trajnimi i përdoruesve
Pranimi final dhe sistemi i plotë operativ.
Në 2020: Sistemi është plotësisht funksional dhe pritet që 80% e subjekteve të deklaruar të paraqesin deklarimin e pasurive online.

A.5. b: Zbatimi i Ligjit për Sinjalizuesit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: 70 %, 80% dhe 85 % respektivisht.

Ligji për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesit (Nr. 60/2016) u miratua në Qershor 2016 dhe hyri në fuqi në 1 Tetor 2016, me përjashtim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 10, i cili hyri në fuqi më 1 korrik 2017. Në Shqipëri, duhet të raportojnë 31 institucione publike qëndrore dhe 60 njësi të qeverisjes vendore me më shumë se 80 punonjës. Kohëzgjatja e procedurës hetimore administrative, sipas nenit 13 të ligjit, është vendosur 60 ditë. Neni 22 i ligjit paraqet detyrimet e raportimit. Ligji parasheh krijimin e mekanizmave të raportimit të brendshëm dhe të jashtëm që janë përgjegjës për të mbrojtur bilbilfryrësit nga pasojat e raportimit të tyre. Efektet ligjore të ligjit u shtynë ne kohë. Për sektorin public, ligji kishte efekt ligjor prej 1 tetorit 2016 dhe për sektorin privat nga 1 korriku 2017. Sipas dispozitave të ligjit, në veçanti Nenit 22,

“Raportimi” parasheh detyrimin e njësive përgjegjëse që çdo vit të dorëzojnë në ILDKPKI një raport me shkrim mbi raportet e regjistruara të bilbilfryrës, mjetet e aplikuara për hetimin administrativ të dhënies së informacionit shpjegues dhe mbrojtja e informatorëve. Për më tepër, ligji parashikon, ne nenet 13 dhe 14, procedurën e hetimit administrativ dhe vendimin për mos-inicimin dhe ndërprerjen e hetimit administrativ. Procedura e hetimit administrativ vendos afate konkrete kohore brenda të cilave duhet të lidhet, pra jo më shumë se 60 ditë nga data e fillimit të procedurës hetimore administrative, përveç nëse nevojitet një periudhë më e gjatë për shkak të rrethanave. Nga ana tjetër, në nenin 7 të ligjit parashikohet që raporti i bilbilfryrës duhet të dokumentohet me shkrim / regjistruar në çfarëdo mënyre. Njësia përgjegjëse ose ILDKPKI (në varësi të llojit të mekanizmit raportues të zgjedhur) në bazë të raportit / zbulimit, duhet të vendosë nëse do të fillojë ose jo hetimi administrativ.

ILDKPKI ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda autoriteteve publike qendrore dhe vendore me më shumë se 80 punonjës dhe raportin e tyre për të hartuar Regjistrin Kombëtar të Njësive përgjegjëse, si dhe emrat dhe pozicionin i personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, gjithsej 163 njësi përgjegjëse në sektorin publik.

Ndërsa, duke filluar nga 1 korriku 2017, ILDKPKI ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar krijimin e njësive përgjegjëse brenda njësive të sektorit privat me më shumë se 100 punonjës, me qëllim të përpilimit të Regjistrit Kombëtar të njësive përgjegjëse në sektorin privat, së bashku me emrat dhe pozitën e personit përgjegjës për zbatimin e këtij ligji. Siç flasim, ekzistojnë 446 njësi përgjegjëse të krijuara brenda sektorit privat.
Për sa i përket janarit 2018, ILDKPKI ka pranuar dhe administruar 161 raporte vjetore nga njësitë përgjegjëse në sektorin publik, ndërsa njësitë përgjegjëse në sektorin privat do të dorëzojnë raportet e tyre vjetore duke filluar nga janari 2019.

Deri në vitin 2018: 70% e zbulimeve të raportuara nga palët e dyshimta të vitit 2017 dhe 2018, të iniciuara për hetime administrative, përfundohen brenda afatit ligjor.

Deri në vitin 2019: 80% e raporteve të jashtme të vitit 2017 dhe 2018, të iniciuara për hetime administrative, përfundohen brenda afatit ligjor.

Deri në vitin 2020: 85% e zbulimeve të raportuara jashtë bilbiltit të 2017 dhe 2018, të iniciuara për hetime administrative janë plotësuar deri në afatin ligjor.

Performanca do të vlerësohet duke matur raportin ndërmjet numrit total të zbulimeve të jashtme të raportuara dhe plotësuara nga sinjalizuesit brenda afatit ligjor, mbi numrin total të zbulimeve të iniciuara, të raportuara nga jashtë. Formula specifike e përdorur për këtë tregues është:

S rap. = x 100%

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës

/raportues

Kohëzgjatja

/Afati Fondet e parashikuara

________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën

janar-mars 2019

2019

A.5.1 Përfundimi i procedurës së prokurimit dhe nënshkrimi i kontratës për

zhvillimin e software

ILDKPKI USAID

________________________________________ Procedura e prokurimit e përfunduar dhe kontrata e nënshkruar me të përzgjedhurit Përfunduar në vitin 2018.

A.5.2 Përfundimi i procedurës së prokurimit dhe nënshkrimi i kontratës për infrastrukturën hardware ILDKPKI KE & BE (Horizontal Facility)
________________________________________ Procedura e prokurimit e përfunduar dhe kontrata e nënshkruar me të përzgjedhurit Përfunduar në vitin 2018.
A.5.3 Dizanjimi i software dhe përgatitja e dokumentacionit ILDKPKI USAID
USD 24,500
________________________________________ Raportet e monitorimit të dorëzuara në Grupin e Punës për miratim
Dokumenti i dizajnit të sistemit finalizohet dhe dorëzohet në Grupin e Punës për miratim;
Dokumentin e studimit të kërkesave të sistemit të dorëzuar dhe miratuar nga Grupi i Punës. Përfunduar në vitin 2018.
A.5.4 Zhvillimi i Sistemit dhe krijimi i infrastrukturës ILDKPKI KE & BE (Horizontal Facility)
EUR 122,499.5
________________________________________
258,975 EUR disbursuar nga Këshilli Evropës (projekti përfunduar në vitin 2018) Hardware i konfiguruar dhe i instaluar
Përfunduar në vitin 2018.

A.5.5 Zbatimi, virtualizimi/përfundimi i sistemit operativ, instalimi i bazës së të dhënave dhe aplikimit
ILDKPKI Tremujori i 1-rë USAID & KE & BE (Horizontal Facility)
USD 24,500
________________________________________Disbursuar shuma prej USD 24,500 Baza e të dhënave dhe aplikimi të instaluara dhe themeluara Realizuar Kompania zbatuese e projektit ikub-INFO e cila është përgjegjëse për pjesën e software të sistemit, gjatë muajit shkurt 2019 ka përfunduar procesin e instalimit të bazës së të dhënave dhe aplikimit. Ky proces, është kryer në vijim të përfundimit të virtualizimit dhe përfundimit të sistemit operativ të zbatuar nga kompania Infosoft përgjegjëse për instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve elektronike hardware.
Të dyja këto veprime operacionale, janë shoqëruar me asistencë teknike dhe trajnime për stafin teknik dhe përdorues të tjerë të sistemit, pjesë e stafit të ILDKPKI-së.
A.5.6 Rregullimi i viruseve dhe modifikime/ritestimi ILDKPKI Tremujori i 1-rë USAID & KE & BE (Horizontal Facility)

USD 24,500
________________________________________
Veprimet/operacionet e performuara nga stafi teknik.
Të gjitha të metat/viruset e rregulluara dhe zgjidhja/metoda e zgjidhjes së problemit në vend Në proces Në përfundim të instalimit të bazës së të dhënave dhe aplikimit, stafi teknik i kompanisë zbatuese ikub-INFO në bashkëpunim me ILDKPKI, mundësuan oraganizimin dhe sigurimin e trajnimit të përdoruesve kryesorë të sistemit duke prezantuar versionin më të fundit të të gjitha proceseve të përkthyera në hapa teknikë në sistem me qëllim identifikimin e hapësirave apo nevojës për përmirësim të sistemit.
Gjate sesioneve trajnuese u identifikuan në përgjithësi, sipas moduleve të prezantuara, mangësitë që paraqiste sistemi dhe bazuar në këto gjetje, kompania zbatuese i reflektoi dhe i sistemoi ato. Gjithsesi, ky proces po vijon me testime dhe ritestime më të detajuara të cilat po kryhen në kuadër të testeve të integruara që po mbahen nga stafi teknik i ikub-INFO dhe ILDKPKI si dy hapa që ndërlidhen fort me nëri-tjetrin dhe në mënyrë të pashkëputur.
A.5.7 Teste të integruara dhe dorëzimi ILDKPKI Tremujori i 1-rë USAID & KE & EU (Horizontal Facility)

USD 24,500
________________________________________ Testimi final i dhënë dhe raportet e testimit të dorëzuara për miratim në Grupin e Punës.
Kodi burimor i dorëzuar Në proces Në vijim të paraqitjes së informacionit në aktivitetin A.5.6, stafet përkatëse të ikub-INFO dhe ILDKPKI janë duke kryer testet e integruara të sistemit duke analizuar çdo proces dhe secilin modul të sistemit online të deklarimit të interesave private. Në përfundim të çdo seance testimi, mbahen shënim të gjitha mangësitë dhe problemet që evidentohen, regjistrohen në minutat e takimit. Më pas, kompania zbatuese ikub-INFO kryen rregullimet e nevojshme në sistem, ja riparaqet grupit të punës edhe njëherë për të parë nëse funksionalitetet janë në rregull dhe më pas me miratimin e gjithë grupit të punës vijohet me pranimin e tyre. Ky proces ka filluar që prej muajit mars 2019 dhe parashikohet që të vijojë deri në fund të muajit prill 2019.

A.5.8 Materialet e trajnimit dhe trajnimi i përdoruesve ILDKPKI Tremujori i 2-të USAID
USD 24,500
________________________________________Disbursuar shuma prej USD 24,500
Materialet e trajnimit të prodhuara dhe trajnimi i përdoruesve
Raportet e ndërtimit të kapaciteteve të dorëzuara në Grupin e Punës. Përdoruesit e trajnuar të sistemit nisin të punojnë me sistemin e ri të deklarimit të pasurive Realizuar
(Jashtë periudhës së raportimit) Kompania zbatuese e hardware Infosoft Systems ka hartuar materialet e trajnimit për infrastrukturën e rrjetit që do të hostojë sistemin e ri elektronik si dhe infrastrukturën SimpliVity. Bazuar në këto materiale trajnimi, Infosoft ka organizuar gjatë muajit shkurt 2019, trajnimin e posaçëm për stafin teknik të ILDKPKI-së. Trajnimi konsistoi në njohjen me karakteristikat, veçoritë dhe përdorimin e infrastrukturës së serverave dhe rrjetit, ndërtuar për hostimin e sistemit elektronik të ILDKPKI. Kjo infrastrukturë është e ngritur mbi platformën e virtualizimit të HPE SimpliVity.

Gjithashtu, kompania zbatuese e software, ikubINFO ka përgatitur manualet dhe materialet e trajnimit të dedikuara sipas moduleve dhe roleve që parashikon sistemi. Bazuar në këto materiale trajnimi janë organizuar rreth 8 raunde trajnimesh me pjesëmarrjen e të gjithë stafit të ILDKPKI-së të cilët do të jenë përdorues të sistemit.

Çdo sesion trajnimi është shoqëruar me evidencat përkatëse siç janë agjenda dhe lista e pjesëmarrësve.
A.5.9 Pranimi final dhe sistemi i plotë operativ ILDKPKI Tremujori i 2-të USAID & KE & BE (Horizontal Facility)
________________________________________ Pranimi testit të përdoruesit dhe raporti final i dorëzuar për miratim në Grupin e Punës.
Lancimi i sistemit online Tremujori i 2-të 2019.
A.5.10 Deklarimi i pasurisë nga subjektet e ligjit (deklaruesit dhe personat e lidhur me ta) përmes sistemit online ILDKPKI Pa kosto
________________________________________ Deklarimi i aseteve në mënyrë elektronike plotësuar nga subjektet e ligjit (deklaruesi dhe personat e lidhur me të) Përmirësimi i regjimit të deklarimit të pasurive dhe rritja e transparencës. Viti 2020.
A.5.11 Përpunimi dhe përfundimi i fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me zbatimin e ligjit ligjit për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesit ILDKPKI Fondet e BE-së përmes Projektit të Binjakëzimit
________________________________________ Materialet reklamuese të prodhuara dhe të shpërndara (p.sh. fletushka, spote televizive etj.) Zbatimi efektiv i ligjit të bilbilfryrësuesit Përfunduar në vitin 2018.
A.5.12 Forcimi i kapaciteteve të njësive përgjegjëse në institucionet publike lidhur me detyrimet e tyre sipas ligjit per Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesit ILDKPKI Tremujori i 1-rë Fondet e BE-së përmes Projektit të Binjakëzimit
________________________________________ Plani dhe materialet e trajnimit te perfunduara.

Sesionet e trajnimit me njësitë përgjegjëse të kryera. Zbatimi efektiv i ligjit të bilbilfryrësit Realizuar ILDKPKI me mbështetjen e Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje për hartimin, koordinimin dhe zbatimin e politikave kundër korrupsionit”, në zbatim të parashikimeve lidhur me organizimin e sesioneve trajnuese për njësitë përgjegjëse pranë institucioneve publike, mbi detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre për zbatimin e ligjit, si fillim përfundoi procesin e rishikimit dhe finalizimit të kurrikulave trajnuese pranë ASPA-s si dhe identifikimin e trupës trajnuese. Gjithashtu, u përfundua hartimi i kalendarit të sesioneve trajnuese të cilat u zhvilluan gjatë periudhës janar- shkurt 2019. 14 sesione trajnuese u zhvilluan pranë ASPA-s për njësitë përgjegjëse në sektorin publik, si në nivel qendor dhe atë vendor me pjesëmarrjen e 217 anëtarëve nga njësitë përgjegjëse.
A.5.13 Forcimi i kapaciteteve të njësive përgjegjëse në sektorin privat lidhur me detyrimet e tyre sipas ligjit per Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesit ILDKPKI Fondet e OSCE
EUR 7,000
________________________________________ Plani dhe materialet e trajnimit te perfunduara.

Sesionet e trajnimit me njësitë përgjegjëse të kryera. Zbatimi efektiv i ligjit të bilbilfryrësit Përfunduar në vitin 2018.
Objektivi A.6 Forcimi i regjimit të kontrolleve mbi financimin e partive politike

Gjendja aktuale për këtë objektiv

Bazuar në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin Nr.8580, datë 15.2.2000 “Për Partitë Politike” KQZ është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikqyrjen e financimit të partive politike për fushatat elektorale si dhe për vitin kalendarik. Gjatë 2017, KQZ monitoroi financimin e fushatave elektorale për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në fund të procesit të zgjedhjeve, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, dorëzuan raportet financiare të fushatave zgjedhore. KQZ i rishikoi/verifikoi/kontrolloi raportet financiare, raportet e monitorimit si dhe raportet e auditit për 18 parti politike në zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe vendosi një sanksion administrativ (gjobë) për 7 parti politike. Bazuar në Ligjin “Për Partitë Politike”, Brenda 31 marsit të vitit të ardhshëm, partitë politike duhet të dorëzojnë në KQZ raportet financiare për vitin kalendarik.
Ngritja e mekanizmit Ad-hoc për mbikqyrjen e financimit të partive politike, u miratua nga Parlamenti i Shqipërisë sipas Ligjit “Për Buxhetin e Vitit 2017”.

Për periudhën janar- mars 2019, KQZ emëroi 23 ekspertë kontabël për auditimin e fondet për 112 parti politike të rregjistrauar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (15 prej parti të regjistruara në gjykatë nuk kishin adresë dhe kryetar të deklaruar, në rregjistrin e partive politike, keto parti nuk u përfshinë në shortin për caktimin e ekspertit për tu audituar shih vendimi I KQZ-së nr.112, datë 27.03.2019). 23 ekspertë kontabël të licensuar, kane lidhur kontratën e shërbimit me KQZ-në dhe janë në procesin e auditimit

KQZ ka publikuar në faqen zyrtare të ëeb-it 42 (dyzetë e dy) raporte financiare për 42 (dyzetë e dy) parti politike.Fondet për auditimin financiar vjetor, (pagesa e audituesve ligjore) për vitin kalendarik mbulohet nga partitë politike.

Treguesit e performances/ Indikatori:

A.6.a: Numri i raporteve të auditimit të partive politike të publikuara, të çertifikuara nga auditori i jashtëm

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: 75%, 75%, 80%

Sipas legjislacionit (duke përfshirë Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Partitë Politike) të gjitha informacionet e mbledhura nga KQZ-ja (p.sh. raportet financiare, raportet e monitorimit dhe auditimit) administrohen me qëllim transparencën, kontrollin dhe mbikëqyrjen. Regjimi kontrollues për financimin e partive politike kërkon para së gjithash përfundimin e raporteve të auditimit të jashtëm mbi financimet e pranuara nga secila parti politike. Kjo vlerësim i jashtëm i nivelit të parë do të forcojë rolin kontrollues efektiv të KQZ-së dhe besueshmërinë e analizës së nivelit të dytë të kryer nga institucioni.

Ky tregues do të tregojë nivelin e transparencës në financimin e partive politike. Duke e matur këtë indikator/tregues, KQZ do të ketë mundësinë të propozojë rekomandime për ndryshimë në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin “Për Partitë Politike” në çështjet e financimit të partive politike, përmirësimin e modelit të raportimit si dhe ndërtimin e kapaciteteve për kontabilistët e partive politike, ekspertët financiarë si dhe struktura e specializuar e KQZ.

Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit të përgjithshëm të raporteve të auditimit nga partitë politike të cilat janë të çertifikuara nga auditorë të jashtëm dhe të pranuara nga KQZ-ja.
Auditimi i fondeve të partive politike për vitin kalendarik 2018 është në proces.
A.6.b: Gama e sanksioneve të vendosura për rastet e identifikuara (në kontekstin e shkeljeve që parashikon kodi zgjedhor)

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: 25%, 25%, 30%.
Auditimi i fondeve të partive politike për vitin kalendarik 2018 është ne proces.
Përmes këtij treguesi, ne kemi qëllim të vlerësojmë shkallën/nivelin e shkeljes së ligjit nga partitë politike dhe vendosjes së sanksioneve në mënyrë proporcionale me shkeljen e identifikuar.

Ndikimi efektiv operacional i regjimit kontrollues mund të vlerësohet duke matur verifikimin e shkeljeve të konstatuara dhe sanksioneve përkatëse të vendosura për çdo shkelje, në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen në përqindje të sanksioneve të dhëna, mbi rastet e identifikuara. Formula specifike e përdorur për treguesin do të jetë:
R san. = x 100%

A.6.c: Financat e partive politike të audituara në përputhje me rekomandimet e BE/ACFA

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 jane: 5, 5, 5

Amendimi dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor të miratuar dhe Ligjit për Partitë Politike, si dhe aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e BE dhe ACFA, do të rezultojnë në:
• thjeshtimi i raportimit financiar dhe kërkesave të auditimit, raportimi dhe publikimi i raportit financiar të KQZ-së;
• masat për krijimin e strukturës përkatëse për kontrollin dhe verifikimin e pavarur të raporteve të auditimit;
• Përmirësimet e procedurës së brendshme dhe përgjegjësitë e qarta të stafit të KQZ-së për të kontrolluar financimin e partive politike.

Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit total të raporteve financiare vjetore dhe nëse është e aplikueshme, raportet financiare te fushatave dhe raportet finale të auditit për 5 partitë politike më të mëdha në lidhje me vitin e kaluar.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
A.6.1.1 Hartimi dhe miratimi i ndryshimeve ligjore lidhur me afatin e periudhës raportuese në emër të partive politike për vitin kalendarik.
KQZ Buxheti i Shtetit/ Donatore
________________________________________408,000 leke
Donatore
400,000 leke Ndryshimet ligjore të miratuara.

Numri i raporteve të auditimit të partive politike të publikuara, të çertifikuara nga auditori i jashtëm Rritja e transparencës Në proces Eshtë ngritur Komisioni i Posaçëm Parlamentar Reformën Zgjedhore
Deri në mars 2019 nuk janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”
A.6.1.2 Draftimi dhe miratimi i modelit standard për raportimin financiar për vitin kalendarik. KQZ Mars Buxheti i Shtetit/ Donatore
________________________________________408,000 leke
Donatore
400.000leke
Modeli standard i miratuar Rritja e transparencës Realizuar Në përfundim të reformës zgjedhore dhe miratimit të amendamenteve të reja në Kodin Zgjedhor në lidhje me financimin e partive politike, KQZ do të miratojë modelin standart për raportimin vjetor financiar të partive politike. Administrata e KQZ-së, në bashkëpunim me ekspertët e NDI, të financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe ka filluar draftimin e modelit standart për raportimin vjetor

Modeli i raportimit, u miratua me vendimin e KQZ-së 152, datë 11.04.2019, “Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik, raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore”.

Gjatë vitit 2019, do të zhvillohen seance trajnimi për përdorimin e raporteve të miratuara.

Në rast të ndryshimeve ligjore formati mund të rishikohet në vitin 2020. Në këtë rast seanca trajnimi do të kemi edhe gjatë vitit 2021.
A.6.1.3 Ndërtimi i kapacitetit profesional për personat përgjegjës për financimin e partive politike KQZ Mars Buxheti i Shtetit/ Donatore
________________________________________408.000 leke
Donatore
300.000 leke
Trajnime të kryera Rritja e transparencës Në proces Për periudhën janar – mars 2019, janë kryer këto trajnime:
5-9 Shkurt 2019 (Ekspertë e NDI), “Sistemi i kontrollit të cilësisë për çështje hartimi i metodologjisë për kontrollin dhe mbikqyrjen financiare të partive politike”

7-9 mars 2019 Qyentin Reed ekspert KiE
Miratimi i formateve të standartizuara për raportimin financiar të partive politike dhe raportimin e ekspertëve kontabël të liçensuar për auditimin dhe ekspertëve financiar për monitorimin
Struktura e Posaçme në KQZ është ngritur. Trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve është një proces në vazhdimësi
A.6.2.1 Integrimi i legjislacionit në lidhje me sanksionet e vendosura KQZ Buxheti i Shtetit/ Donatore
________________________________________408.000 leke
PBA % e sanksioneve të vendosura për rastet e identifikuara
Legjislacioni i aprovuar Rritja e ndëshkimit Në proces Eshtë ngritur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Deri në mars 2019 nuk janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”
A.6.2.2 Draftimi dhe miratimi i formatit standard për raportimin nga ekspertët monitories dhe audituesit ligjorë. (seksion i veçantë për identifikimin e shklejeve të konstatuara) KQZ Mars Buxheti i Shtetit/Donatore

________________________________________408.000 leke
PBA Modeli standard i miratuar Rritja e ndëshkimit Realizuar Në përfundim të reformës zgjedhore dhe miratimit të amendamenteve të reja në Kodin Zgjedhor në lidhje me financimin e partive politike, KQZ do të miratojë modelin standart për raportimin nga ekspertët monitorues dhe audituesit ligjorë, (seksion i veçantë për identifikimin e shkelejeve të konstatuara). Administrata e KQZ-së, në bashkëpunim me ekspertët e Keshillit të Europës ka filluar draftimin e modelit standart për raportimin nga ekspertët monitorues dhe audituesit ligjorë. (seksion i veçantë për identifikimin e shklejeve të konstatuara)

Modeli i raportimit, u miratua me vendimin e KQZ-së 152, datë 11.04.2019, “Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara

dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik, raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore”.
Gjatë vitit 2019, do të zhvillohen seanca trajnimi për përdorimin e raporteve të miratuara.

Në rast të ndryshimeve ligjore formati mund të rishikohet në vitin 2020. Në këtë rast seanca trajnimi do të kemi edhe gjatë vitit 2021.
A.6.3.1 Thjeshtimi i raportimit financiar dhe kërkesave të auditimit, raportimi dhe publikimi i raportit financiar të KQZ-së; KQZ Mars Buxheti i Shtetit/ Donatore

________________________________________408.000 leke
PBA Udhëzimet e përditësuara të raportimit financiar Realizuar Për raportet e auditimit për vitin kalendarik 2017, KQZ me vendimin nr.26, datë 21.05.2018 miratoi kontratën tip të raportimit nga ana e ekspertëve kontabël, i cili thjeshtoi procesin e raportimit financiar dhe të kërkesave të auditimit, si dhe të rezultateve të verifikimit.

Në përfundim të reformes zgjedhore dhe miratimit të amendamenteve të reja në Kodin Zgjedhor ne lidhje me financimin e partive politike, KQZ do të rishikojë metodologjinë e raportimit dhe auditimit, në bashkëpunim me ekspertët e Projektit Twining, financuar nga BE.

Modelet e raportimit, u miratuan me vendimin e KQZ-së 152, datë 11.04.2019, “Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik, raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore”.

Gjatë vitit 2019, do të zhvillohen seancë trajnimi për përdorimin e raporteve të miratuara.
Në rast të ndryshimeve ligjore formati mund të rishikohet në vitin 2020. Në këtë rast seanca trajnimi do të kemi edhe gjatë vitit 2021.
A.6.3.2 Masat për të ngritur një strukture përkatëse për kontrollin e pavarur dhe verifikimin e raporteve të auditimit KQZ Buxheti i Shtetit/ Donatore
________________________________________408.000 leke
PBA Realizuar KQZ ka ngritur strukturën e posaçme, për kontrollin e pavarur dhe verifikimin e raporteve të auditimit. Sektori i verifikimit dhe mbikqyrjes së financimit të partive politike, në Drejtorinë e Financës përbëhet nga tre punonjës, shefi i sektorit dhe dy specialistë. Gjithashtu janë rekrutuar dy specialistë, jurist, pranë Drejtorisë Juridike, për verifikimin e raporteve financiare dhe raporteve të auditimit, evidentimin e shkeljeve të konstatuar dhe vendosjen e sanksione proporcionale.

Struktura e Posaçme në KQZ është ngritur. Trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve është një proces në vazhdimësi
A.6.3.3 Përmirësimi i procedurës së brendshme dhe përgjegjësi të qarta të stafit të KQZ për kontrollin e financimit të partive politike

KQZ Mars Buxheti i Shtetit/ Donatore
________________________________________
408.000 leke

 

Donatore

300.000 leke

Procedura Standard Operative e krijuar / e azhornuar Realizuar KQZ në rekomandimet drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ka hartuar dhe draft amendimet në Kodin Zgjedhor për përcaktimin e procedurave dhe metodologjinë për kontrollin financiar të partive politike.

Metodologjia e kontrollit dhe verifikimit u miratua nga KQZ me udhëzimin nr. 1, datë 11.04.2019. Gjatë viteve 2019

-2020 do të zhvillohen seancë trajnimi për strukturën e posaçme në KQZ, dhe gjithë palët e interesuara në lidhje me këtë metodologji. Në rast të ndryshimeve ligjore metodologjia mund të rishikohet në vitin 2020. Në këtë rast seanca trajnimi do të kemi edhe gjatë viteve 2021, 2022, 2023
Objektivi A.7 Përmiresimi i efikasitetit të auditimit dhe inspektimit të brendshëm dhe përdorimi sistematik i analizave të riskut

Treguesit e performances/Indikatori:

A.7.a: Raporti i rekomandimeve të auditimit të brendshëm të pranuara dhe të zbatuara nga entitetet publike

Ky tregues tregon shkallën e zbatimit të rekomandimeve të prodhuara nga Njësitë e Auditimit të Brendshëm. Treguesi do të matet nëpërmjet nën-treguesve:

Nën- treguesi a.1: Rekomandimet e nxjerra nga IAs dhe të pranuara nga institucionet.
Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Trend rritës

Numri i rekomandimeve të prodhuara nga auditorët e brendshëm dhe të pranuara nga insitucionet.
Nën-tregues a.2: Numri i rekomandimeve të nxjerra nga IA dhe të implementuara/zbatuara nga insitucionet
Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Trend rritës

Numri i rekomandimeve të prodhuara nga auditorët e brendshëm të implementuara nga institucionet.

Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen në përqindje të të dy raporteve. Formulat specifike të përdorura për treguesin do të jenë:
• Nën-treguesi A.7.a.1: Raporti i rekomandimeve të lëshuara nga IA mbi numrin e përgjithshëm të rekomandimeve të pranuara nga institucionet;

R Aç. = Shuma (e numrit te rekomandimeve te pranuara nga menaxhimi)/ shuma(numri I rekomandimeve te leshuara nga njesia e Auditimit te brendshem X 100%

• Nën-treguesi A.7.a.2: Raporti i rekomandimeve të zbatuara, nga institucionet mbi numrin e përgjithshëm të rekomandimeve të pranuara.

R Impl. = Shuma (numri I rekomandive te zbatuara nga institucionet Brenda dy viteve) / Shuma (numri I rekomandimeve te pranuar) X 100%

A.7.b. Numri i rasteve që rezultojnë nga auditi i brendshëm të cilat janë referuar inspektimet financiare

Hartimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Drejtorisë së Inspektimit Financiar Publik është një detyrim ligjor dhe i paraqitet Zyrtarëve Autorizues dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë deri më 31 mars të vitit pasardhës. Hartimi i raportit vjetor të aktiviteteve të Inspektimit Financiar Publik synon të paraqesë aktivitetet e Inspektimit Financiar Publik, objektivat dhe performancën e Drejtorisë së Inspektimit Financiar Publik dhe objektivat e përcaktuara për periudhën në vijim, zbatimin e objektivit strategjik të qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe masa zbatuese për arritjen e strategjisë dhe objektivave.

Nën-tregues: Rastet/informacioni që rezulton nga auditi i brendshëm të cilat janë referuar për inspektime financiare në lidhje më një ngjarje e cila mund të jetë subjekt i inspektimit financiar publik dhe jo raportet e plota të auditimit të brendshëm ose kontrolli dhe menaxhimi financiar.
(Aty ku auditi i brendshëm apo strukturat e menaxhimit kanë identifikuar pa rregullësi të cilat çojnë drejt keqmenaxhimit serioz financiar, vjedhjes mashtrimit, shkatërrimit të pronës apo korrupsion, duhet të informojnë oficerin kryesor të autorizuar/ngarkuar, të shpjegojë gjurmën e auditimit të dyshuar për parregullsi bashkë me fotokopjet e dokumentacionit për këtë gjurmë të auditimit).

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Trend rritës
Numri i informacionit të nxjerrë nga auditorët e brendshëm, pranuar nga inspektimet financiare/NAO. Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit të rasteve që rezultojnë nga auditimet e brendshme të cilat i referohen inspektimeve financiare.

A.7.c. Numri i referimeve në prokurori që rezultojnë nga inspektimet financiare

Nën-tregues Numri i raporteve përfundimtare të inspektimit të nxjerra/leshuara nga Drejtoria e Inspektimit Publik Financiar të referuara në prokurori.

Aty ku e dhëna çon drejt një dyshimi të arsyeshëm për ekzistencën e një vepre, (referuar gjetjeve në raportet përfundimtare të inspektimit) Oficeri kryesor i autorizuar informon Ministrin e Financave dhe e raporton ngjarjen në prokurori.
Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: trend rritës

Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit të referimeve në prokurori që rezultojnë nga inspektimet financiare.

A.7.d. Numri i inspektimeve financiare të kryera nga Njësia e Inspektimit Financiar e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: trend rritës

Përmirësimi i kapaciteteve profesionale dhe rritja e llogaridhënies dhe integritetit të inspektorëve financiarë publikë nëpërmjet trajnimit dhe plotësimit të personelit të DIFP-së duke plotësuar vendet e lira të punës.
Numri i inspektimeve të varura nga numri i rasteve të pranuara rrit numrin e sinjaleve për inspektimin financiar publik nëpërmjet:
– Informimi dhe ndërgjegjësimi i autoritetit të nivelit 3 të lartë të menaxhimit si dhe të publikut. Takimi me nivelin e lartë drejtues (Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i Auditimit).
– Takimet ose bashkëpunimi institucional me strukturat e përfshira në luftën kundër korrupsionit;

Performanca do të vlerësohet duke matur numrin total të inspektimeve financiare të kryera nga Njësia e Inspektimit Financiar të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës

/raportues

Kohëzgjatja

/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën

janar-mars 2019

2019

A.7.a.1

Rritja e kapaciteteve të auditit të brendshëm përmes zhvillimit të trajnimeve vazhduese profesionale të organizuara çdo vit, në të cilat përfshihen çështje të mashtrimit dhe korrupsionit.Përmes sigurimit të jashtëm të cilësisë, përmirësimet e nevojshme në auditin e brendshëm. MFE Dhjetor 3000 Euro (’18)

3000 Euro (’19)

3000

Euro

(’20)

6150

Euro (’18)

6500

Euro (’19)

8000 Euro (’20)
________________________________________ 100% e auditit të brendshëm

8 sigurime të jashtme të cilësisë çdo vit Menaxhim më i mirë i fondeve

publike

Realizuar

(Jashtë periudhës së raportimit) Bazuar në Programin e Trajnimit të Vijueshëm Profesional të audituesve të brendshëm për vitin 2019, miratuar me urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.351, datë 31.12.2018 janë zhvilluar dy javë trajnimi për periudhën janar-mars 2019. Në këtë fazë janë trajnuar 45 auditues të brendshëm (të çertifikuar).
Bazuar në Planin vjetor të vlerësimeve të jashtme të cilësisë së veprimtarisë së auditimit të brendshëm në sektorin publik, me shkresë nr. 22994, datë 31.12.2018 janë parashikuar të kryhen 15 vlerësime të jashtme të cilësisë. Në këtë fazë janë realizuar 4 vlerësime të jashtme të cilësisë në: Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ZQRPPP dhe Bashkinë Sarandë.

A.7.a.2

Rritja e kapaciteteve të auditit të brendshëm përmes zhvillimit të trajnimeve profesionale vazhduese të organizuara çdo vit, në të cilat përfshihen çështje të mashtrimit dhe korrupsionit.Përmes sigurimit të jashtëm të cilësisë, rekomandohen përmirësimet e nevojshme në aktivitetin e auditit të brendshëm. MFE Dhjetor
3000 Euro
(’18)

3000 Euro (’19)

3000 Euro (’20)

6150 Euro (’18)

6500 Euro (’19)

6500 Euro (’20)________________________________________ 100% i auditit të brendshëm

8 sigurime të jashtme të cilësisë çdo vit Menaxhim më i mirë i fondeve publike Realizuar

(Jashtë periudhës së raportimit) Bazuar në Programin e Trajnimit të Vijueshëm Profesional të audituesve të brendshëm për vitin 2019, miratuar me urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.351, datë 31.12.2018 janë zhvilluar dy javë trajnimi për periudhën janar-mars 2019. Në këtë fazë janë trajnuar 45 auditues të brendshëm (të çertifikuar).
Bazuar në Planin vjetor të vlerësimeve të jashtmetë cilësisë së veprimtarisë së auditimit të brendshëm në sektorin publik, me shkresë nr. 22994, datë 31.12.2018 janë parashikuar të kryhen 15 vlerësime të jashtme të cilësisë. Në këtë fazë janë realizuar 4 vlerësime të jashtme të cilësisë në: Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ZQRPPP dhe Bashkinë Sarandë.

A.7.b.1
Një ndarje e qartë e misionit të inspektimit financiar publik nga auditimi i brendshëm publik, si dhe trajnime vazhduese për auditorët e brendshëm/ Drejtues të auditit të brendshëm CHU MFE Dhjetor Buxheti i Shtetit
________________________________________ Auditi i brendshëm + inspektime financiare
Mbrojtja e interesave financiarë të entiteteve publike kundër keqmenaxhimit serioz financiar, mashtrimit, vjedhjes, shkatërrimit të pronës, keqpërdorimit të pushtetit apo korrupsionit. Parashikuar në muajin Dhjetor.
A.7.c.1
Rritja e kapaciteteve të inspektimit financiar publik përmes zhvillimit të trajnimeve profesionale vazhduese të organizuara çdo vit, në të cilat përfshihen çështje të mashtrimit dhe korrupsionit.

Rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve publike, punonjësve të tyre nëpërmjet trajnimeve profesionale e zhvilluese si dhe publikut në fushën e aktivitetit të inspektimit financiar publik. MFE Dhjetor 2.479 Euro (’18)

5000 Euro (’19)

5000 Euro (’20)
________________________________________ 100% inspektim financiar
Mbrojtja e interesave financiarë të entiteteve publike kundër keqmenaxhimit serioz financiar, mashtrimit, vjedhjes, shkatërrimit të pronës, keqpërdorimit të pushtetit apo korrupsionit.

Parashikuar në muajin Dhjetor.
A.7.d Përmirësimi i kapaciteteve profesionale dhe rritja e llogaridhënies dhe integritetit të inspektorëve financiarë publikim përmes trajnimeve të tyre dhe kompletimin e strukturës së DIFP duke plotësuar vendet e lira.

Takimi me nvelin e lartë drejtues (Sekretarja e Përgjithshme dhe Drejtori i Auditit).

Takime apo bashkëpunime insitucionale me strukturat e përfshira në luftën kundër korrupsionit.

MFE Dhjetor 1.500 Euro (’18)

1.500 Euro (’19)

1.500 Euro (’20)
________________________________________ 100% inspektimi financiar
Mbrojtja e interesave financiarë të entiteteve publike kundër keqmenaxhimit serioz financiar, mashtrimit, vjedhjes, shkatërrimit të pronës, keqpërdorimit të pushtetit apo korrupsionit.
Parashikuar në muajin Dhjetor.

Objektivi A.8 Përdorimi sistematik i mekanizmit të evidentimit të hapësirave për korrupsion

Treguesit e performances/ Indikatori:

Numri i institucioneve publike që kanë kryer analiza të risktut vjetore për prirjet ndaj korrupsionit

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Udhëzimet të zhvilluara dhe të pranuara për kryerjen vlerësimit të riskut në institucionet publike; Është përgatitur një program trajnimi për zbatimin e manualit; Është vendosur një plan veprimi ndërinstitucional për kryerjen e vlerësimeve të riskut; Mjetet e zhvillimit të vlerësimit të riskut të testuara dhe zbatuara në të gjitha institucionet publike; të gjitha ministritë / agjenci kanë zbatuar një vlerësim të riskut, respektivisht.

Në institucionet publike (Ministria, Drejtoria ose Njësia) do të përcaktohen dy lloje të dobësive ose riskut të korrupsionit:
1. Aktivitetet e lidhura me punën lidhur me p.sh. paratë, informacionin konfidencial, dhënien e lejeve, shtyrjen e kontratave, etj;
2. Dobësitë organizative. Kjo ka të bëjë me disa procese potencialisht të prirura për shkelje të integritetit ose korrupsionit, p.sh. Përzgjedhjen dhe rekrutimin e stafit, prokurimin, përpunimin e informacionit konfidencial.
Së bashku ato formojnë rreziqet potenciale për të cilat organizata është e ekspozuar.

Përveç kësaj, do të vlerësohet nëse këto rreziqe mbulohen mjaftueshëm nga rregullat dhe rregulloret ekzistuese administrative, të forta mjaftueshëm për të minimizuar rreziqet për korrupsionin. Fokusi atëherë është në përshtatshmërinë e rregullave (cilësisht) të mira, udhëzimeve, procedurave për t’u marrë me aktivitetet e cenueshme. Nëse ka një boshllëk, do të bëhen rekomandime për të forcuar rezistencën kundër korrupsionit dhe për t’i futur ato në organizatë.
Vlerësimet e riskut duhet të zbatohen në përputhje me ISO 31010/2009 – Menaxhimi i riskut dhe teknikat e vlerësimit të riskut dhe / ose Udhëzuesi i metodologjisë së Vlerësimit të Riskut të Korrupsionit (Projekti CoE – PACA, 2010).
Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
A.8.1 Hartimi i manualit udhëzues mbi analizen e riskut si pjesë e planeve të integritetit KKK Buxheti i shtetit
________________________________________ Manuali i hartuar dhe aprovuar Harmonizimi, vlersimi dhe analizimi me i mire i riskut per shkeljen e integritetit te punonjësve Në proces Gjatë vitit 2019 janë hartuar dhe pranuar udhëzimet (manuali) për kryerjen e vlerësimit të rrezikut në in. publike si pjesë e një plani integriteti. Përsa i përket periudhës janar – mars 2019, nuk ka zhvillime të mëtejshme.
A.8.2 Trajnime me pjesmarrjen e të gjitha institucioneve të përfshira mbi implementimin e analizës së riskut si pjesë e planeve të integritetit KKK/ Të gjitha Ministritë Buxheti i shtetit

MBZHR 17,000 lekë
AKU
10,00 lekë

Trajnimet e kryera Rritja e kompetencave dhe kapaciteteve në zbatimin e vlerësimeve të brendshme të riskut Pa realizuar

Pa realizuar

Në process

Pa realizuar

Realizuar

Realizuar

MM
Në pritje të organizimit të trajnimeve nga KKK.
MEPJ
Në pritje të organizimit të trajnimeve nga KKK.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Në pritje të manualit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në pritje të dërgimit të manualit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Në funksion të A.8.1
MBZHR
Ky aktivitet është në varësi të realizimit të aktivitetit A 8/1.
U realizua trajnimi 3 ditor në ambjentet e ASPA, në datat 11, 12 dhe 20 mars 2019.
Ministria e Kulturës
Në varësi të aktivitetit A.8.1.
MSHMS: Nga 7 auditues janë trajnuar 3 me program nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave ne bashkëpunim me ASPA (rrisku i au), ne 3/mujorin e pare 2019.
SHSSH. Struktura e auditimit të brendshëm është trajnuar në mënyrë të vazhdueshme nga MFE/ASPA për analizën e riskut.
MASR
“Në varësi të aktivitetit A.8.1”.
A.8.3 Implementimi i analizës së riskut nga të gjitha intitucionet KKK/ Të gjitha Ministritë Qershor Buxheti i shtetit

________________________________________MBZHR 54,000 lekë
AZHBR 25,000 lekë
Auditimi i brendshem i riskut nga çdo institucion Kuptimi koherent i rreziqeve të korrupsionit brenda secilit institucion Pa realizuar

Pa realizuar

Pa realizuar

Realizuar

Pa realizuar

Në proces
MM
Në pritje të hartimit të manualit udhëzues mbi analizën e riskut si pjesë e planeve të integritetit dhe organizimit të trainimeve nga KKK.
MEPJ
Në pritje të hartimit të manualit udhëzues mbi analizën e riskut si pjesë e planeve të integritetit dhe organizimit të trainimeve nga KKK.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në pritje të dërgimit të manualit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Në funksion të A.8.1
MBZHR
Ky aktivitet është në varësi të realizimit të aktivitetit A 8/1 dhe A 8/2.
Nga të gjitha strukturat janë hartuar regjistrat vjetorë 2019, të cilët janë depozituar pranë Drejtorisë së Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve.
AZHBR
Sektori i Riskut, Parandalimit të Mashtrimit, Analizës dhe Raportimit është struktura përgjegjëse për mashtrimin dhe riskun. Në manualet e procedurave të sektorit janë të përcaktuar qartë rregullat që ndiqen për menaxhimin e mashtrimit dhe riskut. Koordinatori i riskut i ndodhur në këtë sektor, mban dhe përditëson periodikisht regjistrin e riskut. Çdo drejtori ka emëruar një koordinator risku i cili raporton në këtë sektor në përputhje me rregullat e përcaktuara në manualin e procedurave për menaxhimin e riskut. Vlerësimi i Riskut bëhet duke marrë parasysh ngjarjet e mundshme pozitivie ose negative dhe impaktit që ato mund të kenë në arritjen e objektivave të institucionit. Në varësi të këtij vlerësimi bëhet dhe përcaktimi i oreksit të riskut që institucioni është në gjëndje të pranojë. Në këtë kuadër bashkë me Regjistrin e Riskut hartohet edhe Plani i veprimit për Menaxhimin e Riskut.
Ministria e Kulturës
Në varësi të realizimit të aktivitetit A.8.1 dhe A.8.2.
Në SHSSH dhe subjektet e varësisë është hartuar regjistri i riskut i cili auditohet nga sektori i auditimit në periudhën e auditimit në subjekt.
Në subjektet në varësi të pushtetit vendor ku nga auditimi është konstatuar se nuk ka regjistër risku është lënë rekomandim për hartimin e tij mbështetur në Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.
MASR
“Në varësi të aktivitetit A.8.1”.
A.8.4 Kontrolli dhe verifikimi (hetimi administrativ) i zbatimit të ligjshmërisë dhe/ose denoncimeve për praktika abuzive, korruptive apo arbitrare në të gjitha institucionet e administratës publike dhe agjencitë shtetërore Task-forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion / të gjitha institucionet
KKA (raportues) Vazhdon Buxheti i Shtetit /Pa kosto
________________________________________
23,794 lekë (MM)

AZHBR 13,250 lekë
AKU 106,000 lekë

Nr. i raporteve të inspektimeve të grupeve të inspektimit
Nr. i masave të marra në përfundim të inspektimeve
Nr. i rasteve të referuara në Prokurori Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike
Garantimi i një administrate publike profesionale, trasparente dhe të përgjegjshme
Përmirësimi i indeksit të perceptimit të korrupsionit Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Në proces

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Realizuar

Në proces Task-Forca
Për periudhën janar-mars 2019, nga Task-Forca Antikorrupsion janë rekomanduar 87 masa administrative dhe janë realizuar 28, rekomanduar 108 masa disiplinore dhe janë realizuar 20 të tilla nga ana e institucioneve të kontrolluara.

Ministria e Mbrojtjes
Strukturat e kontrollit të brendshëm në MM vijojnë kontrollet dhe inspektimet sipas programeve të miratuara dhe detyrave të vëna nga Ministri i Mbrojtjes.
Janë realizuar gjatë kësaj periudhe 5 kontrolle.
Ministria e Drejtësisë
Gjatë periudhës janar – mars 2019, MD nuk ka dhënë asnjë masë disiplinore për punonjësit e aparatit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Për periudhën janar-mars 2019 ka DPB kryer 8 kontrolle dhe verifikime në lidhje me rastet apo denoncimet për praktika korruptive apo abuzive në sistemin e burgjeve.
Janë dhënë 3 pezullime nga detyra si rezultat i fillimit të procedimit penal nga organi i prokurorisë, si dhe janë në proces shqyrtimi i raporteve të auditimit.
Qendra e Botimeve Zyrtare
QBZ nuk ka marrë masa administrative për periudhën (janar –mars 2019).
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
Struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit ka vijuar me procesin e monitorimit dhe kontrollit të zbatimit të ligjit në veprimtarinë procedurale dhe administrative të shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror, nëpërmjet inspektimeve dhe kontrolleve me bazë ankesat dhe inspektimet dhe kontrollet sipas programit të miratuar.
Nga kontrollet dhe inspektimet e realizuara për periudhën 3- mujore Janar – Mars 2019, gjithsej 8 (tetë) raporte, bazuar në rekomandimin e të cilëve janë marrë 9 (nëntë) masa disiplinore ndaj përmbaruesve gjyqësore për shkelje të konstatuara në veprimtarinë procedurale dhe administrative, 2 (dy) prej tyre janë masa disiplinore “shkarkim nga detyra e kryetarit të zyrës”, 6 (gjashtë) masa disiplinore ndaj permbaruesve gjyqësore dhe 1 (një) masë disiplinore ndaj një nëpunësi të administratës së shërbimit.
Agjensia e Trajtimit të Pronave
Në përfundim të inspektimeve është marrë një masë administrative e shkarkimit nga puna të punonjësit.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve
Për 3-mujorin e parë 2019 janë referuar në total 12 vepra penale në ngarkim të punonjësve të Sistemit të Burgjeve më konkretisht 19 janë punonjës policie, të cilët janë në gjëndje të lirë. Punonjës administrate janë referuar 9 të cilët janë në gjëndje të lirë, gjithashtu janë referuar edhe 2 drejtues IEVP-je në gjëndje të lirë.
ALUIZNI
Për periudhën janar-mars 2019, është realizuar një auditim tematik, sipas programit të miratuar, janë mbajtur 6 akt-konstatime, bazuar në ankesat e qytetarëve, nëpërmjet të cilave janë dhënë 3 masa administrative
Agjencia Kombëtare e Falimentit
Për periudhën janar – mars 2019 nuk është dhënë asnjë masë disiplinore.
Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike
Për periudhën janar – mars 2019 nuk është dhënë asnjë masë disiplinore.
Instituti i Mjeksisë Ligjore
Për periudhën janar – mars 2019 nuk është dhënë asnjë masë disiplinore.
MEPJ
Nuk ka pasur raste te denoncimeve te praktikave korruptive.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në kontekst të këtij kërkimi, gjatë periudhës që kërkohet, MIE nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor për të cilin të kemi pasur ndonjë hetim administrativ apo denoncim për praktika abuzive, korruptive apo abitrare.
MBZHR
Në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, gjatë 3-mujorit të parë 2019
nuk janë paraqitur kërkesa/ankesa.
AZHBR
Në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2019 janë verifikuar dhe u janë kthyer përgjigje 18 ankesave brenda afateve të përcaktuara ligjore.
Për periudhën raportuese nuk janë paraqitur ankesa për punonjësit e institucionit.
AKU
Në strukturën e AKU është ngritur dhe miratuar njësia për sinjalizimin, mbrojtjen e sinjalizuesve e konfliktit të interesave, në përbërje të Sektorit të Auditimit të Brendshëm. Është ngritur edhe struktura e konfliktit të interesave dhe Antikorrupsion.
Lidhur me angazhimin si Autoritet Përgjegjës i ILDKPKI, deri në 31 mars janë dorëzuar deklaratat e pasurisë nga zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues (të emëruar me procedurë të rregullt rekrutimi në DAP).
Për periudhën 01.01.2019-31.03.2019; Inspektime të kryera në PIK gjithsej 16.094
Ngarkesa të kthyera në origjinë 8.
Inspektime të kryera në terren 6925
Masa “Paralajmërim” 2118, Gjoba 8
– Në numër 87
– Në vlerë 10.420.000 lek.
Bllokime 4,172 ton, 11,781 litra dhe 21,680 kokrra vezë.
Asgjësime 275 ton,
Ndërprerje aktiviteti 25 raste;
AUDITIME
1 Financiar dhe i përputhshmërisë
1 në proces, Financiar dhe i përputhshmërisë
1 në proces, Tematik.
Rekomandime të dhëna:
masa për përmirësimin e akteve rregullative 1(një)
– organizative 6 (gjashtë)
– masa zhdëmtim dëmi 4(katër)
Veprimtaria e Komisionit Disiplinor
Për periudhën Janar -Mars 2019; janë ndërprerë marrëdhëniet e punës për gjithsej 10 nëpunës civilë për këto arësye:
Dorëheqje 1 nëpunës civil.
Masa disiplinore “largim nga shërbimi civil” 6 nëpunës civilë
Zgjidhje kontrata të punës 1 punonjës.
Pezullime nga shërbimi civil me kërkesë të nëpunësit deri në 2 vite 2 nëpunës civilë
Masat disiplinore
Kanë filluar 14 procedura disiplinore dhe janë zhvilluar dhe përfunduar procedurat e nisura në vitin 2018 nga organet disiplinore: komisioni disiplinor.
Ministria e Kulturës
Pa raportuar
MSHMS:
Bazuar në planin vjetor për vitin 2019 të miratuar me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 5345/1 prot, datë 12.10.2018, për periudhën Janar – Mars 2019 janë kryer gjithsej 3 (tre) auditime në të cilën janë lënë rekomandimet përkatëse.
Për auditimet në Drejtorinë e Shëndetit Publik Krujë, janë konstatuar 4 gjetje dhe janë lënë 4 masa organizative për zbatim.
Për Drejtorinë e Shëndetit Publik Mallakastër, janë konstatuar 10 gjetje dhe janë lënë 10 masa organizative për zbatim.
Për auditimet në Drejtorinë e Shëndetit Publik Mat, janë konstatuar 8 gjetje dhe janë lënë 8 masa organizative për zbatim.
SHSSH. Në zbatim të ligjit Nr 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në R Sh” nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale në SHSSH gjatë periudhës Janar- Mars janë realizuar monitorime në 9 Institucionet Publike të Përkujdesit Social. Gjithashtu, drejtoritë rajonale të SHSSH kanë kryer gjatë periudhës Janar–Mars 2019, periodikisht monitorime në 28 qendra publike dhe jopublike në nivel Qarku.
-Janë lënë 51 rekomandime në 9 IPSH publike, prej tyre:
-17 rekomandime për përmirësim të kushteve fizike të godinës,
-31 rekomandime për plotësim të standardeve dhe përmirësim të cilësisë së shërbimit,
-4 rekomandime për plotësim të strukturës me staf.
B-Nga Sektori i Auditimit të Brendshëm janë kryer 2 auditime përputhshmërie sipas planit dhe janë lënë 22 rekomandime për përmirësimin e sistemeve të veprimtarisë.
-Është kërkuar kthimi në vlerën 15,000 lekë (1 rast) përfituar pagë grupi jo sipas legjislacionit dhe 9,000 lekë pagesë shpenzime hoteli të pajustifikuara sipas legjislacionit.
-Auditim për një rast në media ku u konstatua se parashikimi dhe realizimi i shpenzimeve është konform legjislacionit.
C–Për periudhën Janar-Mars 2019 Drejtoria e Kontrollit të Ne dhe AK dhe Drejtoritë Rajonale të SHSSH kanë kryer kontrolle sipas planit.
Kontrollet e ushtruara për muajin mars janë në proces përpunimi të dhënash.
Ndërkohë për periudhën janar-shkurt 2019, janë kontrolluar 34 njësi vendore në 12 qarqe, janë konstatuar 242 familje të cilët kanë përfituar NE në kundërshtim me legjislacionin me dëm ekonomik 1,951,455 lekë.
Janë konstatuar pagesa në kundërshtim me legjislacionin për personat me aftësi të kufizuar dhe invalid pune për 83 përfitues me dëm ekonomik 2,106,881 lekë. Janë propozuar 10 masa disiplinore dhe 15 raste shpërblim dëmi.
Nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm në FSDKSH për periudhën Janar-Mars 2019 janë realizuar:
3 auditime të kombinuara (të plota) Drejtoria Rajonale Fier, Berat dhe Dega e Fondit Lushnje;
2 auditime të përputhshmërisë (tematike), DIAS në Fond dhe DRF Dibër, Qendrat shëndetësore Kala e Dodës Dibër dhe Kamëz Tiranë
U përgatit projekt raporti dhe raporti final si dhe rekomandimet mbi auditimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Fondit.
U auditua dhe u evaduan rezultatet përfundimtare të auditimit për Drejtorinë Rajonale Fier.
U auditua, u përgatit projektraporti i auditimit për Drejtorinë Rajonale të Fondit Berat.
Përfundoi auditimi në terren i Degës së Fondit Lushnje dhe është duke u përgatitur projekt-raporti i auditimit.
U realizuan dy auditime tematike në DIAS në Fond dhe DRF Dibër, QSH Kala e Dodës Dibër dhe QSH Kamëz dhe u dërguan Memo për Drejtorin e Përgjithshëm.
Është evaduar materiali përfundimtar për DRF Fier ku janë rekomanduar 17 masa organizative,
Janë në proces evadimi materialet përfundimtare për DRF Berat, Degën Lushnje dhe auditimin tematik për DRF Dibër, QSH Kala e Dodës Dibër dhe QSH Kamëz Tiranë.
FSDKSH: Nga Drejtoria e Kontrollit:
Në total nga Sektori i Kontrollit të Mjekëve për periudhën Janar-Mars 2019 janë kontrolluar 99 mjekë dhe 22 Qendra shëndetësore.
Në përfundim të kontrolleve janë marrë masat administrative si më poshtë:
 Detyrim shpërblim dëmi në vlerën 825,266 lekë në total;
 Gjoba në vlerën 38,000 lekë në total;
 Kushte penale në vlerën 36,000 lekë në total.
Nga Sektori i Kontrollit të Farmacive për periudhën Janar-Mars 2019, janë kontrolluar në total 16 subjekte farmaceutike dhe janë marrë masat si më poshtë:
• Gjobë në vlerën 28,000 lekë për 4 subjekte farmaceutike;
• Detyrim shpërblim dëmi në vlerën 1,606,703 lekë për 16 subjekte farmaceutike;
• Kushte penale në vlerën 38,000 lekë, ndaj 5 subjekteve farmaceutike.
Sektori i Kontrollit të Depove për periudhën Janar-Mars 2012, ka kontrolluar 1 me kontroll të plotë dhe një është proces.
-Kushte penale në një vlerë totale prej 200,000 lekë.
Detyrim shpërblim dëmi në vlerën 748,038 leke
Sektori i Kontrollit të Spitaleve për periudhën Janar-Mars 2019, ka kontrolluar 2 spitale dhe ka marrë masat si më poshtë
• Kushte penale në një vlerë totale prej 94,000 lekë.
Detyrim shpërblim dëmi në vlerën 55,941 lekë.
ISHP: Nuk ka patur raste për periudhën Janar-Mars 2019.
MASR
Numri i raporteve të inspektimeve të grupeve të inspektimit për periudhën janar-mars 2019, nga MASR/Aparati: 14 inspektime në të cilat jane dhënë rekomandime për masa sipas natyrës së problematikës. Ndër këto rekomandime janë zbatuar 3 masa disiplinore:1. Procedim disiplinor për ish Drejtuesen e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Dibër
2. Masë disiplinore, shkarkim nga detyra të drejtorit të komanduar të Drejtorisë Arsimore Rajonale, Dibër.
3. Masë Disiplinore Shkarkim të drejtorit të gjimnazit “Said Najdeni 2”, Peshkopi. Inspektoriati Shtetëror i Arsimit gjatë periudhës janar-mars 2019 ka shqyrtuar ankesat e drejtuara në Kryeministri, MASR, ISHA, si dhe në email-et e dërguara në platformën e bashkëqeverisjes, nga prindër, nxënës, mësues, drejtues shkolle etj. Inspektorët e ISHA-s kanë trajtuar 19 raste të ankesave nga të cilat 8 raste janë trajtuar nëpërmjet inspektimeve të drejtpërdrejta me autorizim në terren dhe 11 raste nëpërmjet komunikimit me DAR/ZA-të dhe shqyrtimit të dokumentacionit të dërguar. Nga Inspektoriati i Shërbimeve Arsimore numri i masave të marra në përfundim të inspektimeve ka qenë 1, konkretisht masë disiplinore për paralajmërim për përjashtim nga puna të Drejtorit të Shkollës. Ndërkohë është bërë 1 rekomandim. Nuk ka patur raste për referim në prokurori.
Objektivi A.9 Forcimi i integritetit të nëpunësve publik

Treguesit e performances/Indikatori:

Numri i ministrive të cilat kanë zhvilluar dhe publikuar një plan integriteti në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.
Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Një model (strukturë) për një plan integriteti në Shqipëri të zhvilluar, pranuar dhe publikuar nga MD; të gjitha ministritë miratuan dhe publikuan një plan integriteti; të gjitha ministritë kanë miratuar dhe botuar një plan integriteti respektivisht.
Një plan integriteti do të ofrojë kornizën konceptuale për politikat dhe masat për të parandaluar shkeljet e integritetit të zyrtarëve publikë dhe për monitorimin e efekteve të masave të zbatuara në një institucion publik. Ai përmban informacion mbi (i.a.):
-Fushat specifike të korrupsionit në institucionin publik.
-Etika dhe fushat e integritetit personal, p.sh. kodi i mirësjelljes, pranimi i dhuratave, raportimi i korrupsionit (duke përfshirë “sinjalizimin”), veprimet disiplinore (të regjistruara), reagimi ndaj sjelljeve morale dhe profesionale të papranueshme, trajnimi mbi etikën;
-Mjet për vlerësimin e riskut.
-Një vizion mbi luftën kundër korrupsionit në organizatë
Institucionet do të bëjnë planin e tyre të integritetit bazuar në Udhëzimet e miratuara për zhvillimin dhe zbatimin e një plani integriteti, të hartuar nga MD / KKK dhe përshtatja me llojet dhe kompetencat e ndryshme të institucioneve.

Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit total të planeve të integritetit të miratuara dhe të publikuara.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
A.9.1 Përgatitja dhe miratimi i Manualit mbi hartimin e planeve të integritetit KKK Buxheti i shtetit
________________________________________ Manuali I hartuar dhe miratuar Rritja e integritetit te administrates publike Në proces Përsa i përket Planeve të Integritetit, për periudhën janar-mars 2019, nuk ka zhvillime të mëtejshme. Është kërkuar ndihmë nga partnerët, për të mundësuar hartimin e Planit të Integritetit të MD me ndihmën e ekpertëve ndërkombëtarë.
A.9.2
Trajnime me pjesmarrjen e të gjitha institucioneve të perfshira mbi planet e integritetit KKK/ Të gjitha Ministritë Prill Buxheti i shtetit
________________________________________ Trajnimet e kryera Rritja e integritetit të administratës publike
Në proces Në funksion të A.9.1
MBZHR
Është në varësi të realizimit të aktivitetit A. 9. 1
U realizua trajnimi 3 ditor në ASPA nga 4 punonjës gjatë muajit Mars.
MSHMS: Referencë A.8.2
MASR
Në funksion të A.9.1
A.9.3 Hartimi/miratimi/implementimi i planeve te integritetit nga të gjitha institucionet KKK/ Të gjitha Ministritë Tetor Buxheti i shtetit
________________________________________ Plan integriteti i hartuar nga çdo institucion Rritja e integritetit te administrates publike

Në funksion të A.9.1
Në funksion të A.9.1
Objektivi A.10 Analizimi i prirjeve të korrupsionit dhe përmirësimi i statistikave në lidhje me veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese kundër korrupsionit
Gjëndja aktuale për këtë objektiv
Drejtoria e Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë pranë Ministrisë së Drejtësisë çdo gjashtë muaj dhe në çdo vit mbledh, statistika të harmonizuara dhe të konsoliduara mbi korrupsionin. Kur përfundohen çdo gjashtë muaj dhe në çdo vit, raporti i dërgohet Komisionit Europian. Ato janë publikuar një në vit si pjesë e raportit vjetor të statistikave.
Informacioni është gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave; Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë si dhe institucionet e reja që do të krijohen në sistemin e drejtësisë dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Pasi informacioni është mbledhur dhe analizuar në fazën e fundit të gjitha statistikat harmonizohen përpara se të publikohen. Raporti i statistikave vjetore ka një kapitull të veçantë dedikuar korrupsionit.
Procesi i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave do të përforcohet për të siguruar që statistikat e harmonizuara dhe të konsoliduara të përfshijnë të dhëna relevante sipas praktikave më të mira ndërkombëtare përkatëse, ndër të tjera rekomandimin e FATF 33 për statistikat. Statistikat e harmonizuara dhe të konsoliduara do të bëhen një mjet operativ për të raportuar, ndër të tjera, mbi indikatorin B1, dhe çdo tregues tjetër që lidhet me ndëshkimin e korrupsionit. Një numër kriteresh themelore cilësore do të karakterizojnë raportin statistikor, duke siguruar aftësinë e tij për të gjetur një rast nga hetimi në dënim.
Treguesit e performancës/ Indikatori:
Statistikat e harmonizuara dhe konsoliduara mbi korrupsionin prodhohen dhe publikohen periodikisht
Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Statistikat prodhohen dhe publikohen një herë në vit; Përmirësimi i mekanizmit të raportimit të statistikave duke përfshirë (nga lista e mëposhtme): – A, B, C1, D1; Përmirësimi i mekanizmit të raportimit statistikor duke përfshirë (nga lista e mëposhtme): – A, B, C, D1, D2, D3 dhe të prodhuara dhe të botuara çdo vit.

Një numër kriteresh themelore cilësore duhet të karakterizojnë raportin statistikor, duke siguruar aftësinë e tij për të gjetur një rast nga hetimi në dënim. Përmbledhja e çështjeve, duhet të plotësohet nga një bazë të dhënash, e cila përshkruan situatën specifike:
A. Numri i hetimeve të filluara
B. Numri i hetimeve të kërkuara nga Prokuroria
1. Numri i kërkesave për sekuestrim
C. Numri i dënimeve
1. Numri i kërkesave për sekuestrim të miratuara
2. Numri i kërkesave për konfiskim të miratuara
D. Detajet mbi menaxhimin e aseteve:
1. Vlera e aseteve të konfiskuara nën menaxhim
2. Vlera e realizuar nga shitja e aseteve të konfiskuara
3. Numri i aseteve të kthyera pronarit
4. Numri i aseteve të shkatërruara
5. Vlera monetare e transferuar në buxhetin e shtetit pas shitjes

Treguesi do të vlerësohet duke matur përmirësimin e mekanizmit të raportimit të statistikave (procesit) dhe publikimit të tij për vit (performancën).
Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
A10.1 Përmirësimi i sistemit statistikor (manual), kordinim efikas, mbledhja, përpunimi dhe harmonizimi i statisitikave të konsoliduara mbi korrupsionin. MD Vazhdon Buxheti i Shtetit – 1.200.701 lekë

________________________________________400,234 lekë Përmirësimi i tabelës ekzistuese të statistikave të harmonizuara dhe Raporti vjetor i publikuar.
Statistika të përmbledhura dhe gjithëpërfshirëse mbi korrupsionin Realizuar Gjatë periudhës janar – mars 2019, janë mbledhur, përpunuar dhe harmonizuar statisitikat e konsoliduara mbi korrupsionin (Policia e Shtetit, P. Përgjithsme dhe Gjykatat) për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018, si dhe për gjithë vitin 2018. Janë analizuar të dhënat statistikore për periudhën vjetore të viteve 2017-2018.
Gjithashtu janë mbledhur të dhënat për asetet e konfiskuara dhe sekuestruara të gjashtëmujorit të dytë të vitit 2018, si dhe janë mbledhur këto të dhëna edhe për gjithë vitin 2018.
Objektivi A.11 Adoptimi i politikave kunder korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore

Gjëndja aktuale për këtë objektiv

Planet e integritetit për bashkitë janë një domosdoshmëri dhe një objektiv specifik i strategjisë.

Duke e zbatuar udhëzimin e Ministrisë së Drejtësisë, bashkitë do të ndihmohen nga kordinatori kombëtar dhe MB për të krijuar një plan integriteti, me qëllim parandalimin e korrupsionit në shërbimet e ofruara prej tyre.

Megjithëse disa bashki kanë miratuar strategji / plane kundër korrupsionit, ato do të krahasohen me udhëzimet kombëtare dhe duhet t’u caktohen buxhetet specifike në mënyrë që të jenë të zbatueshme dhe të kenë ndikim në korrupsion.

Treguesit e performances/Indikatori:

A.11.a: Përqindja e bashkive që kanë zhvilluar masa lokale mbi anti-korrupsionin dhe plane integriteti në nivel lokal (në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale Kundër korrupsionit)

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Udhëzimet e krijuara (referojuni A9). MB dërgon udhëzime për të gjitha bashkitë; Udhëzimet e shpërndara në mënyrë aktive nga MB për të gjitha bashkitë, ndër të tjera nëpërmjet sesioneve të mundshme informuese dhe 5 bashki prodhuan dhe miratuan një plan lokal të integritetit; 10 bashki prodhuan dhe miratuan një plan lokal të integritetit, respektivisht.
Një plan integriteti do të ofrojë kornizën konceptuale për politikat dhe masat për të parandaluar shkeljet e integritetit të zyrtarëve publikë dhe për monitorimin e efekteve të masave të zbatuara në një institucion publik. Ai përmban informacion mbi (i.a.):
-Fusha specifike të korrupsionit në bashki.
-Etika dhe fushat e integritetit personal, p.sh. kodi i Etikës, pranimi i dhuratave, raportimi i korrupsionit (duke përfshirë “sinjalizimin”), veprimet disiplinore (të regjistruara), reagimi ndaj sjelljeve morale dhe profesionale të papranueshme, trajnimi mbi etikën;
-Mjet për vlerësimin e riskut.
-Një vizion për luftën kundër korrupsionit në bashki

Nxitja e planeve të integritetit në nivel local do të krijojë gjithashtu mundësi të mëtejshme për qytetarët që të bëjnë përpjekjet anti-korrupsion dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive ndaj tyre.
Bashkitë do të zhvillojnë planin e tyre të integritetit bazuar në Udhëzimet e miratuara për zhvillimin dhe zbatimin e një plani të integritetit, të hartuar nga MD / KKK (referojuni A9).
Performanca do të vlerësohet së pari nga krijimi i udhëzimeve (procesit) dhe më pas nga rritja e numrit të përgjithshëm të planeve të integritetit lokal të miratuara dhe të publikuara (performanca).

A.11.b: Numri i bashkive që përcaktojnë një linjë specifike buxheti për të implementuar politikën lokale anti-korrupsion

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: 5 bashki ndajnë një përqindje të buxhetit për zbatimin e planit lokal anti-korrupsion për vitin 2020.

Alokimi i linjave specifike të buxhetit për të zbatuar planin vendor është vendimtar për të siguruar efektivitetin dhe ndikimin e planit, si dhe performancën e përgjithshme në luftën kundër korrupsionit në nivel lokal.
Performanca do të vlerësohet së pari duke matur numrin e përgjithshëm të bashkive të cilat kanë ndarë një përqindje të dedikuar të buxhetit vjetor, që do të dakordohet me secilin prej tyre individualisht për zbatimin e planit të integritetit lokal.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
A11.1 Përgatitja e një modeli për tu adoptuar nga Bashkitë në bashkëpunim me Departamentin e Kryeministrisë.
MB / Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore Buxheti i Shtetit /Kosto Aministrative
________________________________________5,059,772 lekë (Donatorë) Modeli i plotësuar në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit Një model gati për tu adoptuar nga Bashkitë Realizuar Përgatitja e Metodologjisë së Vlerësimit të Rrezikut të Integritetit dhe Kodit Standard të Sjelljes: Nën këtë produkt përfshihen hartimi i drafteve, proceset e konsultimit si dhe rishikimi e finalizimi.
A11.2 Adoptimi i modelit me modifikimet e nevojshme nga 10 Bashki. Adoptimi nga Bashkitë që aktualisht kanë plane për amendimet e nevojshme.
Dërgimi i modelit 10 Bashkive të zgjedhura me qëllim që ato të diskutojnë dhe adoptojnë atë në Këshillin Bashkiak.
Mbështetje teknike për finalizimin e modelit. MB / Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore Tremujori 4 Buxheti i Shtetit /Kosto Administrative

Konferenca të mundshme të mbështetura nga donatorët
________________________________________
5,059,772 Lekë (Donatorë)
2,529,886 lekë Adoptimi nga bashkitë i modelit “tailor-made” në specifikat e tyre Bashkitë kanë plane integriteti/antikorrupsioni me qëllim për të punuar në fushat më të ndjeshme në një mënyrë strategjike.
Në process
(Jashtë periudhës së raportimit) Gjatë periudhës Janar-Mars 2019, janë organizuar 4 Takime Informuese rajonale në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Gjirokastër, me temë: “Prezantim i Platformës mbi Masat Anti-Korrupsion në zbatim të Planit të Veprimit 2018-2020, të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit”, me pjesëmarrjen e të gjithë njësive të qeverisjes vendore si dhe prefekturave (61), organizuar nga IDM dhe STAR 2, në kuadër të asistencës së UNDP-së nëpërmjet projektit STAR, për forcimin e etikës dhe integritetitit në qeverisjen vendore.
Në takimet rajonale, u prezantuan dy instrumentet e menaxhimit të integritetit në nivel vendor: a) Metodologjia për Vlerësimin e Riskut të Integritetit (Metodologjia VRI) për Vetëqeverisjen Vendore; b) Modeli Standard i Kodit të Sjelljes për Vetëqeverisjen Vendore.

Takimet u kryesuan nga Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit (KKK) dhe Ministria e Brendshme/ Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), organizuar nga IDM.
A11.3 Adoptimi i planit të antikorrupsionit nga më shumë së 20 bashki.
Dërgimi i modelit 20 Bashkive të zgjedhura me qëllim që ato të diskutojnë dhe adoptojnë atë në Këshillin Bashkiak. MB / Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore Buxheti i Shtetit /Kosto Administrative

Konferenca të mundshme të mbështetura nga donatorët
________________________________________ Adoptimi nga bashkitë i modelit “tailor-made” në specifikat e tyre Bashkitë kanë plane integriteti/antikorrupsioni me qëllim për të punuar në fushat më të ndjeshme në një mënyrë strategjike. Viti 2020.
A11.4 Inkurajimi i 10 bashkive të përcaktojnë një buxhet specifik për implementimin e planit lokal në përputhje me Strategjinë Kombëtare MB / Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Lokale Buxheti i Shtetit /Kosto Administrative
________________________________________

Përcaktimi i një buxheti specific për implementimin e masave specifike të planit lokal. Rritja e transparencës në punën e qeverisë vendore/lokale Viti 2020.

• Qasja ndёshkuese – B

Objektivi B.1 Përmirësimi i efiçencës dhe efektivitetit të hetimeve penale kundër korrupsionit
Treguesit e performances/Indikatori:

B.1.a: Numri i hetimeve për rastet e korrupsionit (rastet dhe personat)

Objektivat për tu arritur në, 2019 dhe 2020 janë: rritja me 5 % krahasuar me vitin paraardhës e numrit të çështjeve dhe pandehurve të dërguar në gjykatë; rritja me 5 % krahasuar me vitin paraardhës e numrit të çështjeve dhe pandehurve të dërguar në gjykatë.

Hetimet, të zbatuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit nën kordinimin dhe udhëheqjen e Prokurorisë, do të çojnë në përgatitjen e akuzës nga Prokuroria dhe paraqitjen e tyre në Gjykatë. Rritja e efektivitetit të hetimeve pritet, ndër të tjera, të rritë numrin e akuzave. Një vlerësim i plotë do të marrë në konsideratë rastet dhe personat.
Performanca do të vlerësohet duke matur rritjen e numrit të përgjithshëm të akuzave për korrupsion. Treguesi do të matet si nga numri i rasteve dhe numri i personave të përfshirë në akuza.
Një nën-tregues shtesë përfshihet, për të vlerësuar performancën në kontekstin e veçantë të të ashtuquajturave “raste të korrupsionit në nivel të lartë”. Në këtë kuadër, “rastet e nivelit të lartë” përcaktohen si ato që lidhen me nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal (që parashikojnë një dënim minimal prej 1 dhe 4 vjet). Llogaritja e raportit/përqindjes do të kryhet si:

• Nën-treguesi B.1.a.1: Raporti i aktakuzave të “korrupsionit të nivelit të lartë”, mbi numrin e përgjithshëm të aktakuzave për korrupsion;

R KNL = shuma (e numrit te hetimeve “korrupsionit te nivelit te larte)/ shuma (e numrit te total te padive per korrupsion) X 100%

SHËNIM: Efektiviteti i hetimit është gjithashtu i lidhur me numrin e aktakuzave që gjenerojnë dënime përfundimtare – ky element (i cili nuk varet vetëm nga hetimet, por, në mënyrë thelbësore, në kryerjen e procedurave gjyqësore) do të matet me Pasaportën e Treguesve të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë.
B.1.b: Numri i kërkesave për sekuestrim të pasurisë në rastet e korrupsionit

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: në vitin 2018 të krijohet mekanizmi i raportimit të kërkesave për sekuestrim. Në vitin 2019 sistemi i raportimit do të jetë funksional dhe të dhënat do të raportohen. Në vitin 2020 të arrihet rritja e kërkesave për sekuestrim me 5 % krahasuar me vitin 2019.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave nga krimi paraqesin një mjet kritik represiv për korrupsionin, duke hequr stimujt financiarë për veprimtarinë kriminale. Rritja e efektivitetit të hetimeve (të cilat ndër të tjera mund të përfshijnë hetime më të mira financiare dhe procedura të gjetjes së aseteve) pritet, ndër të tjera, të rritet numri i kërkesave për sekuestrim të paraqitura nga Prokuroria në Gjykatë.

Deri në fund të vitit 2017, këto të dhëna nuk gjurmohen nga statistikat e Prokurorisë. Mekanizmi përcjellës për statistikat e harmonizuara për korrupsionin dhe krimin e organizuar do të përditësohet për të gjeneruar këto të dhëna dhe të përfshijë shifrën në të gjitha raportet gjashtëmujore.
Treguesi do të vlerësohet duke matur së pari përmirësimin e sistemit të ndjekjes (procesit) dhe më pas rritjes së numrit të përgjithshëm të kërkesave për sekuestrim në rastet e korrupsionit (performanca). Treguesi do të matet si nga numri i rasteve dhe numri i personave të përfshirë në akuza.

Një nën-tregues shtesë do të përfshihet, që nga viti 2020, për të vlerësuar performancën në kontekstin e veçantë të të ashtuquajturve “raste të korrupsionit në nivel të lartë”. Në këtë kuadër, “rastet e nivelit të lartë” përcaktohen si ato që lidhen me nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal (që parashikojnë një dënim minimal prej 1 dhe 4 vjet). Llogaritja e raportit/përqindjes do të kryhet si:

• Nën-treguesi B.2.b.1: Raporti i kërkesave për sekuestrim në rastet “korrupsion në nivel të lartë”, mbi numrin e përgjithshëm të kërkesave për sekuestrim në rastet e korrupsionit;

R KNL = Shuma ( e numrit te kerkesave per sekuestrim ne rastet e “KNL” / shuma (e numrit total te kerkesave per sekuestrim ne rastet e korrupsionit) X 100%
SHËNIM: Efektiviteti i hetimit është gjithashtu i lidhur me numrin e konfiskimeve – ky element (i cili nuk varet vetëm nga hetimet, por, kryesisht, në kryerjen e procedurave gjyqësore) do të matet nga Pasaporta e Treguesve të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë.

B.1.c: Vlera e parashikuar e të ardhurave të krimit të sekuestruar në rastet e korrupsionit

Sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave nga krimi paraqesin një mjet kritik represiv për korrupsionin, duke hequr stimujt financiarë për veprimtarinë kriminale. Hetimet efektive do të gjenerojnë jo vetëm kërkesa shtesë për sekuestrim (shih treguesin B.1.c), por edhe rritjen e vlerës totale të aseteve të sekuestruara. Vlerësimi i këtyre të dhënave shtesë15 është vendimtar për të dhënë një pasqyrë të plotë të efektivitetit të hetimeve mbi korrupsionin. Bazuar në kuadrin ligjor shqiptar (VKM no.687, dt.5.10.11), asetet për të cilat është miratuar sekuestrimi do të dorëzohen në AAPSK për menaxhim. Pas marrjes së aseteve, Agjencia zbaton një vlerësim të brendshëm dhe cakton një vlerë të parashikuar. Kjo vlerë vlerësohet më tej nga ekspertë të jashtëm pas konfiskimit. Deri në fund të vitit 2017, këto të dhëna nuk gjurmohen nga AAPSK. Mekanizmi i raportimit të brendshëm të Agjencisë do të përditësohet për të gjeneruar këto të dhëna dhe të përfshijë shifrën në të gjitha raportet gjashtëmujore.

Treguesi do të vlerësohet duke matur së pari përmirësimin e monitorimit të brendshëm të AAPSK (procesit) dhe pastaj rritjes së vlerës së përgjithshme të aseteve të sekuestruara në rastet e korrupsionit (performancë).

SHËNIM: efektshmëria e hetimit është e lidhur edhe me vlerën e konfiskimeve përfundimtare – ky element (i cili nuk varet vetëm nga hetimet, por, në mënyrë thelbësore, në kryerjen e procedurave gjyqësore) do të matet me Pasaportën e Indikatorëve të Strategjisë Sektoriale të Drejtësisë.
Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
B.1.1 Forcimi i kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta me gjithë agjencitë e zbatimit të ligjit të përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe këtyre të fundit dhe gjyqësorit. PP

MFE, KLSH, MB, ILDKPKI, etj, Në vijimësi 3,000,000 Lekë
Donator, buxheti i shtetit
________________________________________ Trajnime të kryera, persona të trajnuar Njohuritë përdoren dhe cilësia e hetimit rritet. Në proces Prokuroria e Përgjithshme
Shkolla e Magjistraturës ka realizuar dy aktivitete trajnuese me pjesëmarrje të prokurorëve me tema:
Korrupsioni dhe legjislacioni i brendshëm dhe ndërkombëtar në këtë fushë. Veprat penale të Korrupsionit. Teknikat e hetimit dhe gjykimi i këtyre vepra penale.
Zbatimi i ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe risitë e tij; Hetimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale. Procesi i të provuarit dhe shndërrimi i barrës së provës. Risitë e shtesave dhe ndryshimeve.
B.1.2 Krijimi i një sistemi raportimi për të ndjekur kërkesat për sekuestrim dhe aprovimin e tyre PP Tremujori i parë

Tremujori i tretë Buxheti i Shtetit /Pa kosto
________________________________________ Formati i raportimit statistikor dhe procesi i mbledhjes së të dhënave i krijuar

Raportimi periodik Përcjellja (tracking) më e madhe e të dhënave për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive Në proces Prokuroria e Përgjithshme
Duke u përpunuar të dhënat.
B.1.3 Krijimi i një sistemi raportimi për të përcaktuar vlerën e të ardhurave të krimit të sekuestruar në rastet e korrupsionit AAPSK Tremujori i dytë Buxheti i Shtetit /Pa kosto
________________________________________ Formati i raportimit statistikor dhe procesi i mbledhjes së të dhënave u krijua Përcjellja (tracking) më e madhe e të dhënave për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive
Në periudhën Janar-Mars 2019 nuk kemi asnjë vendim gjyqësor për veprën penale të korrupsionit në lidhje me sekuestrimin, apo konfiskimit të pasurisë.
Ky aktivitet është parashikuar për Tremujorin e dytë 2019.
B.1.4. Trajnimi i stafit të AAPSK për përdorimin e sistemit të ri të raportimit për të përcaktuar vlerën e të ardhurave të krimit të sekuestruar në rastet e korrupsionit AAPSK Tremujori i parë

Tremujori i tretë Buxheti i Shtetit /Pa kosto
________________________________________ Trajnime të kryera Përcjellja (tracking) më e madhe e të dhënave për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive Pa realizuar Për sa i përket kontributit tonë për periudhën Janar-Mars 2019 të SNKK-së në plotësimin e aktivitetit B.1.4, që ka të bëjë me trajnimin e stafit, ju bëjmë me dije se ASPA këto ditë ka dërguar planifikimin për programet e trajnimit në këtë shkollë. Brenda tremujorit të dytë do t’i kërkojmë ASP-s , pikërisht trajnimin e personelit tonë midis trajnimeve të tjera për përdorimin e sistemit të ri të raportimit për të përcaktuar vlerën e të ardhurave të krimit të sekuestruar në rastet e korrupsionit.
Objektivi B. 2 Përmirësimi i bashkëpunimit midis institucioneve ligjzbatuese në ndjekjen penale dhe ndëshkimin penal të korrupsionit
Treguesit e performances/Indikatori:

B.2.a: Raporti i procedimeve te regjistruara mbi korrupsionin që rezultojnë nga referimet e administruara

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 jane: 70%, 75 % dhe 80 % respektivisht, duke konsideruar rritjen me 5 % më shumë çdo vit të këtij raporti.

Të dhënat do t’i raportohen Prokurorisë së Përgjithshme nga Prokuroritë e Shkallës së Parë në përputhje me formatin e tyre të të dhënave.
Zyra për Statistika në Prokurorinë e Përgjithshme do të procesojë të dhënat vetëm për ato nene të Kodit Penal që raportohen në statistikat e harmonizuara nën “korrupsionin”.
Performanca do të vlerësohet duke matur numrin e procedurave të regjistruara mbi numrin total të referimeve të administruara x 100

B.2.b: Numri i shtuar i bazave të të dhënave të aksesueshme për Policinë dhe Prokurorinë

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë:
Policia ka akses në 12 baza të dhënash; Policia ka akses në 14 baza të dhënash; Policia ka akses në 16 baza të dhënash.
Shtimi i aksesit në 10 databaza deri në fund të vitit 2020 për Prokurorinë. Shtuar numri respektivisht në vitin 2018 -3; në vitin 2019-3; në vitin 2020-4.

Përmirësimi i aksesit të bazave të të dhënave dhe shënimeve publike nga policia dhe prokuroria është e rëndësishme për rritjen e efektivitetit të hetimeve, ndjekjes penale dhe ndëshkimit të korrupsionit.
Për rritjen e numrit të bazave të të dhënave të disponueshme nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Policisë së Shtetit, të dy institucionet duhet të nënshkruajnë memorandume mirëkuptimi me institucionet që zotërojnë bazat e të dhënave dhe Komisionerin për Mbrojtjen e të Drejtës së Informimit dhe të Dhënave Personale, të sigurojnë financime dhe të kenë staf të trajnuar për përdorim dhe mirëmbajtje.
Performanca do të vlerësohet duke matur numrin e bazave të të dhënave të disponueshme nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi
i
Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
B.2.1 Zhvillimi i analizave të përbashkëta bazuar në të dhëna statistikore apo për raste konkrete. PP

MF,KLSH, MB, ILDKP, etj, Në vijimësi Buxheti i Shtetit /Pa kosto shtesë
________________________________________ Numri i analizave të zhvilluara Rritja e cilësisë së referimeve dhe akteve proceduriale që pasqyrohet në rritjen e raportit të procedimeve të regjistruara me referimet. Pa realizuar Për këtë periudhë nuk janë zhvilluar analiza të përbashkëta bazuar në të dhëna statistikore apo për raste konkrete.
B.2.2 Nënshkrimi/rishikimi i memorandumeve/marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ligjzbatuese dhe institucioneve të ngarkuara me luftën kundër korrupsionit. PP

MF,KLSH, MB, ILDKP, etj, Në vijimësi Buxheti i Shtetit /Pa kosto shtesë
________________________________________ Memorandume të rishikuara/nënshkruara Përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional operacional Realizuar Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nënshkruan në Mars 2019, një memorandum bashkëpunimi, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore. Palët morrën përsipër në këtë memorandum kallzimin e hetimin me përparësi të veprave penale në fushën e zgjedhjeve ku sensitiv është korrupsioni aktiv e pasiv në zgjedhje.
B.2.3 Sigurimi i aksesit të mëtejshëm në bazat e të dhënave dhe në regjistrat elektronik shtetërorë, për kryerjen e hetimeve. PP
Tremujori i 4-t 25,000,000 Lekë
Donator, buxheti i shtetit
________________________________________ Memorandume të nënshkruara Databazat aksesohen drejtpërdrejtë nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore Realizuar
(Jashtë periudhës)

Në proces Policia e Shtetit ka siguruar aksesin në bazat e të dhënave dhe në regjistrat elektronike shtetërore të disa institucioneve si: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, DPSHTRR, ZQRPP, QKB, Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Prokuroria e Përgjithshme vijon punën për realizimin e këtij procesi.
B.2.4 Kryerja e trajnimeve të përbashkëta mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese. PP, PSH Tremujori i 4-t Buxheti i Shtetit
________________________________________ Janë zbatuar raportet mbi trajnimet Kapacitetet te avancuara profesionale dhe mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet agjencive Realizuar Gjatë kësaj periudhe janë realizuar: 2 trajnime/seminare, në fushën e Krimeve Ekonomike -Financiare, kundër Korrupsionit dhe Krimeve në Detyrë, me 4 përfitues nga burimet njerëzore. Trajnimet janë kryer nga:
1. Këshlli i Europës.
2. Ambasada Amerikane.

B.2.5 Nënshkrimi i marreveshjeve të përbashkëta të bashkëpunimit mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese. PP, PSH Vazhdon Buxheti i Shtetit
________________________________________ Pa realizuar Policia e Shtetit
Në zbatim të V.K.M-së Nr. 06.11.2017 “Për Planin e Veprimit Kundër Krimit të Organizuar”, për krijimin e Task Forcës “Forca e Ligjit”, është krijuar dhe funksionin struktura Task Forca “Forca e Ligjit”, si dhe është lidhur marrëveshje bashkëpunimi midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Gjatë këtij tremujori nuk është lidhur asnjë marrëveshje.
B.2.6 Dhënia e aksesit policisë gjyqësore në databazat e institucioneve. PP Vazhdon Buxheti i Shtetit
________________________________________ Qasja në bazën e të dhënave e siguruar Realizuar Policia e Shtetit
Është nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit “Për shkëmbimin e informacionit ndërmjet sistemit të menaxhimit policor të çështjeve të Policisë së Shtetit dhe sistemit të menaxhimit të çështjeve të Prokurorisë”, firmosur nga DPPSH me nr. protokolli 4437/3 datë 12.07.2017, ndërsa nga Prokuroria e Përgjithshme me nr. Prot. 1689/2 datë 06.07.2017, për ndërlidhjen e 2 sistemeve të menaxhimit të çështjeve mes DPPSH dhe Prokurorisë.
B.2.7 Kryerja e analizave të përbashkëta periodike të punës apo edhe sipas rëndësisë së çështjes. PP Vazhdon Buxheti i Shtetit
________________________________________ Zbatimi i seancave të përbashkëta të punës Rritja e kordinimit ndermjet agjencive operacionale Realizuar Policia e Shtetit
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 87, takime dhe analiza të përbashkëta me Prokurorinë, dhe Agjensitë/Instucione të tjera ligjzbatuese, lidhur me trajtimin e akesave dhe hetimeve të proçedimeve penale.
Objektivi B.3 Përmirësimi i kuadrit ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar

Treguesit e performancës:

B.3.a: Numri i raporteve rishikuese të kryera periodikisht dhe bërja publike nga Ministria e Financave mbi përshtatshmërinë e kuadrit ligjor për ndjekjen penale të krimeve ekonomike dhe financiare.

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Zbatimi i një veprimi shqyrtues; Një raport rishikimi publikohet dhe dorëzohet tek politikëbërësit; Një raport rishikimi publikohet dhe dorëzohet tek politikëbërësit, respektivisht.

B.3.b: Implementimi i legjislacionit për ngritjen e Zyrës për Rikuperimin e Aseteve.

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë:

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
B.3.1 Raport mbi vlerësimin e kuadrit ligjor dhe rekomandimet e krijuara institucionale për ARO. MFE Tremujori i 3-të Buxheti i Shtetit
________________________________________ MF fillon procesin e vlerësimit dhe shqyrtimit. MF i bën propozim zyrtar qeverisë për fillimin e procesit të krijimit te ARO
B.3.2 Baza ligjore mbi ARO (institucioni pritës dhe procedurat standarde të veprimit) të hartuara nga institucioni përkatës MFE Tremujori i 2-të Buxheti i Shtetit
________________________________________ Draft dokumenti i pergatitur Draft dokumenti i aprovuar
B.3.3 Miratimi, ngritja dhe operimi i institucionit ARO MFE Buxheti i Shtetit
________________________________________ ARO është funksional dhe bërë publik Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i ARO
Objektivi B.4 Përmirësimi i bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar

Gjëndja aktuale për këtë objektiv

Grupet kriminale e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre në fushën e krimeve ekonomike e financiare në më shumë sesa në një shtet. Policia e Shtetit ka marrëveshje bashkëpunimi me Interpol dhe Europol si dhe me struktura homologe të vendeve të tjera, për të luftuar këto krime. Bazuar në këto marrëveshje strukturat ligjzbatuese nëprmjet policisë së shtetit shkëmbejnë informacion në mënyrë të vazhdueshme. Në fokus të punës së policisë së shtetit do të jetë shkëmbimi i informacionit të prodhuar nga policia e shtetit me strukturat homologe për goditjen e krimeve ekonomike e financiare me qëllim organizimin e operacioneve policore të përbashkëta për goditjen e këtyre krimeve.
Treguesit e performances/Indikatori:
a: Numri i informacionit policor të shkëmbyer me vëndet e treta dhe institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjt

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Përditësimi i procesit të monitorimit të brendshëm për të marrë të dhëna të detajuara të grumbulluara dhe të zbërthyera. Publikimi i të dhënave; Rritja prej 5% në raport me vitin 2018; Rritje prej 5% në raport me vitin 2019, respektivisht.

Rritja e bashkëpunimit operacional me vendet e treta dhe organizatat / rrjetet mbikombëtare të zbatimit të ligjit (duke përfshirë, ndër të tjera, Europol, Interpol, Frontex, Egmont, CARIN, etj). Siç është theksuar në Raportin e Bashkimit Europian të vitit 2016, “Shqipëria ka një marrëveshje operacionale bashkëpunimi me Europol dhe që nga viti 2009 një oficer ndërlidhës në selinë e Europol. Shqipëria mbetet një partner reaktiv dhe jo proaktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Trende të ngjashme janë vënë re edhe në lidhje me bashkëpunimin me Interpol “.

Që nga viti 2017, ndjekja e shkëmbimit të informacionit me vendet e treta dhe organizatat/rrjetet mbikombëtare të zbatimit të ligjit nuk është e standardizuar.

Treguesi do të vlerësohet duke matur së pari përmirësimin e procesit të monitorimit të brendshëm të Policisë Shqiptare për të marrë të dhëna të zbërhtyera (proces) dhe më pas rritjen e numrit të përgjithshëm të informacionit të shkëmbyer me vendet e treta dhe institucionin mbikombëtar.

b: Numri i operacioneve të përbashkëta policore të lancuara nga Europol dhe Interpol në fushën e luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar në të cilat Shqipëria merr pjesë aktivisht.

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: 3, 4 dhe 5 respektivisht.
Rritja e bashkëpunimit operacional me vendet e treta dhe organizatat /rrjetet mbikombëtare të zbatimit të ligjit (duke përfshirë, ndër të tjera, Europol, Interpol, Frontex, Egmont, CARIN, etj.). Siç është theksuar në Raportin e Bashkimit Europian të vitit 2016, “Shqipëria ka një marrëveshje operacionale bashkëpunimi me Europol dhe që nga viti 2009 një oficer ndërlidhës në selinë e Europol. Shqipëria mbetet një partner reaktiv dhe jo proaktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Trende të ngjashme janë vënë re edhe në lidhje me bashkëpunimin me Interpol “.
Shkëmbimi i informacionit (shih B.4.1) do të vazhdojë nga bashkëpunimi në nivel operacional, duke përfshirë operacionet e përbashkëta policore.

Treguesi do të vlerësohet duke matur numrin e përgjithshëm të operacioneve të përbashkëta të Policisë Europol dhe Interpol në fushën e luftës kundër krimit financiar dhe ekonomik në të cilin Shqipëria merr pjesë në mënyrë aktive.
Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
B.4.1 Krijimi i sistemit të brendshëm të monitorimit për të ndjekur shkëmbimin e informacionit me partnerët ndërkombëtarë, Rritja e numrit të informacioneve të shkëmbyera me agjensitë partnere të zbatimit të ligjit Policia e Shtetit Buxheti i shtetit
________________________________________ Satistika mbi numrin e informacioneve të shkëmbyera me agjensitë homologe, të prodhuara nga Policia e Shtetit. Rritja e besimit mes agjensive ligjzbatuese homologe në luftën kundër krimit ekonomik e financiar Realizuar Policia e Shtetit, sipas marrëveshjeve bashkëpunon me “EUROPOL, “INTERPOL”, Oficer Ndërlidhës (Kontakti), të Policisë Shqiptare, të atashuar në vende jashtë shtetit, si dhe me Oficer Ndërlidhes (Kontakti), të vendeve të atashuar në Shqipëri, CARIN, SELEK, BAMIN, INTERFORCË, etj. si dhe mbi bazën e marrëveshjeve dy palëshe me shtete të tjera.
Numri i informacione të shkëmbyera me agjencitë homologe, në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare dhe korrupsionit është si më poshtë:
 42 Informacione, me Interpolin.
 12 Informacione, me Europolin.
 3 Informacione me rrjetin e zyrave per gjetjen e rikuperimin e aseteve kriminale CARIN.
68 raste shkëmbimi Informacione me Agjenci të tjera ligjzbatuese.
B.4.2 Kryerja e trajnimeve të përbashkëta me strukturat e agjensive partnere Policia e Shtetit Buxheti i shtetit
________________________________________ Numri i trajnimeve të kryera Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në kryerjen e hetimeve të përbashkëta. Realizuar Gjatë kësaj periudhe janë realizuar: 2 trajnime/seminare, në fushën e Krimeve Ekonomike – Financiare, kundër Korrupsionit dhe Krimeve në Detyrë, me 4 përfitues nga burimet njerëzore. Trajnimet janë kryer nga:
1. Këshlli i Europës.
2. Ambasada Amerikane.
B.4.3 Nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe në luftën kundër krimit Ministria e Brendshme Buxheti i Shtetit
________________________________________ Numri i marrëveshjeve të nënshkruara Kordinim më efiçent mes strukturave homologe në luftën kundër krimit ndërkombëtar
B.4.4 Kryerja e takimeve dhe analizave të përbashkëta për zbatimin e marrëveshjeve dhe rezultateve të arritura Ministria e Brendshme Tremujori i 3-të Buxheti i shtetit
________________________________________ Numri i takimeve dhe analizave Rritja e transparencës dhe besimit mes agjensive homologe të zbatimit të ligjit
B.4.5 Rritja e pjesëmarrjes aktive të Policisë së Shtetit Shqiptar e numrit të aksioneve të përbashkëta policore.
PSH Buxheti i shtetit
________________________________________ Numri i operacioneve të përbashkëta hetimore Ulja e krimit trans-nacional në fushën e krimeve ekonomike e financiare

Gjatë kësaj periudhe, nuk është kryer asnjë operacion i përbashkët policor, në fushën e krimeve kundër korrupsionit.

• Qasja ndërgjegjësuese – C
Objektivi C.1 Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut të gjerë mbi pasojat e korrupsionit Raising Aëareness and educating the public on the consequences of corruption
Treguesit e performances/Indikatori:
C.1.a: Krijimi i një plani vjetor të komunikimitdhe visibiliteti të Strategjisë Antikorrupsion
Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Zbatimi i masave të Plan Veprimit
Harmonizimi i qasjes së vizibilitetit dhe komunikimit në kornizën e anti-korrupsionit është shumë e rëndësishme për të shpërndarë një mesazh dhe qasje të përbashkët. Një plan vjetor i vizibilitetit dhe komunikimit për Strategjinë Kundër Korrupsionit do të shmangë organizimin e ngjarjeve të komunikimit për anti korrupsionin në një mënyrë të pakordinuar dhe reaktive, të pakordinuar midis entiteteve të ndryshme qeveritare (në nivel qendror dhe lokal).
Ky Plan do të përfshijë prioritetet për t’u adresuar, objektivi i grupeve / institucionet, mjetet e shpërndarjes, mesazhet gjatë fushatave si dhe buxhetet për zbatimin.
Hartimi i planit do të kordinohet nga MD / KKK, në konsultim me institucionet e tjera. Zbatimi i planit do të ndikojë pozitivisht në perceptimin e qytetarëve për përpjekjet e zbatuara në Shqipëri kundër korrupsionit.

Treguesi do të vlerësohet duke matur së pari krijimin e planit vjetor të vizibilitetit dhe komunikimit (procesit) dhe më pas përdorimin e tij operacional (performancën).
Lidhur me masën C.1.a, eksperti për Komunikimin dhe Vizibilitetitn project i BE-së, do të përmbushë planin vjetor të vizibilitetit. Për periudhën janar-mars 2019, jemi në proces vlerësimi të një drafti të parë, i cili kërkon të shikohet nga ekspertë të fushës.

C.1.b: Numri i fushatave vjetore për rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër korrupsionit

Objektivat për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 jane: Përmirësimi i mos tolerimit të korrupsionit nga Institucionet Publike,

• Rritja e çështjeve të raportuara mbi korrupsionin,
• Inkurajimi i bashkëpunimit më shoqërinë civile.
• Rritja e transparencës dhe përmirësimi i aksesit të informacionit publik
• Forcimi i integritetit të zyrtarëve publike

Do të hartohet një plan komunikimi i gjerë. 4 fushata të mëdha janë parashikuar gjatë vitit 2018; me qëllimin (1) për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për pasojat e korrupsionit dhe si ta denoncojnë dhe trajtojnë atë: (2) të rrisë ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me transparencën dhe të drejtën për informim: (3) të rrisë ndërgjegjësimin e sektorit publik dhe privat për zbatimin e Ligjit për Sinjalizimin: (4) të rritë ndërgjegjësimin e publikut dhe të zyrtarëve për forcimin e integritetit të zyrtarëve publikë;
Fushatat e rritjes së ndjeshmërisë duhet të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata të orientuara dhe të planifikuara në një mënyrë që të arrijnë grupet relevante me dendësi të mjaftueshme të komunikimit.

Kjo nënkupton një komunikim të qëndrueshëm “themelor” dhe disa “maja te komunikimit” gjatë periudhës. Fushata duhet të:
• Integrojë disa kanale dhe mjete të komunikimit të cilat janë koherente,
• të ketë një dizajn tërheqës dhe lehtësisht të dallueshëm,
• Përcaktojë grupe relevante duke përfshirë vendimmarrësit dhe mediat, dhe qëllim efekte të qëndrueshme.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës
/raportues
Kohëzgjatja
/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën
janar-mars 2019
2019
C.b.1 Forumi i parë konsultativ (i brendshëm): shkëmbimi mbi planin e veprimit
Forumi i parë konsultativ (publik): sinjalizuesit MD
MD/TAC/EUD
________________________________________ Pjesëmarrësi është i informuar për progresin dhe përfshirjen e planit të veprimit;
Progresi dhe pengesat ne implementimin e Ligjit Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve Angazhimi i përgjithshëm i palëve të interesuara për aktivitetet e projektit për planin e veprimit kundër korrupsionit;
Zbatimi i plotë i Ligjit për Sinjalizimin Realizuar në vitin 2018.
C.b.2 Takimi kordinues i donatorëve/ Konferencë për shtyp të planit të veprimit MD MD
________________________________________ Numri i Donatorëve të pranishëm në takim Qasja gjithëpërfshirëse: Përfshirja e donatorëve në procesin e zbatimit të AP kundër korrupsionit Realizuar në vitin 2018.
C.b.3 Vrapo kundër korrupionit: Eventi informues 10 km vrapim kundër korrupsionit: kanale online
MD
TAC/EUD/Bashkia/MD
________________________________________ Numri i pjesëmarrësve në eventin ndërgjegjësues Numri i pjesëmarrësve në ngjarje duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat e korrupsionit dhe duhet të inkurajohen të denoncojnë korrupsionin Realizuar në vitin 2018.
C.b.4 Forumi i Dytë Konsultativ: Liria e Informacionit MD
TAC/EUD/MD
________________________________________ Angazhim dhe përfshirje e plotë e palëve
Përmirësimi i aksesit të qytetarëve në informacion Realizuar në vitin 2018.
C.b.5 Filloi: Zëra Kundër Korrupsionit: Fushata dëshmuese MD
TAC/EUD
________________________________________ Numri i njerëzve të ndërgjegjësuar mbi pasojat e korrupsionit Realizuar në vitin 2018.
C.b.6 Rock kundër korrupsionit: festival muzikor
MD
TAC/EUD
________________________________________ Numri i pjesëmarrësve në eventin ndërgjegjësues Numri i pjesëmarrësve në ngjarje do të jetë i vetëdijshëm për pasojat e korrupsionit dhe do të inkurajohet për të denoncuar raste korruptive Realizuar në vitin 2018.
C.b.7 Filloi: Informacion kundër korrupsionit: turne informues/ fletëpalosje
MD
TAC/EUD
________________________________________ Numri i qytetarëve të informuar Informimi i publikut për pasojat e korrupsionit Realizuar në vitin 2018.
C.b.8 Forumi i Tretë Konsultativ: Integriteti MD
TAC/MD
________________________________________ Angazhim i plotë dhe përfshirje e palëve të interesuara Forcimi i integritetit të zyrtarëve publikë; Realizuar në vitin 2018.
C.b.9 Të rinjtë kundër korrupsionit: Shkëmbimi/eksperiencat/bashkëpunimi i të rinjve MD
Zyra e Huaj Gjermane
________________________________________ Miratimi i praktikave më të mira për trajtimin e korrupsionit Edukimi i të rinjve Realizuar në vitin 2018.
C.b.10 Forumi i Katërt Konsultativ: Konflikti i Interesave
MD
TAC/EUD/MD
________________________________________ Angazhim i plotë dhe përfshirje e palëve të interesuara Forcimi i regjimit të zbulimit dhe kontrollit të rasteve të konfliktit të interesit Realizuar në vitin 2018.
C.b.11 Film kundër korrupsionit: festival filmi MD
TAC/EUD
________________________________________ Nr I personave të informuar Informimi i publikut për pasojat e korrupsionit me metodat vizuale Realizuar në vitin 2018.
C.b.12 Anketë kundër korrupsionit: Eventi i opinionit publik në bashkëpunim me IT MD
Shkurt TAC/EUD
________________________________________ Perceptimi mbi indeksin e antikorrupsionit Mbledhja e të dhënave dhe analizimi; Pa realizuar Për tremujorin e parë të këtij viti, nuk është kryer aktiviteti i parashikuar. (Shtyrë për në tremujorin e dytë).
C.b.13 Forumi i pestë Konsultativ Konkluzione & hapat e ardhshëm
MD
Mars TAC/EUD/MD
________________________________________ Angazhim dhe përfshirje e plotë e palëve
Përcaktimi i hapave të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionition Pa realizuar Për tremujorin e parë të këtij viti, nuk është kryer aktiviteti i parashikuar. (Shtyrë për në tremujorin e dytë).

C.b.14 Mëngjesi Anti-korrupson: takimet rregullisht dhe ne sesionet/edicionet e veçanta MD Paguar nga çdo pjesëmarrës
________________________________________ Nr. i takimeve
Nr.i pjesmarresve Inkurajimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe donatorët Realizuar “Në takimin e mëngjesit me studentët e ekselencës që kontribuojnë në Ministrinë e Drejtësisë, për Kodifikimin, Rregullimine Profesioneve të Lira dhe Politikat Antikorrupsion”.

C.b.15 Takimi i Ministrit: KKK vizitë në vënde të ndryshme për subjekte të ndryshme: Promovimi i Transparencës/ Reformës së Derregullimit /Integritetit/Procesit të Planit të veprimit MD Buxheti i Shtetit /Pa kosto
________________________________________ Nr. i takimeve
Nr. i personave të informuar Rritja e transparencës; qasje më të mirë në informata për qytetarët Realizuar Vizitë e Ministres Gjonaj në Qarkun Lezhë; “Lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë së trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve do të jenë çështjet kryesore në sistemin penitenciar”.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një vizitë në Kosovë.” Shqipëria është në fazën finale të ngritjes së SPAK-ut, që do të hetojë krimin e organizuar si dhe korrupsionin në nivele të larta”.

Vizitë dyditore në Austri, takim me Ministrin e Drejtësisë Austriake dhe nënshkrimi I memorandumit të bashkëpunimit. Takim me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Takim me zyrtarë të lartë të OGP për të nxitur transparencën në nivel global dhe luftuar korrupsionin.

Konferenca me temë: “Mjete në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit. Takim me studentë të Universitetit të Hagës.
Prezantim I Projektit të Masterit në kriminologji në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, OSBE dhe Ambasadën Britanike.

C.b.16 Debati televiziv me Ministrin si KKK duke prezantuar SPAK dhe Byronë e Hetimit MD Buxheti i Shtetit /Pa Kosto
________________________________________ Nr. i debateve Rritja e transparencës; përmirësimi i trajtimit të rasteve të korrupsionit;
Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të hetimeve penale kundër korrupsionit; përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit në ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit; Realizuar 12 deklarata për shtyp ku raportohet në mënyrë periodike të përjavshme për rezultatet e Task Forcës Anrtikorrupsion.

Deklaratë për shtyp e Ministrit të Drejtësisë me temë: “Mbështetje prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, para përgjegjësisë ata që kanë abuzuar me ligjin dhe detyrën”.

Intervistë në ERTV mbi shërbimin e ri Fast-Track, përmes të cilit mund të merren 9 shërbime në vetëm 24 orë.Dalje në televizionin ALB-UK nga Britania e Madhe ku nënvizoi projektet e Qeverisë Shqiptare për luftën kundër korrupsionit.Deklaratë për shtyp: “Rekomandimet e TI, pjesë e politikave të Qeverisjes, si parakusht për suksesin në luftën kundër korrupsionit”.

C.b.17 Komunikimi audo-viziv i trajnimeve administrative mbi anti-korrupsionin MD

________________________________________ Nr. i personave të trajnuara Përmirësimi i trajtimit të rasteve të korrupsionit; Realizuar

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE Tiranë dhe Agjensinë Kombëtare Antikorrupsion të Italisë, organizoi seminarin me temë “Mjetet për parandalimin e korrupsionit dhe planet e integritetit”. Seminari do u zhvillua në datat 28-29 Mars. C.b.18 Raporte mujore/Çerek mujore në cështjet e adresuara në faqen e Ministrisë së Drejtësisë (Faqja e anti-korrupsionit) MD Buxheti i Shtetit /Pa kosto

________________________________________ Nr.i rasteve të raportuara Përmirësimi i trajtimit të rasteve të korrupsionit; Realizuar Publikuar në faqen Zyrtare të MD, Raporti Vjetor 2018 I Monitorimit në zbatim të SNKK dhe planit të saj të veprimit. C.b.19 Rritja e kapacitetit të aftësisë dhe kapacitetit të kordinatorëve për Lirinë e Informimit. KMDIDP Buxheti i Shtetit /Pa kosto

________________________________________ Numri i trajnimeve / nr i personave të trajnuar Përmirësimi i aksesit në informacion Realizuar në vitin 2018. C.b.20 Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për Ligjin për Të Drejtën e Informimit KMDIDP Buxheti i Shtetit /Pa kosto

________________________________________ Nr i ligjeratave/ nr i personave të trajnuar Përmirësimi i aksesit në informacion Realizuar në vitin 2018. C.b.21 Fushata për rritjen e ndërgjegjësimit në sektorin privat për forcimin/zbatueshmërinë e Ligjit mbi Sinjalizuesit ILDKPKI

________________________________________ Forcimi i regjimit të rasteve të sinjalizuara dhe kontrollit të zyrtarëve public
Në proces Në kuadër të zbatimit të projektit të binjakezimit, gjatë vitit 2018 me bashkëpunimin e zyrtarëve të ILDKPKI-së dhe ekspertëve të projektit, është finalizuar fletëpalosja e dedikuar për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve e cila grup të synuar kishte publikun e gjerë. Aktualisht është duke u proceduar me printimin dhe shpërndarjen e fletëpalosjes.
Objektivi C.2 Nxitja e publikut për të përdorur aktivisht mekanizmat për denoncimin dhe parandalimin e korrupsionit

Treguesit e performances/Indikatori:

C.2.a: Numri i denoncimeve të korrupsionit nga qytetarët të ardhura në platformën shqiperiaqeduam.al

Target për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Rritje prej 25% në krahasim me vitin paraprak; Rritje prej 30% në krahasim me vitin paraprak, Rritje prej 30% në krahasim me vitin paraprak.

Portali i ri, shqiperiaqeduam.al, nga tetori i vitit 2017, krijoi një “one-stop shop” (pikë shërbimi me një ndalesë) për të gjitha ankesat dhe propozimet e qytetarëve. Portali stopkorruptionit.al është mbyllur dhe funksionet e tij janë integruar nga portali shqipëriaqeduam.al.

Në mënyrë të veçantë për denoncimin e korrupsionit, portali i ri kërkon që qytetarët të identifikohen duke dorëzuar denoncime. Ky funksionalitet i ri ndikon pozitivisht në kapacitetin e zbatimit të ligjit për të ndjekur hetimet bazuar në denoncimet e qytetarëve nëpërmjet portalit.
Denoncimet e korrupsionit do të gjurmohen, nga ana e portalit, në mënyrë të veçantë nga të gjitha ankesat e tjera.

Treguesi do të vlerësohet duke matur numrin total të denoncimeve të qytetarëve për korrupsion të paraqitura në portalin shqiperiaqeduam.al

C.2.b: Numri i rasteve të korrupsionit të gjeneruara nga denoncimet e qytetarëve në www.shqiperiaqeduam.al, të cilat janë raportuar në Policinë e Shtetit/Prokurori

Target për tu arritur në 2018, 2019 dhe 2020 janë: Rritje prej 25% në krahasim me vitin paraprak; Rritje prej 30% në krahasim me vitin paraprak, Rritje prej 30% në krahasim me vitin paraprak.

Portali i ri, shqiperiaqeduam.al, nga tetori i vitit 2017, krijoi një “one-stop shop” për të gjitha ankesat dhe propozimet e qytetarëve. Portali stopkorruptionit.al është mbyllur dhe funksionet e tij janë integruar nga portali shqiperiaqeduam.al.

Në mënyrë specifike për denoncimin e korrupsionit, portali i ri kërkon që qytetarët të identifikohen kur dorëzojnë denoncime. Ky funksionalitet i ri ndikon pozitivisht në kapacitetin e zbatimit të ligjit për të ndjekur hetimet bazuar në denoncimet e qytetarëve përmes portalit.
Denoncimet e korrupsionit do të gjurmohen, nga ana e portalit, në mënyrë të veçantë nga të gjitha ankesat e tjera. Ato dërgohen në institucionet përgjegjëse, aty ku bëhet një vlerësim i nivelit të parë. Rastet që konfirmohen të lidhen me praktikat korruptive, i referohen Policisë Shqiptare për hetime të mëtejshme.

Treguesi do të vlerësohet duke matur numrin total të rasteve të korrupsionit të krijuara nga denoncimet e qytetarëve në shqiperiaqeduam.al, të cilat raportohen nga institucionet e linjës tek Policia Shqiptare

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës

/raportues

Kohëzgjatja

/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhën janar-mars 2019 2019

C.2.1 Raportimi periodik i Agjencisë mbi denoncimet në portal Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje Periodikisht Buxheti i Shtetit Raporti i Prodhuar Përmirësimi i vlerësimit të efektivitetit të portalit si mekanizëm raportues Realizuar Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje raporton periodikisht mbi denoncimet e qytetarëve dhe bizneseve, çdo javë nëpërmjet të dhënave të detajuara të paraqitura në raport për çdo minister dhe Kryeministrin.
Buxheti i shtetit është burimi i financimit të kësaj mase.

C.2.2 Dorëzimi i kërkesave mujore për institucionet e linjës për mbledhjen e numrit të qytetarëve të denoncimeve për korrupsion në portalin të cilat janë raportuar në Policinë e Shtetit Shqiptar / Prokurorinë Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje Periodikisht Buxheti i Shtetit

________________________________________ Raporti Periodik i Prodhuar Përmirësimi i vlerësimit të efektivitetit të portalit si mekanizëm raportues Në proces Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje raporton periodikisht mbi denoncimet e qytetarëve dhe bizneseve, çdo javë nëpërmjet të dhënave të detajuara të paraqitura në raport për çdo ministër dhe Kryeministrin.

Buxheti i shtetit është burimi i financimit të kësaj mase.
Në funksion të këtij objektivi janë përmirësuar proceset në sistemin elektronik të platformës së bashkëqeverisjes duke mundësuar gjurmimin dhe etiketimin elektronik të rasteve të dyshuara si korruptive.
Për këtë periudhë janë raportuar pranë Task Force Antikorrupsion 2 raste nga të cilat:-2 për Ministrinë e Drejtësisë.Institucionet nuk kane raportuar se ndonjë nga ankesat/raportimet për raste korruptive i kanë referuar në Policinë e Shtetit apo në Prokurori.

Në total, për këtë periudhë raportimi janë regjistruar 5808 çështje, kërkesa, ankesa. Çështjet lidhen me nivelin qendror të qeverisjes dhe me nivelin vendor. Në nivelin qendror janë 4613 çështje dhe konkretisht ankesa, në të cilat janë trajtuar 3068. Diferenca është e lidhur me ankesat dhe çështjet në proces në momentin e raportimit. Janë 30 masa ndëshkimore të marra nga hetimet administrative për mosdhënien në kohë të së drejtës qytetarëve.
Buxheti i shtetit është burimi i financimit të kësaj mase.

Nr Masa/Aktiviteti Institucioni përgjegjës

/raportues

Kohëzgjatja

/Afati Fondet e parashikuara
________________________________________Alokimi
për periudhën janar-mars 2019 Treguesi i Rezultatit Treguesi i Impaktit Statusi i aktivitetit për periudhën janar-mars 2019 Përshkrimi i arritjeve për periudhënjanar-mars 2019 2019C.3.1 Hartimi i vendimit të brendshëm për krijimin e një Programi Anti-korrupsion në AMSHC, thirrje për propozime specifike që kanë në qëndër korrupsionin. AMSHC Buxheti i Shtetit /Pa kosto ekstra

________________________________________ Është miratuar vendimi për krijimin e programit anti-korrupsion Aktiviteti i integruar i AMSHC në sektorin e anti-korrupsionit Realizuar Finalizimi i hartimit të Programit Anti- Korrupsion, si pjesë e aktiviteteve në kuadër të masave të parashikuara nga AMShC- ja, ishte një arritje e cila kërkoi jo pak angazhim. Në program janë integruar nocionet, hapat dhe masat e marra në tërësi nga Strategjia por në veçanti me fokus AMShC- në. Programi do t’u dërgohet edhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në momentin që do të akreditohet nga Bordi Mbikqyrës në mbledhjen e tij të radhës.

C.3.2 Nisja e thirrjes për propozime posaçërisht për të synuar korrupsionin, si pjesë e programit anti-korrupsion, (krijimi i infrastrukturës së duhur me një numër telefoni dhe një email të disponueshëm për raportimin e provave të rasteve korruptive si brenda AMSHC dhe jashtë saj.) AMSHC Tremujori i 4-t 25.250.000 Lek

________________________________________ Numri i rasteve të raportuara të korrupsionit Aktiviteti i integruar i AMSHC në sektorin e anti-korrupsionit Realizuar (Jashtë periudhës së raportimit) Bazuar në parashikimet për realizimin e masave, Pika e Kontaktit Anti- Korrupsion pranë AMShC- së propozoi pranë Titullarit përcjelljen në Bordin Mbikqyrës, kategorizimin e fushës në luftën kundër korrupsionit si prioritet kryesor dhe strategjik në kuadër të Thirrjes për Financim të Programeve Nr. 12. Ky propozim është marrë për bazë duke përcaktuar prioritet- së bashku me prioritetet e tjera edhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë, AMShC është angazhuar edhe në pajisjen e infrastrukturës së nevojshme për pajisje me një numër kontakti me qëllim denoncimin e rasteve të korrupsionit në shoqërinë civile. C.3.3 AMSHC do të zhvillojë seanca trajnimi sensibilizuese gjatë 2018-2019 me OSHC-të në lidhje me luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet e paraqitjes dhe si të identifikohen rastet e korrupsionit. AMSHC Tremujori i 2-të Buxheti i Shtetit /Pa kosto ekstra
________________________________________ 1.3.a. Numri i trajnimeve
1.3.b. Numri i pjesëmarrësve në këto trajnime Rritje e informacionit për OSHC-të Në process (Jashtë periudhës së raportimit) Siç është realizuar përgjatë vitit 2018, edhe në vitin 2019, AMShC do të ndërmarrë nismën për prezantimin e Strategjisë kundër Korrupsionit pranë përfaqësuesve të Shoqërisë Civile. Në këto trajnime, AMShC do të prezantojë arritjet e deritanishme dhe ato të parashikuara duke përfshirë edhe shtrirjen në kohë të Strategjisë deri në vitin 2023 duke konsideruar edhe fead- back- et e pjesëmarrësve për t’u integruar në strategji.

Përgjatë tre mujorit të dytë, AMShC do të realizojë seanca informuese dhe trajnuese me përfaqësues të shoqërisë civile dhe publikun e interesuar për pjesëmarrje.