Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar. Ashtu si Loriku, edhe Monika ka mbledhur ndjekësit e saj në Instagram, me të cilët zhvillon herë pas here mini-intervista, duke treguar detaje nga jeta e çiftit.

Së fundmi, njëri prej ndjekësve e ka pyetur Monikën nëse Loriku ka qenë dashuria e saj e parë, ndërsa bukuroshja me siguri e ka lënë pa fjalë me përgjigjen. “Kur je e vogël mendon se ke gjetur dashurinë, por më pas rritesh dhe vetëm kur gjen mashkullin me të cilin do të ndërtosh familjen, pa të cilin nuk e imagjinon dot të jetosh as edhe një ditë sepse të mungon fryma, atëherë ke gjetur dashurinë e parë dhe të vetme.”- shkruan ajo, duke shprehur publikisht dashurinë e madhe që ndjen për bashkëshortin.