Çifti i këngëtarëve vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tyre të fundit “Romeo&Juliet”. Ndërkohë që Mozzik dhe partnerja e tij Loredana nuk lënë anash angazhimin e tyre familjare. Mëngjesin e kësaj të mërkure dyshja na prezantoi me një pjesë të shtëpisë së tyre: dhomën e gjumit.

Loredana publikoi dy video ku bashkë me Hanën ndodhen të shtrirë në krevat, ndërsa kuptohet se një pjesë të këtij të fundit tashmë e ka zaptuar vogëlushja. Ajo që bie në sy nga videoja është se çifti ka zgjedhur që në tavanin e dhomës së gjumit të kenë një pasqyrë.Ne po mendojmë vetëm për videot apo fotot që mund të bënim!