Protesta të shumta për klimën po zhvillohen në Londër dhe në qytete të tjera të Britanisë së Madhe. Revoltat e inicuara nga “Extinction Rebellion” janë në vazhdën e protestave të muajit prilli, që çuan në arrestimin e më shumë se 100 personave. “Kam frikë të kem fëmijë dhe jam e shqetësuar për të ardhmen time”- thotë një prej manifestuesve

Manifestuesit kanë kërkuar me zë të lartë pranimin si krim ndërkombëtar të Ekocidit, dëmtimin e ambientit natyror apo njëriut nga emetimi i tepërt në ajër i substancave kimike të dëmshme. “Bota ndodhet në një situatë emergjence. Kemi nevojë për një përgjigje urgjente – thotë Liam Geary Baulch, një nga organizatorët e protestës

“Nëse manifestuesit po kërkojnë me ngulm të zgjerojnë konsensusin ndërkombëtarë për çështjen, aktorët politik jo gjithmonë kanë arritur të ‘vjelin’ simpatinë e shtetasve të tyre, të cilët kanë bllokuar rrugët”- thotë një tjetër manifestuese – ‘ndihemi të pafuqishëm se askush nuk na dëgjon”.

“Protestuesit duhet të shkojnë të protestojnë përpara ambasadave të atyre vendeve që bëjnë pak ose aspak përpjekje për reduktimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë” – thotë një banor i kryeqytetit britanik

Qeverisë Britanike manifestuesit i kërkojnë të ketë një objektiv të qartë, emetimin zero të karbonit deri në vitin 2025 dhe jo deri në vitin 2050. Njëherazi ata po përpiqet të mobilizojë ambientalistët e gjithë botës për një manifestim të madh ndërkombëtar në 7 tetor.