Jeremy Corbyn, lideri i opozitës britanike, pas takimit të tij në Bruksel me kryenegociatorin e BE Michel Barnier, u shpreh zyrtarisht në favor të një referendumi të dytë. Corbyn tha se do të mbështesë opsionin për të qëndruar me Europën nëse qeveria konservatore do të shprehet për një referendum të dytë për Brexit.

”Për mundësinë e një referendumi të dytë ne do të bëjmë një mocion në parlament, siç e kemi bërë tashmë dhe që është refuzuar” Lideri i opozitës britanike ka paralajmëruar se negociatat për “Brexit” mund të rezultojnë fatale për shumicën e popullit britanik.