Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer thotë se qeveria është legjitime, dhe se ai nuk është në Tiranë për të negociuar për një platformë me palët. Ai theksoi se të gjtiha partitë politike, duke ju drejtuar me një apel të veçantë, vetë opozitës, duhet të marrin pjesë në zgjedhje, dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik.

Influenca ruse? Shqipëria target i vështirë për Rusinë

Gjatë takimit me gazetarët në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë që zgjati përreth një orë, Palmer është pyetur edhe në lidhje me influencën ruse në vendin tonë, duke theksuar se “Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Amerika kërkon bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese. Ne duam të ardhme për vendin”, tha Palmer.

Natyrshem lind pyetja: Kush po kerkon te mbjelle kaos dhe trazira ne Shqiperi me protesta e dhune ndaj policise e institucioneve?

Sipas argumentit te Palmer, Basha eshte ne ato ujra.