Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka komentuar kërkesën e Prokurorisë, duke marrë si të pandehur kreun e PD, Lulzim Basha.

Në emisionin “Open”, Gjata ka thënë se thirrja nga Prokuroria është politike, për të tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjeve më të rëndësishme që po ndodhin, siç është ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Dibër.

“Sa herë që ka ngjarje të mëdha, ka fakte kundër qeverisë, gjithmonë Prokuroria ose akuzon Bashën ose ndonjë funksionar të PD.

Basha ka shkuar në Prokurori, ka thënë atë që di.

Në këto thirrje ne kemi gjetur shkelje të rënda, prandaj kemi kërkuar që të respektojë rregullat. Prokuroria e thërret për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet.

Prokuroria thërret Bashën për lobime, por gjallë se thërret për Unazën e re, për përgjimet që kanë ndodhur tani.

Zyrtari i arsimit e ka të ndaluar me ligj që të marrë pjesë në fushatat elektorale”, ka thënë Gjata.

I pyetur nëse do të paraqitet në Prokurori, në 20 Qershor, ku Prokuroria ka kërkuar që të shoqërohet me forcë nëse nuk pranon, Gjata është shprehur, se “çdo funksionar i PD i është përgjigjur thirrjeve, sado politike që janë bërë nga Prokuroria”.