Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas publikimit të një video ku një polic bënte veprime të turpshme. Lleshaj shkruan në një postim në Twitter së policët nuk janë të tij, po të Shqipërisë. Po ashtu shton se ai identifikohet me policët që arrestuan sot kolegun e tyre, të cilin ministri ne quan një pervers.

REAGIMI I PLOTË

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!