Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuesi të këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Policisë, Task Forcë etj., në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj në kuadër të kërkesë-llogarisë ndaj drejtuesve të institucioneve vendore, iu ka bërë disa pyetje drejtuesve himarjot. Në fjalën e tij Lleshaj është ndalur kryesisht tek siguria në plazhe e pushuesve. Më pas Lleshaj ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të Himarës duke thënë se kanë lënë persona të pa autorizuar të zaptojnë vendin në Himarë. Kjo sipas ministrit të brendshëm ka ardhur si pasojë e mos kontrolleve në zonë.

Më pas Lleshaj ka deklaruar se në Himarë janë më shumë se 20 subjekte pa leje por deri më tani nuk janë mbyllur dhe kjo është një problem për strukturat vendore në këtë bashki.

Kujtojmë se ky takim i Lleshajt me strukturat vendore të Sarandës vjen pas deklaratave të Ramës për të mos lejuar dhe për të mos toleruar askënd në luftën kundër informalitetit.

” Kam ardhur në krye të inspektimeve te qeverise duke qene se turizmi është një motor i ekonomise. Vlore Himarë e ka kryeministri dhe unë për vëzhgim. Ky sezon cilësohet mjaft I rëndësishëm për ekonominë. Vlorë-Himarë është një zonë që mbulohet nga unë dhe kryeministri. Me atë cfarë dëgjoj nga institucionet dhe raportimet nuk jemi të kënaqur. Kemi patur incidente të renda, ndoshta jo këtu por në zona të tjera. Për sigurinë në plazhe shqetësim mbetet vendosja e kullave te vrojtimit. Ata që administrojnë stacione plazhi nuk ftojnë asgjë. Ata që administrojnë këto plazhe nuk ofrojnë as minimumin e përgjegjshmerisë dhe sigurisë. Ata do të mbajnë pergjegjësi” ka thënë ndër të tjera Lleshaj.

“Keni lënë të zaptohet territori në Himarë, si rjedhojë e mungesës së shtuar të kontrolleve të plazheve, deri me tani nuk keni mbyllur asnjë subjekt, janë më shumë se 20 subjekte pa leje në Himarë të cilat kanë zaptuar tokën dhe deri me tani nuk keni mbyllur asgjë, kjo do të thotë se keni lënë të zabtohen territoret. Raportet qe ne kemi evidentojnë mangësi të mëdha qe lidhen me sigurinë e jetës.Detyra është ti ofrojme publikut shërbim ndihmë dhe siguri. Stacionet e plazhit qe nuk plotësojnë kushtet marrin lekët nga turizmi dhe nuk ju ofrojnë atyre asgjë madje as taksat si japin bashkisë. Të gjitha institucionet qe nuk marrin masa do te marrin ndëshkimet përkatëse. Diçka ta keni te qarë vija bregdetare është pronë e qytetarit shqipëar nuk mund te zbatohet.” ka thënë më pas Lleshaj.