Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar këtë javë një vizitë në Qarkun e Korës.

Gjatë vizitës, Ministri ka pasur takim me studentët e universitetit “Fan Noli”, si dhe ka vizituar Bashkinë e Korçës.

Po ashtu ai ka pasur takim dhe me drejtues të pikave kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë, ku i bëri me dije se pritet që nga java tjetër 50 oficerë të Frontex të vendosen në kufirin shqiptar

“Në Qarkun Korçë, me një bashkëbisedim shumë interesant me studentë të “Fan Nolit”. Pakti për Universitetin është në një fazë intensive të zbatimit, por puna vazhdon”, njofton Ministria e Brendshme.

“Në sallën e re të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Korçë, në një takim me drejtues të pushtetit vendor në qark, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe drejtues në nivel qendror e vendor të Policisë, me fokus sigurinë publike, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, luftën kundër kanabisit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, vijon njoftimi.

“Në Pikën Kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë për sezonin turistik ku priten flukse vizitorësh, si dhe masat për parandalimin migracionit të paligjshëm. Nga java e ardhshme rreth 50 trupa të FRONTEX do të vendosen në kufirin shqiptar, si bashkëpunimi i parë i BE me një vend të rajonit. Zyra e Shërbimeve për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Pogradec, ishte një tjetër ndalesë gjatë vizitës në Qark”, bëhet me dije nga Ministria e Brendshme.