Të hënën në mbrëmje Astrit Patozi ka dorëzuar në KQZ listën me 25 kandidatë për Bashki. Në Tiranë përballë kryetarit aktual Erion Veliaj, BD ka zgjedhur të kandidojë Arben Skënderin, themelues i saj por gjithashtu edhe ish anëtar i kryesisë së PD.

“25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë!Na prisni më 30 qershor!”, – shkruan Patozi në Facebook.

Lista e plotë me emra si më poshtë:

Tiranë Arben Skënderi
Kamzë Ylber Gjeta
Vlorë Valbona Mezini
Korçë Leonard Olli
Durrës Valdona Sakollari
Dibër Shkëlzen Qoka
Berat Pavllo Shkarpa
Kolonjë Fatjon Feka
Lezhë Salvador Kaçaj
Kavajë Bledar Sinella
Kukës Abedin Uruçi
Skrapar Devi Hebibasi
Bulqizë Ilir Balla
Tepelenë Gëzim Malko
Këlcyrë Shkëlqim Muho
Shijak Arben Pohumi
Gramsh Sabri Ibrahimi
Cërrik Merita Xhika
Tropojë Edison Hasanaj
Kurbin Edmond Piroli
Malesi e Madhe Pjerin Spathari