Barcelona do të duhet të përgatitet gradualisht për të bërë pa Lionel Messin.

Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i klubit spanjoll është drejt fundit të karrierës dhe katalanasit pritet të kenë disa vështirësi pas largimit të tij. Gjithsesi, ky problem do të shmangej nëse ata do ta zëvendësonin argjentinasin me një lojtar me cilësi të përafërta me të.

Sipas “Diario Gol”, Barça duket se i ka kërkuar Messit që të zgjedhë atë që mund të jetë pasardhësi i tij në “Camp Nou” dhe përgjigjja e “Pleshtit” ka qenë: Kylian Mbappe.

20-vjeçari ka shënuar mbi 100 gola në karrierën e tij, duke treguar se është një vrasës para portës.

Sipas “Transfermakt”, vlera aktuale e sulmuesit francez është 211 milionë euro.