Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë më Shpend Ahmetin të cilët janë mandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë, nisën takimet me krerë të institucioneve në vend. Fillimisht Limaj e Ahmeti takuan kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas Limajt këto takime, janë në funksion të koordinimit të veprimeve dhe marrjes së gjithë informacioneve dhe dokumentacionit se çfarë është diskutuar deri më tani në bisedime me Serbinë. Limaj tha se procesi i dialogut me Serbinë do të përshkohet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie. Një ditë më parë, delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë mbajtën mbledhjen e parë konstituive në ambientet e Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here