1.46 mld lekë në vit pritet të jetë efekti financiar në buxhetin e shtetit, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për trajtimin e veçantë financiar të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve.

Projektligji ka mbërritur në kuvend për diskutim, ndërkohë që numri total I përfituesve nga të 3 kategoritë arrin në 23 400. Sipas realcionit që e shoqëron, drafti i propozuar ka për qëllim të mbulojë me përfitime, përpara kohës së mbushjes së moshës për pension, si dhe përfitime shtesë mbi ligjin aktual “Për sigurimet shoqërore” punonjësit e mësipërm.

Kështu, sipas dokumentit pension shtesë do të përfitojnë minatorët që kanë 12.5 vite punë nën tokë, ndërsa për punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit si dhe metalurgët kjo periudhë është 20 vjet. Për gratë që kanë punuar në këto të fundit, periudha e e punës është 15 vjet. Për minatorët shtesa e pensionit është 1 % për çdo vit sigurimi, ndërsa për 2 kategoritë e tjera 0.6%.

Gjithashtu, ligji i ri përcakton se për të përfituar, minatorët duhet të mbushin 55 vjeç, ndërsa naftëtarët dhe metalurgët 60 vjeç.

TABELË

NUMRI I PËRFITUESVE

NAFTËTARËT 7 600 VETË

MINATORËT 13 300 VETË

METALURGËT 2 500 VETË

EFEKTET FINANCIARE

NAFTËTARËT 400 MLN LEKË

MINATORËT 520 MLN LEKË

METALURGËT 220 MLN LEKË

TOTALI 1 460 MLN LEKË