Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë ditën e diel për të luajtur sfidën në Ligën e Kombeve përballë skuadrës së Izraelit.

Për këtë takim ka folur edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili është shprehur se nuk duhet të ndodhë si me Jordaninë.

“ Të dielën, të gjithë duhet dhe do të japim maksimumin tonë, të luajmë mirë dhe të gjejmë rrugën e fitores për të vijuar më tej. Besoj shumë se ndaj Izraelit mund t’ia dalim. Dje ishte e vështirë, Jordania u mbyll, por ne treguam karakter. Çështja e golit ishte thjesht dhe vetëm punë centimetrash”, tha Hysaj.

Ai shton se të gjithë lojtarët janë të gatshëm të japin maksimumin, ndërsa sfidën me Izraelin nuk e sheh të pakapërcyeshme.

“Të njëjtët lojtarë jemi nga skuadra që fitoi në Izrael dhe ndryshime nuk ka shumë, dhe besoj se jemi gati për të luajtur ndeshjen. Në lidhje me skemat mund të them që të gjithë luajmë në kampionate të forta në Europë. Thjesht, na duhen 2-3 ditë që të kuptojmë si të japim më të mirën tonë në fushë. Po mendojmë maksimalisht sfidën e së dielës dhe bashkërisht kemi të gjitha mundësitë t’ia dalim”, shtoi shkodrani.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here