Oerd Bylykbashi, dje kishte marrë revansh dhe si banor i “Shtëpisë së Gjetheve”, që ia tërheq dera, që nga gjyshi hetues ushtarak i diktaturës, kishte marrë përsipër të sulmonte vetingun, anëtarët, drejtësinë dhe padrejtësinë, duke e quajtur banditing! Por, a e dini se pse është i shqetësuar dhe i mërzitur Oert Bylykbashi, sepse me Tomën, kanë një histori të harruar për pak kohë, por nuk do të harrohet lehtë, nëse do praktikohet edhe për politikanët… vetingu?!

Tom Ndreca dhe Sashenka Jonuzi, ishin dy gjyqtarët e kolegjit zgjedhor, që me ndihmën dhe premtimet e avokatit sekser të PD, pranë Komisionit dhe Kolegjit Zgjedhor, Oert Bylykbashi, manipuluan vullnetin e qytetarëve të Tiranës, duke shpallur Lulzim Bashën kryetar Bashkie, me fletë votimi të gjetura nëpër kosha WC dhe duke shpikur një ligj që nuk ekzistonte, rinumërimin e fletëve të pavlefshme, duke i kthyer ato në të vlefshme.

Skandali ishte jashtë çdo standarti dhe manipulim i pastër, që ligjërisht quhet krim elektoral. Ndaj Oert Bylykbashi duhet të trembet, sepse ka kryer disa vepra penale, si ndërhyrje dhe korrupsion ndaj personat që ushtrojnë fuksion publike, ndërhyrje dhe falsifikim të materialeve zgjedhore në bashkëpunim dhe krijim grupi kriminal ku bëjnë pjesë gjyqtarë, avokat dhe komisioner.

Të gjitha këto vepra janë të regjistruara dhe shfaqur në kamera, por Toma me shoqen Sashenka, as që donin t’i a dinin! Natyrisht që Bylyku, nuk i ka deklaruar këto krime, por një është e sigurtë, se Saliu si tutor i besës, e mbajti fjalën, bandës Tom e Sashenka, Oert e Ristan, ua dha shpërblimin.

Tomën e katapultoi në Gjykatën e Lartë, Sashenkën e shpërbleu në “natyrë”, duke i zgjatur dy vjet mandatin në kundërshtim me ligjin, kurse Oertin, sekserin e Tomës, që sot është i pikëlluar për bashkëpunëtorin e tij në krim, e bëri deputet, e Ristanin nga një rakitar, na e bëri deputet dhe sekretar.

Natyrisht, nëse do bëhet drejtësi, ky krim nuk do të lihet pagjykuar, sepse të ndryshosh vullnetin e mijëra njerëzve, me falsifikime, vjedhje dhe mbushje kutishë, nuk është njëlloj si të rrihesh në një kamp refugjatësh, ku fjalën dhunim, mjeshtri i falsifikimeve e quan përdhunim.

Historitë me Roshin, të treguara nga pjestarë të një bande që ka vjedhur, grabitur dhe vrarë, e akoma nuk është asnjëri pas hekurave, tashmë po u vjen fundi, sepse Oerti flet akoma si qytetar i lirë, si Saliu, Luli e dhjetra të tjerë, që kanë kryer krime monstruoze, por nuk i kanë deklaruar tek Dekriminalizimi, sepse nuk janë dënuar! Por, krimet e tyre, nuk ka shqiptarë që nuk i di, sepse drejtësia për to ka qenë Toma dhe shokët e tij, që natyrisht nesër nuk do të jenë më, por do i presin bashkëpuntorët në burg.

Ndaj, nuk zhbëhet e nxihet vetingu nga subjektet, që do të hetohen e dënohen! Krahasimi i Tomës si tregtar fatesh, jetësh dhe zhvatës, apo përfitues milionash nga politika kriminale, do e turpëronte Roshin, kurse Oerdin, do ta kthente në vendin e krimit, që kujton se ne e kemi harruar dhe na e kujton sipas versionit të vet, prej hajduti dhe mashtruesi:

“Fati i keq i gjyqtarit te larte ishte ‎se ne 2011 ishte anetar i Kolegjit Zgjedhor qe urdheroi te numeroheshin 763 votat e hedhura ne kutite e gabuara e ku doli se Rama kishte 335 vota te tijat ndersa Basha kishte‎ 428 vota. Rama nuk deshi qe te numeroheshin ato vota. Eshte njesoj sikur ne momentin qe Edi Rama dilte ne avantazh me 10 vota, te nderpritej numerimi i kutise se fundit qe kishte 763 vota te panumeruara ende. Ja pse gjyqtari e ka te vulosur fatin e tij ne psiqiken e Rames, pavaresisht se ai gjyqtar ka denuar deputete te PD pse akuzonin Ramen per lidhje me krimin.”/Ekskluzive.al/j/j