Një automjet tip Hyundai është përplasur nga treni në fshatin Pllanë të Lezhës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima, teksa shoferi dhe anëtarë të familjes së tij, kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë mbi shinat e trentit, e nuk e ka vënë re trenin që po vinte.