Dy persona kanë humbur jetën teksa po punonin për hapjen e një pusi në Torovicë të Lezhës.

Bëhet fjalë për dajën dhe nipin, 35 dhe 21 vjeç. Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci ishin duke punuar në momentin kur i ka zënë një masiv dheu.

Banorët janë shprehur se zjarrfikësja është vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendngjarje, ndërkohë që banorët nuk kanë mundur ti shpëtojnë.