Garantimi i sigurisë ushqimore në çerdhe dhe kopshte është ndër prioritetet e bashkisë së Lezhës.

Në prag të fillimit të vitit të ri arsimor, specialistët e Sektorit të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të bashkisë Lezhë, po vijojnë kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe shërbimit në çdo kopsht e çerdhe në 10 Njësitë Administrative të bashkisë Lezhë.

Origjina e mallit, kushtet e ruajtjes, afatet e skadencës, higjiena e ambientit të gatimit e ngrënies, menuja e ushqimit deri tek shërbimi ndaj fëmijëve, janë objekt i verifikimit të vazhdueshëm.

Përmirësimi i kushteve në çerdhe e kopshte mbetet një sfidë për bashkinë Lezhë.