Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së reperit të famshëm, Nipsey Hussle i cili u vra pak ditë më parë. Në ceremoninë përkujtimore, për nder të reperit, familjarja e tij, Karen Civil lexoi letrën e dërguar nga ish-presidenti.

“Ndërsa shumë njerëz në lagjen Crenshaw ku ai u rrit, shohin vetëm bandat, plumbat dhe dëshpërimin, Nipsey pa potencialin. Ai pa shpresën, pa një komunitet që madje edhe përmes të metave të tij, i mësoi që gjithmonë të vazhdonte para. Zgjedhja e tij për të investuar në atë komunitet sesa për ta injoruar atë, është një trashëgimi e denjë për t’u festuar.”,– shkruan në letër Barack Obama.