Merkato e verës po ndizet gjithmonë e më shumë çdo ditë që kalon. Një nga protagonistët pritet të jetë edhe James Rodriguez, i cili kërkohet me ngulm nga Napoli për sezonin e ardhshëm. Kolumbiani ka punuar me Carlo Ancelotti-n në të kaluarën, por Cristiano Ronaldo mund të prishë planet e “axurrëve”.

Sipas spanjolles “AS”, mesfushori sulmues i Real Madrid mund të bashkohet me portugezin (të dy kanë luajtur bashkë në Madrid nga 2014-ta në 2017-ën, para huazimit dyvjeçar të James te Bayern Munich).

Këtë e ka konfirmuar legjenda e Bayern dhe Inter, Lotthar Matthaus: “Kam folur me kolumbianin gjatë festës për fitoren e Bundesliga-s: unë e shikoj mirë tek Juventus, është shumë i lidhur me Ronaldo-s dhe më ka thënë se ai e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se e do në ekip. E kuptoj, do të shkëlqenin: njëri jep asiste, tjetri shënon”.