Kristiano Ronaldo duhet të ketë fituar Topin e Artë 2018, sipas legjendës braziliane, Rivaldo. Pas 10 vitesh dominimi nga dy fenomenët, hegjemonia e tyre më në fund është thyer nga Luka Modriç.

Rivaldo, një futbollist që e ka fituar vetë Topin e Artë në vitin 1999, foli për “Betfair”: “Është gjithmonë e vështirë të jepni mendimin tuaj në lidhje me këtë temë. “Luka Modriç kishte një sezon të madh në 2018, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe duke ndihmuar Kroacinë të jetë finaliste e Kupës së Botës, por nëse unë duhej të zgjidhja, do të votoja për Ronaldon.

Ai shënoi shumë gola në sezonin e kaluar, fitoi Ligën e Kampioneve – duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm kundër Juventusit dhe e vërtetoi vlerën e tij në Kupën e Botës duke shënuar katër herë, kështu që unë besoj se ai e meritonte çmimin më shumë se kushdo tjetër”,- u shpreh legjenda braziliane.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here