Viti që lamë pas ishte padyshim një vit i mbushur me suksese për këngëtaren Dafina Zeqiri. Por Dafina ka premtuar se edhe gjatë këtij viti do të ketë mjaft surpriza nga ajo. Surpirizën e parë, ajo e ka bërë me anë të një postimi në Instastoryn e saj. Dafina ka shkruar se ka gjetur zgjidhjen për zënkat këtë vit dhe nuk është aspak e interesuar të rrethojë veten me negativitet.

E gjithashtu duket dhe si një mesazh për zënkat në të cilat ajo apo njerëzit pas saj janë përfshirë në të shkuarën. Postimi i këngëtares: “Sa për informacionin tuaj…Nuk do të debatoj më në 2019-ën. Do të dërgoj “ok” dhe do të vazhdoj jetën time”. Ndërsa ne sjellim në kujtesë se kohën kur Dafina dhe Ledri Vula ishin në një lidhje dhe ky i fundit u përfshi në një sherr me grushta me Krenar Çoçaj dhe përfunduan në sallën e gjyqit.

Në atë kohë në mediat rozë qarkullonte lajmi se molla e sherrit ishte bërë Dafina Zeqiri. E mesa duket nga postimi Dafina ka hequr dorë nga sherret.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here