Nga Anri Bala

Nëse keni pak mëshirë për veten dhe për partinë, duhet ta largoni menjëherë derdimenin, që po ua kthen godinën e SHQUP-it, edhe atë që ju ka mbetur, në një kolibe që shpërndahen “kocka”! Nëse ju dhimbset sadopak vetja, edhe ju ka mbetur një fije integritet, mos u bëni pjesë e këtij “gjobaxhiu” ekranesh, që nuk la kënd pa kërcënuar… duke ja parë hajrin kësaj pune!

Nëse jeni ato që pretendoni dhe thoni se jeni… duhet ta ndaloni urgjentisht gjobaxhiun Basha, kur ëndërron, se me ardhjen e tij në pushtet, do të “sekuestrojë” pasuritë e “oligarkëve”, i mbështetur nga ju, që i rrjeshtoheni nga mbrapa, duke u dukur si një bandë e mirëfilltë kriminale, ku si qëllim kryesor nuk është interesi publik, as ai partiak… por vetjak!

Lulzim Basha, është kthyer në një gjobaxhi i pastër, sa edhe kryetari i një grupimi kriminal, do ta kishte zili e do të merrte shembuj prej tij, i habitur… se si mund të arrijë aq mjeshtërisht, kryetari i një partie opozitare, të dërgoj mesazhe të “koduara” mafioze, ditën për diell, për të frikësuar, intimiduar, përfituar nga biznesmenë, nëse më përpara nuk “kolliten” tek ai.

Thirrjet e Bashës ndaj biznesmenit Fusha, duhet të jenë subjekt hetimi nga ana e policisë dhe prokurorisë, se si një lider partie, guxon të kërcënoj sipërmarrës të mëdhenj, pa kryer asnjë vepër të jashtëligjshme, por në punë të tij dhe xhep të tij, kur proklamon sa herë i jepet mundësia në daljet e tij në media… se do të shkatërroj financiarisht biznesmenin, pa kryer asnjë krim!

Basha edhe kësaj here, “kërcënoi” një biznesmen të fuqishëm nga ekrani, se nismat e tij të bëra në rrugë krejtësisht ligjore, na qenkërkan në fakt, sipërmarrje kriminale dhe si të tilla do të jenë subjekt hetimi, sipas një amendamenti brenda ligjit të famshëm antimafia, ku Basha pasi të kthehet në pushtet, që gjasat janë se nuk ka për të ndodhur kurrë, por po e marrim hipotetikisht se do të ndodhi, do t’i sekuestroi çdo centimetër katror dhe çdo “cent”, për shkeljet që do të konstatojë… pra të pakonstatuara!

Basha leh dhe leh për xhepin e vet, prokuroria fle dhe fle për qejf të vet!

Ditën e djeshme, në deklaratë për mediat dhe para gjithë shqiptarëve, lideri i PD u shpreh se:

“Dua t’i jap të qartë një paralajmërim Fusha shpk, ska asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale, asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetër, do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të kësaj, do ju sekuestrojmë çdo cm katrorë dhe çdo cent a miliard euro, për shkeljet që do konstatojmë. Sikundër nëse guxoni t’i vini minat teatrit, minat do ua vëmë edhe kullave tuaja, me ligj.”

Basha i bindur që nuk do vijë në pushtet, po e shfrytëzon emrin e partisë, për të vënë pak “dhjam” në ditë të këqija, sikurse bëri dhe me biznesmenin Shefqet Kastrati, të cilit i premtoi, se nuk do protestohej nga ana e partisë që ai drejton, për taksën e “Rrugës së Kombit”, në këmbim të një kafeje 250 mijë euroshe.

Duke ja ndier lezetin dakordësisë së parë, Basha kërkon të intimidojë biznesmenin Fusha, se nuk po i sillet mirë dhe duhet të ketë kujdes, se nesër mund t’i humbi të gjitha pasuritë… nëse nuk merr “aprovimin” e tij!/Ekskluzive.al/j.j