Arjan Robben në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Mynchen pas 10 vitesh të mbushura me sukses. Këtë lajm e ka dhënë vetë 34-vjeçari, disa muaj më parë teksa u shpreh:

“Është një hap i madh, që një ditë duhet ta marrësh. Klubi do të lëvizë përpara, ashtu do të bëj edhe unë. Jam menduar për një kohë të gjatë dhe ndiej që është moment I duhur. Për Bayer-in dhe për tifozët gjithashtu. Gjithsesi unë nuk mendoj ta lë futbollin në fund të këtij sezoni”.

Kanë qenë këto fjalë të Robben që kanë bërë disa klube të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij me parametra zero. Përveç PSV në Holandë që është një kandidat potencial, së fundmi mediat në Itali raportojnë se për 34-vjeçarin në garë ësht futur fuqishëm edhe Interi.

Për më shumë, sipas “FcInterneës”, që gjithashtu gjen hapësirë edhe në “Football Italia”, njerëz të afërt të Robben, i kanë rekomanduar atij të kalojë në “San Siro”. Holandezi mund të jetë lojtari i dytë që do të vijë te Interi me parametra zero në verë pasi më herët është raportuar se zikaltërit kanë arritur marrëveshje edhe me kapitenin e Atletico Madrid, Diego Godin.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here