Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke i kerkuar takim gjatë ditës së nesërme.

Por përgjigja e kryeministrit ka qenë e menjëhershme dhe prerë duke i thënë se është i zënë me fushatën zgjedhore.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!“, i përgjigjet Rama presidentit Meta nga Twiter-i.

Me tej, Rama ka paralajmeruar edhe levizjen e radhes te Metes, por nuk e ka bere publike ate, duke thene se do flase pas te Henes.

Reagimi i dyte i Rames:

E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çemendurie pres edhe nje tjetër😁Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor😉🇦🇱#KrenarpërPS🌹