Ora 20:40 – Lajmi i perditesuar: Shtohet numri i policeve te plagosur: Jane dhe dy police te tjere qe po shkojne me urgjence te trauma duke e cuar ne 5 numrin e policeve te plagosur nga dhuna e militanteve te PD-LSI.

Protesta e PD-LSI ka degraduar ne dhune. Militantet kane hedhur drejt policise sende te forta, flakadane dhe kapsolle te medhenj te rrezikshem.

Burimet bejne me dije se dy police jane derguar me urgjence ne spital pasi  flakadanet ju  kane rene ne fytyre duke   ju  shkaktuar djegie dhe lendime te tjera ne fytyre, ndersa polici tjeter ka lendime ne kembe nga kapsollet.

Efektivet jane derguar me urgjence drejt spitalit ushtarak. Ende priten te dhena se cfare shkalle jane djegiet dhe lendimet.

/Lexo.al