Pas vendimit të Ministrave të Jashtme të BE-së për kalimin te kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë ka reaguar dhe kryeministri Rama.

Me anë të një njoftimi në Twitter duke e konsideryar kete si lajm te mire ai shkruan se duhet tu rezistojmë deri në fund opozitës së baltës dhe gurve kundër Shqipërisë duke nënkuptuar kështu nxirjen që  opozita i bën vendit në gjuhe të huaj.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Rama në Twitter:
Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave😁Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston🙏

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor🤝