Pas denoncimit te nje rasti korrupsioni nga dy doktore ne QSUT nga emisioni “STOP”, ka reaguar ne kohe rekord ministrja Manastirliu duke e shkarkuar doktoret menjehere.

Reagimi i plote: 

FALEMINDERIT EMISIONIT “STOP” PËR DENONCIMIN!

REAGIMI YNË ËSHTË:

PEZULLIM DHE SHKARKIM I MENJËHERSHËM NGA DETYRA PËR SHTETASIT ME INICIALE P.Ç DHE E.H., PUNONJËS TË SHËRBIMIT ONKOLOGJIK NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, DHE NDJEKJE TË ÇËSHTJES NË ORGANET KOMPETENTE.

JEMI NE KRAHUN E ÇDO QYTETARI QË DENONCON!

KUSHDO QË SHKEL LIGJIN DHE RREGULLAT, BALTOS PUNËN E NJË KOMUNITETI PROFESIONISTËSH, MJEKËSH DHE INFERMIERËSH SI DHE DËMTON RAPORTIN E BESIMIT MJEK-PACIENT, DO TË MARRË NDËRSHKIMIN E MERITUAR.

ASKUSH NË SISTEMIN SHËNDETËSOR PUBLIK NUK DUHET TË SHPËRDOROJË DETYRËN DHE BESIMIN E DHËNË PËR T’U SHËRBYER QYTETARËVE.

PO INVESTOJMË E PUNOJMË ÇDO DITË PËR SISTEMIN TONË SHËNDETËSOR.
PO INVESTOJMË NË PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË PUNËS, NË RRITJEN E PAGAVE PËR PERSONELIN MJEKËSOR, NË TEKNOLOGJI E PAJISJE, QË TË GARANTOJMË PËR QYTETARËT E PACIENTËT KUJDES SHENDETËSOR CILËSOR.

RASTE SI KY JO VETËM TURPËROJNË ARMATËN E MJEKËVE DHE INFERMIERËVE TË NDERUAR, QË PUNOJNË E SAKRIFIKOJNË DITË E NATË PER T’U KUJDESUR PËR JU, POR DHE PENGOJNË PERMIRESIMIN E SISTEMIT!

NDAJ, ASNJË HEZITIM PËR TË DENONCUAR!

 

DENONCIMI

 

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, sesi blihet shërbimi shëndetësor me para në dorë në QSUT. Një e re paraqitet në pavionin onkologjik, për një të afërm, që duhet të bëjë rreze.Në recepsion e drejtojnë tek infermieri Pali Cuni, ndërsa ky i fundit, e dërgon me rekomandim te doktor Enes Hafizi. Vajza, i thotë mjekut, se një i afërm i saj, që aktualisht është në Zvicër, ka nevojë të bëjë rreze. Fillimisht mjeku i shpjegon, se duhen dokumentat e epikrizës dhe për këtë cështje, ka rradhë minimalisht një muaj.Por pasi vajza i premton para, cështja e rradhës nuk është më një pengesë.Pas disa takimeve, vajza i jep mjekut 1000 euro dhe merr premtimin, se problemi i rrezeve të pacientit, është i zgjidhur.