Kryeministri Rama ka reaguar pas bllokimit qe disa militante po tentojne tu bejne universiteteve ne vend. Edhe pse kerkesat e studenteve u plotesuan duke filluar me tarifat, madje duke tejkaluar edhe pritshmerite e tyre, PD dhe LSI mesa duket vazhdojne te perdorin militantet per te bllokuar vijimin normal te mesimit.

Rama shkruan se ka marre shume sms ku prinder e studente përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit.

Rama shkruan se:

 

U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët🤝

 

Ndersa sa i perket pageses se tarifave ne masen 50% deri ne 100% nga qeveria, Rama shkruan se ”Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student😊”

Ne fund, Rama ben me dije se ”nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë😊Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave👍#QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara🤝”