Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare kanë nisur protestën e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin.

Në zonën e ish-doganës së Tiranës është shënuar një incident sic raporton gazetari i report TV Arsen Rusta, ku një protesues i ka marrë çelësin e automjetit nje qytetari qe po udhetonte dhe e ka hedhur në zonën ku bëhen punime e me pas e kane qelluar me grushta.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur marshimin në Milot ku është bashkuar me qytetarët për të bllokuar qarkullimin e mjeteve për rreth një orë.

Ndërkohë që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të jetë në zonën e Plepave në Durrës.

Kjo formë protesta vjen pas vendimeve të PD-LSI për të përshkallëzuar aksionin politik, për të detyruar mazhorancën të pranojë kushtin për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.