Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pranuar kërkesen e studentëve duke pranuar që të anulojë nenin 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët. “Që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët” tha ministrja. Ndërkohë që përsa i përket kërkesës për pjesëmarrjen në bordin e administrimit, Nikolla e cilësoi kërkesën të paparë, pasi sipas saj nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Lidhur me kërkesën për përgjysmim të tarifës së studimit, Nikolla tha se është në dorë të universiteteve.