Lulzim Basha nuk njeh limite ne sulmet qe iu ben institucioneve, duke kryer akte te papara me pare.

Militantet kane hedhur fishekzjarrë dhe kapsollene drejtim te Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku ata mberriten pranë policisë në marshimin e udhëhequr nga lideri i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së.

Per pasoje, nje efektiv ka mbetur i demtuar nga flakadanet e kapsollet, thone burimet nga policia e shtetit.

“Njoftim i Policisë së Shtetit

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.”

Opozita pra, edhe perpara Drejtorise se Pergjithshme te policise, ka sulmuar me mjete plasese institucionin.

Edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë u vendosën menjëherë efektivë në kordon sigurie.